• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Listat e hapura/ Hyseni: Opozita pa alternativë dhe në gjendje të mjerueshme, Presidenti kërkon të jetë lideri i tyre

by Ardit Rada
23/09/2020 15:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni i ftuar sot në News 24 komentoi “listat e hapura”, aq shumë të debatuara ditët e fundit.

“Debati për listat e hapura synonte që votuesi shqiptar ditën e votimit përtej siglës së një partie të bëjë edhe zgjedhje nominale për kandidatin. Drafti ynë paraqet më tepër se sa përcakton kushtetuta.

Tani 100% e emrave në listë janë në dispozicion të votuesit. Pavarësisht se votën ia jep PS, ai zgjedh edhe të preferuarin e vetë.

Ky është sistemi proporcional rajonal me një prag kombëtar. Pragu nuk ka lidhje me hapjen e listave. Ky sistem i jep të drejtën preferenciale votuesit”,- tha ai!

a për qëndrimin e opozitës së Bashkuar, Hyseni u shpreh: “Opozita mund të bëjë politikë, flas për opozitën e rrugës por çështja është se ne kemi krijuar për ta një dritare ekstra, pra Këshilli Politik ku iu hapet rruga propozimeve të opozitës drejt Parlamentit. Nëse ata nuk e shfrytëzojnë është problem i tyre.

Duhet të vijnë me projekte, alternative. Ata nuk është se nuk janë në gjendje të shkruajnë por ju mungon aternativa si opozitë, janë në një gjendje të mjerueshme, në situatë tripolare ku askush nuk merr dot vendime. Tani shfaqet edhe një aktor i tretë si Presidenti që do të jetë lideri. Propozimet tona janë konkrete, është shkruajtur e zeza mbi të bardhë.

Opozita të vijë dhe të bëjë propozimet e saj. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. Ne po aplikojmë sisteme të qëndrueshme demokratike.

Nuk mund të sjellim sistemin që i vjen për shtat PD, apo një tjetri që i intereson PS. Nëse shohim interest e ngushta ne nuk do shkojë drejt asaj që shqiptarët duan”,- tha ai.

I pyetur se si hyn PS në zgjedhejt e përgjithshme parlamentare, Hyseni tha se pavarësisht tërmeteve dhe pandemisë, partia që ai përfaqëson do të fitojë bindshëm edhe mandatin e tretë.

“Nuk hyjmë në fushatë në një situatë normale, pasi kaluam dy tërmete me pasoja të rënda për mijëra familje, buxhetin e shtetit dhe për ekonominë në tërësi. Kjo sitatë ka cënuar gjithë shoqërinë shqiptare, pasuar pastaj edhe nga pandemia. Kjo bën të mos jemi komodë ashtu sic do të donim.

Megjithatë shkojmë ballë lart në fushatë. Menaxhimi i situatës nga qeveria Rama dhe strukturat e ngritura ka qenë i mirë, ka pasur edhe cedime rrugës, por kush punon edhe gabon. Pavarësisht kësaj ne kemi gjetur shtigje dhe rrugë të reja për t’ju përshtatur edhe këtyre situatave. Mendoj që do fitojmë bindshëm një mandate të tretë”,- tha Hyseni.

Si deputet i një qarku bregdetar, Hyseni tha se ishte një vit atipik për turizmin dhe i vështirë. Pavarësisht kësaj, ai shtoi se të dhënat flasin për një nivel mbi 20% të turistëve, pra më mirë nga sa ishte parashikuar në prill.

“Kjo falë turizmit patriotik por edhe shqiptarëve brenda Shqipërisë që preferuan të qendrojnë në vendin e tyre. I harxhuan paratë e tyre këtu dhe rikuperuan atë gropën e madhe që mund të linte ky sektor në ekonomi”.

/e.rr

Next Post
Shenja më me fat për sot, 10 Korrik 2018

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 24 Shtator 2020

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In