Editorialisti i Kohës Ditore Lumir Abdixhiku në profilin e vet në Facebook ka shfaqur befasinë me një deklaratë të Listës Serbe. Kjo Listë, tashmë parti parlamentare e qeveritare në Kosovë, me shumë ndikim, siç ka shkuar Abdixhiku, ka fajësuar Qeverinë e Serbisë pse i ka lënë të lirë “1200 terroristë të UÇK-së në Kosovë e Metohi”.