• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, May 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista/ Skema e mbështetjes në bujqësi, 90% e fermerëve aplikues janë shpallur fitues

by Java News
14/05/2018 12:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë një bashkëbisedimi të hapur me banorët e njësisë administrative Dvoran, qarku Korçë, në kuadër të takimeve turit të llogaridhënies publike, ministri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, z. Niko Peleshi është shprehur me tone shumë optimiste në lidhje me gjithë proçesin e skemës kombëtare të mbështetjes financiare, e cila jashtë çdo parashkimi, ka nxjerrë fitues dhe përfitues të granteve dhe subvencioneve një pjesë shumë të madhe të aplikuesve.

Numri i kënaqshëm i aplikuesve, është dëshmia e një proçesi të rregullt, të thjeshtë dhe shpresëdhënës për ngritjen, fuqizimin dhe modernizimin e ekonomisë rurale në vend.

“Ministria e Bujqësisë sapo ka përmbyllur “Thirrjen” dhe ka marrë aplikimet për Skemën kombëtare financiare të subvencioneve dhe granteve që ishte 20 milionë euro këtë vit.

Pothuasje, gjysma e tyre më shumë se 50% shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit.

Patëm një numër të lartë, të kënaqshëm aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë këtë vit, ishte vetëm me kartë identiteti.”

Por, suksesi i kësaj skeme është padyshim shpallja e fitueseve.

“Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë psh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që shkuan dhe aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar, pra janë shpallur fitues. Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, apo për matrikullimin, ata që kanë aplikuar për rimbursimin e qumështit, atë 100 lekëshin për litër të qumështit. Pra, numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit.”

Ministri Peleshi, sërisht ka bërë thirrje për një besim më të madh në skemat dhe politikat që po ndërmerren, sepse vetëm kështu do të mund të rigjallërohet dhe të modernizohet bujqësia shqiptare. Shumë shpejt do të hapet “thirrja e parë” për Programin IPARD, që do të thotë një mundësi e artë për të gjithë fermerët, agropërpunuesit, blegtorët etj.

Lista paraprake e fitueseve: http://www.bujqesia.gov.al/al/programi/skema-kombetare-mbeshtetese-per-vitin-2018

Zbardhje e Plotë

Ministria e Bujqësisë sapo ka përmbyllur “Thirrjen” dhe ka marrë aplikimet për Skemën kombëtare financiare të subvencioneve dhe granteve që ishte 20 milionë euro këtë vit. Pothuasje, gjysma e tyre më shumë se 50% shkon për subvencionet e fermerëve dhe blegtorëve dhe pjesa tjetër shkon në investimet në agropërpunim, magazinim, linja prodhimit. Patëm një numër të lartë, të kënaqshëm aplikimesh, 30% më shumë se vitin e kaluar, edhe sepse ju mund ta konfirmoni, një pjesë e madhe këtu ka aplikuar. Aplikimi ishte shumë i thjeshtë këtë vit, ishte vetëm me kartë identiteti.

Unë dua t’jua them të gjithë atyre që aplikuan në mollë psh, meqënëse këtu jemi në vendin e mollëve, kanë fituar të gjithë, 100%. Të gjithë ata që shkuan dhe aplikuan për mbjellje të reja për mollë, kanë fituar, pra janë shpallur fitues.

Në total pothuajse 90 % e aplikantëve janë shpallur fitues dhe për masat e tjera, siç është vaditja me pika, apo investime të tjera në fermë, apo për matrikullimin, ata që kanë aplikuar për rimbursimin e qumështit, atë 100 lekëshin për litër të qumështit.

Pra, numri i fituesve në raport me aplikantët është shumë i lartë këtë vit. Kjo, besoj do të na ndihmojë që të rritet besimi tek skema, sepse ne jemi takuar dhe bashkë për të promovuar skemën. Besimi ka qenë i ulët. Jo për fajin e fermerëve, por për fajin e historisë së AZHBR-së në të kaluarën, ku aplikimi ishte shumë i vështirë, kushtonte shumë para, por bëheshin dhe marifete, siç më kanë thënë fermerët. “Ku ka zë, s’është pa gjë”- thotë populli.

Pra, për të gjitha këto arsye dhe për shkak të nepotizmin të subvencioneve, që jepeshin duke përkëdhelur militantët e partisë, më shumë sesa të tjerët, besimi ishte shumë i ulët. Për ne kjo ishte sfida. Tani, besoj se ecuria e suksseshme e këtyre subvencioneve, në qoftë se këtë do ta konfirmoni dhe juve, ju mund të më thoni dhe të kundërtën, sepse unë prandaj kam ardhur, t’a dëgjojë nga ju, jo nga punonjësit e zyrave në Tiranë, kjo ecuri do të na ndihmojë për të rritur edhe vitin që vjen, edhe ku të shpallet IPARD-i, që është një financim shumë më i madh, 94 milionë euro, të rritim aplikimet, të rritim fituesit dhe të ecim, për ta zhvilluar bujqësinë dhe  për ta modernizuar atë.

Nuk dua të zgjatem më shumë, sepse e di që do të ketë pyetje, siç ka ndodhur në çdo njësi administrative, pyetje, probleme, debate.

Disave do t’ju përgjigjem unë, të tjerave nënkryetarët e Bashkisë, sepse kryetari i Bashkisë në këto momente ndodhet në një takim me ambasadoren e Delegacionit Evropian, por meqënëse, unë vij shpesh këtu, ambasadorja nuk vjen kaq shpesh sa unë, bëri mirë që shkoi tek takimi me ambasadoren.

Është një takim shumë i rëndësishëm, sepse Korça është përzgjedhur në të gjithë Shqipërinë, është një nga 4 Bashkitë, ku Delegacioni Europian, Bashkimi Evropian do të financojë 5 milionë euro grant, plus 20 milionë euro të tjera nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në formën e një kredie të butë.

Pra, janë rreth 25 milionë euro që do të investohen duke filluar nga vjeshta e këtij viti dhe në vazhdim në vendin tonë, nga Delegacioni, përveç këtyre investimeve për të cilat po flasim unë. Po e mbyll këtu për ta kaluar fjalën tek ju. Faleminderit!

a.ç

Next Post
Gattuso e mbron Donnarumma-n: Përvoja s’fitohet në supermarket!

Gattuso e mbron Donnarumma-n: Përvoja s’fitohet në supermarket!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbardhet shpërthimi me tritol në Tiranë: 7 të arrestuar, porosia u dha nga burgu

Policia aksion 24-orësh në gjithë vendin, kapen 3 persona në kërkim

May 24, 2026
U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

U plagos nga policia greke, dalin detaje nga e shkuara kriminale e Alesio Xhelos

May 24, 2026
Vendimi i PS, reagon Bardhi: I korruptuari mbron të korruptuarit! Rama zyrtarisht peng i Ballukut

“Opozita tentoi të dëmtonte imazhin e vendit”, Bardhi reagon ndaj Ramës: Shqipëria s’mbyll negociatat pa luftuar korrupsionin

May 24, 2026
Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

Tërheqja e SHBA nga armët për Tajvanin, si Kina po forcohet dhe po përfiton nga krizat

May 24, 2026
“Egli më ngacmonte”/ Policia merr në pyetje gruan e autorit të vrasjes së 31-vjeçarit në Tiranë

Alkool & armë! Si nata mes shokëve përfundoi me plumb në kokë! Detaje nga incidenti

May 24, 2026
30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140  deputetë dhe gjakosja e opozitës

30 vite nga masakra zgjedhore e Berishës: Si i “fitoi” PD 131, nga 140 deputetë dhe gjakosja e opozitës

May 24, 2026
Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

Kaos në Beograd, policia përplaset me studentët që kërkojnë largimin e Vuçiçit

May 24, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Plagosi shokun e mitur me armë zjarri, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe dy shokë të tjerë

May 24, 2026
Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

Integrimi në BE / 85% e bizneseve shqiptare rrezikojnë faliment, nëse nuk plotësojnë standardet

May 24, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Berisha u rikonfirmua, Elezi: Brenda PD ka manipulatorë votash që duhen bërë shembull

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In