• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Litri 265 lekë, por Shqipëria ka 200 milionë fuçi rezerva nafte/ Është ndër të parat në Europë. 15 vendet me rezervat më të mëdha

by Java News
09/03/2022 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Çmimi i naftës ka shënuar një tjetër rekord mëngjesin e kësaj të mërkure, duke arritur në nivele të papara ndonjëherë prej gati 270 lekë për litër.

Në pikat më të mëdha të tregtimit të karburanteve shitet me 165-170 lekë për litër, në një kohë ku vetëm një ditë më parë ky çmim ishte 130 lekë.  Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur me 4 herë. Vetëm të mërkurën e një jave më parë nafta tregtohej me 192 lekë, pra është rritur me mbi 30%.

Kjo rritje e naftës thuhet se është ndikuar drejtpërdrejt nga lufta në Ukrainë ku u vendos që të ndërpritet furnizimi me karburant nga Rusia. Tashmë sytë janë kthyer nga vendet e tjera që kanë rezervat më të mëdha të naftës si Venezuela apo Arabia Saudite.

Por ku renditet Shqipëria për sa i përket rezervave të naftës? Edhe pse një vend me sipërfaqe tepër të vogël, Shqipëri renditet ndër të parat në Europë për rezervat e naftës.

Konkretisht Shqipëria përllogaritet të ketë 0,2 Gbbl ose thënë ndryshe 200 milion fuqi nafte. Por përsëri Shqipëria e blen naftën me shtrenjtë se shumica e vendeve të Bashkimit Europian.

Vende si Gjermania apo Holanda, janë shumë më poshtë Shqipërisë për rezerva nafte. Ndërkohë vendi ynë në shifra është në barazim me Spanjën e cila po ashtu përllogaritet të ketë 0.2 Gbbl, naftë rezerva.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme për shkak të krizës Ukrainë-Rusi dhe tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit. Krahas shtrenjtimit të naftës në bursa, që arriti të mërkurën mbi 130 dollarë për fuçi, nga 90 dollarë në dhjetor, nafta është ndikuar dhe nga zhvlerësimi i dollarit në vend, që është monedha më të cilin blihet ky produkt.  Me çmimet e karburanteve që kanë kapur majat, shqiptarët pritet të paguajnë shumë më tepër për të udhëtuar, si përmes mbushjes së makinave të tyre, ashtu dhe indirekt në kostot e transportit e produkteve të tjera të lidhura me arin e zi, minimalisht 300 milionë euro me shumë.

Rezervat më të mëdha të naftës sipas vendeve

Duke qenë se nafta do të vazhdojë të jetë dominuese në përzierjen energjetike për një periudhë afatshkurtër dhe afatmesme, cilat vende mbajnë më shumë rezerva nafte?

Venezuela kryeson listën me 300.9 miliardë fuçi naftë në rezervë – por edhe kjo pasuri e madhe në burime natyrore nuk ka qenë e mjaftueshme për të shpëtuar vendin nga kriza e fundit ekonomike dhe humanitare.

Arabia Saudite, një vend i njohur për dominimin e saj të naftës, zë vendin e dytë me 266.5 miliardë fuçi naftë. Ndërkohë, Kanadaja dhe SHBA-ja gjenden respektivisht në vendin e tretë (169,7 miliardë fuçi) dhe në vendin e 11-të (36,5 miliardë fuçi)./ abcnews

Këtu janë të dhënat për 15 vendet kryesore më poshtë:

 

Rendit Vendi Rezervat e naftës (fuçi)
#1 🇻🇪Venezuela 300.9 miliardë
#2 🇸🇦Arabia Saudite 266.5 miliardë dollarë
#3 🇨🇦Kanadaja 169.7 miliardë dollarë
#4 🇮🇷Irani 158.4 miliardë
#5 🇮🇶Iraku 142.5 miliardë
#6 🇰🇼Kuvajti 101.5 miliardë
#7 🇦🇪Emiratet e Bashkuara Arabe 97.8 miliardë
#8 🇷🇺Rusia 80.0 miliardë
#9 🇱🇾Libinë 48.4 miliardë
#10 🇳🇬Nigeria 37.1 miliardë
#11 🇺🇸Shtetet e Bashkuara 36.5 miliardë
#12 🇰🇿Kazakistani 30.0 miliardë
#13 🇨🇳Kinë 25.6 miliardë
#14 🇶🇦Katari 25.2 miliardë
#15 🇧🇷Brazili 12.7 miliardë

g.kosovari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

Zgjedhjet vendore, cili do jetë kandidati socialist për Tiranën? Klosi: Nuk është emri pjesa më e rëndësishme e garës sonë, por…

November 24, 2026
Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

Champions/ Reali përmbys PSV dhe bën detyrën, merr kreun e renditjes! Arsenali lë pikë ndaj Dortmundit, City dhe Napoli në ‘paqe’

November 24, 2026
Vance hedh poshtë zërat se SHBA u tërhoq: Administrata e Trump është optimiste për negociatat për paqe në Ukrainë

Zv/presidenti amerikan JD Vance nën hetim, dyshohet se favorizoi donatorin politik në dhënien e një kontrate për naftën venezueliane!

November 24, 2026
“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

“Siguria kibernetike globale është në pikën më të ulët”- Pedagogia: Inteligjenca Artificiale ka sjellë sulme intensive në pak kohë!

November 24, 2026
Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

Sulm kibernetik ndaj CIA-s dhe inteligjencës amerikane, ekspozohen disa informacione!

November 24, 2026
Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

Cristian Shpendi shkatërrues, shkëlqen me “tripletë” ndaj Ascolit!

November 24, 2026
Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

Zogaj: Spiropali e ka bërë skanerin e partisë së vet, nuk ka dashur konfrontim me Ramën!

November 24, 2026
Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

Një akt paqeje në familje, Victoria Beckham i dorëzon të birit Brooklyn të drejtat e markës tregtare të emrit të tij!

November 24, 2026
Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

Avaria në nënstacionin elektrik, Pogradeci dhe Buçimasi mbeten pa energji elektrike për dy orë! (VIDEO)

November 24, 2026
Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Lufta hibride? Kaos në qiellin britanik, bllokohen lokalizuesit për 140 avionë pasagjerësh në një ditë!

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In