• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Litari” i sigurisë në Ukrainë/ Hekurudha që sfidoi rusët dhe shpëtoi më shumë se 4 milionë persona

by Java News
29/04/2023 20:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy janë institucionet që kanë luajtur një rol vendimtar në pengimin e planit të Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Njëra është ushtria ukrainase që mbrojti me sukses Kievin, si dhe ka rimarrë pjesë të mëdha të territorit të pushtuara nga Moska, vitin e kaluar.

E dyta është hekurudha. Ky rrjet, i treti më i madh në Evropë, është bërë një litar shpëtimi për vendin e shkatërruar nga lufta. Që nga fillimi i sulmeve, hekurudha ka transportuar 4 milionë njerëz dhe rreth 120.000 kafshë shtëpiake. Tetë milionë janë larguar jashtë vendit dhe 6.2 milionë janë zhvendosur brenda vendit, duke u kthyer në një nga krizat më të mëdha të refugjatëve në kontinent që nga viti 1945.

Linjat e trenave kanë ndihmuar edhe ushtarët të kthehen nga beteja dhe të kalojnë kohë me njerëzit e dashur. Morali i tyre është i lartë, në kontrast me kundërshtarët e demoralizuar rusë. Trenat gjithashtu evakuojnë të plagosurit, personelin e shërbimit, mjekët etj.

“Një udhëtim emocional”

Fotografi dhe gazetari holandez, Jelle Krings, ka dokumentuar aktivitetet e makinistëve, punonjësve të hekurudhave dhe pasagjerëve, gjatë një viti të jashtëzakonshëm në të cilin Ukraina ka sfiduar Rusinë. Fotografi, video dhe një film i shkurtër dokumentar do të paraqiten në ekspozitën “Iron People”. Imazhet prekëse dhe shpeshherë tronditëse, reflektojnë përpjekjet e një kombi që lufton për mbijetesën e tij.

Krings, 32 vjeç, ishte në Poloni, pranverën e kaluar, kur filloi sulmi gjithëpërfshirës i Rusisë. Ai shkrepi fotografi të refugjatëve, teksa dyndeshin përtej kufirit, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Në fillim të marsit, ai shkoi në Ukrainë, dokumentoi refugjatët teksa mbërritën nga lindja në stacionin qendror të Lvivit dhe intervistoi makinistët.

“Unë u frymëzova nga guximi i tyre dhe ndjenja e përgjegjësisë. Ata ishin njerëz të zakonshëm që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët. Brenda natës, u bënë heronj shpëtimtar. Po të vëresh trenat, do të shohësh refugjatët që vështrojnë nga dritaret. Pamja e tyre nuk është gjë tjetër veçse pikëllim dhe humbje. Punëtorët e hekurudhave i ndihmojnë ata, duke marrë parasysh rrezikun dhe sakrificën.

Sistemi hekurudhor tregon qëndrueshmërinë dhe besimin e Ukrainës si popull. Këtë mund ta shihni edhe te shoqëria ukrainase”, shprehet Jelle Krings, fotograf dhe gazetar.

Krings foli edhe me punonjësit që restauruan shinat hekurudhore në vende të minuara apo të çliruara nga trupat ruse. Ai kaloi kohë me ta dhe makinistët e trenave, duke dëgjuar historitë e tyre të jetës nën bombardimet dhe pushtimin e armikut. Gazetari e përshkroi procesin e redaktimit të fotografive të tij si një “udhëtim emocional”. Iu desh të shkrepte dhe editonte imazhe shumë të rënda, si ajo e e një gruaje që u rrëzua dhe vdiq, pasi hipi në një tren të mbushur plot.

Me aeroportet e mbyllura, hekurudha ka pasur edhe funksion politik, duke iu ofruar transport mysafirëve të rëndësishëm ndërkombëtarë. Presidenti amerikan, Joe Biden, i cili në shkurt shkoi për të vizituar Volodymyr Zelenskyy-n në Kiev, udhëtoi 20 orë me tren. Boris Johnson, Keir Starmer, Bono nga U2 dhe VIP-a të tjerë kanë përdorur gjithashtu trenin.

Linjat e trenave ukrainas janë të njohur për përpikërinë e tyre, me më shumë se 90% që arrijnë në kohë. Lufta nuk ka ndikuar aspak në performancën e tyre. Vagonët vazhdojnë të jenë të pastër dhe komodë. Kjo industri punësonte rreth 231.000 njerëz, por fatkeqësisht 300 kanë vdekur që nga fillimi i luftës, 19 prej tyre në krye të detyrës. Puna në kompaninë shtetërore shihet si një profesion i respektuar, madje ka linja ku disa breza me radhë kanë ushtruar të njëjtën detyrë.

Krings ka mbuluar më parë edhe krizën klimatike në Afrikë, por thotë se ngjarjet në Ukrainë e kanë nxitur të merret më shumë me çështjet humanitare dhe gjeopolitike. Ai planifikon të ekspozojë fotot e tij në stacione treni, muze dhe galeri. Shumica e imazheve janë frymëzuar nga punëtorët e hekurudhave. “Ata kanë parë shumë. Përjetojnë kaq shumë trauma, por vazhdojnë të jenë në punë pa marrë parasysh rrezikun”, tha Krings./m.j

Next Post
Ekzekutimi i biznesmenit/ Nga Britania në Kakarriq, si ‘killeri’ portugez kreu porosinë për vrasjen e Ardian Nikulaj!

Ekzekutimi i biznesmenit/ Nga Britania në Kakarriq, si 'killeri' portugez kreu porosinë për vrasjen e Ardian Nikulaj!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

Avokati: PD nuk nxori dot njerëz në protestë, partitë e vogla i kanë marrë terrenin në bulevard!

October 31, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

October 31, 2026
Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

Policia mban ende masa të shtuara sigurie në Tiranë, autobotët e ujit dhe efektivët në gatishmëri pas shpërndarjes së protestuesve

October 31, 2026
Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

Rubio mohon përfshirjen e SHBA-së në largimin e Flavio Bolsonaro nga Brazili: Nuk lehtësuam asgjë

October 31, 2026
Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

Pas videove intime të publikuara në rrjet, reagon Monika Lubonja: Unë nuk e flas…

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In