• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista që na përsërit ambasadori Lu dhe rasti Kokëdhima

by Mero Baze
08/05/2018 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Koço Kokëdhima i është përgjigjur me një fletërrufe publike ambasadorit të SHBA në Tiranë, për shkak të asaj që ai e ka përmendur në një listë politikanësh të spastruar prej parlamentit gjatë mandatit që shkoi.

Koço Kokëdhima është larguar nga parlamenti dhe PS, për konflikt të pastër interesi me postin e deputetit, një akuzë kjo, shumë e vogël në raport me problemet që ai mbarte në PS dhe politikën shqiptare, por e mjaftueshme, si në rastin e Al Capones, për t’u ndëshkuar.

E gjithë kjo nuk vlen për të lexuar Kokëdhimën çfarë thotë, por për të kuptuar se shumë nga arritjet politike kundër deputetëve problematikë në Kuvend, janë të rrezikuara nga fakti që opozita i ka mbështetur ato si luftë klanesh, dhe jo si parime, siç i ka shitur kur e ka nisur.

Rasti Kokëdhima është më i pastërti.

Beteja kundër Kokëdhimës nisi nga shtypi, ku gazeta “TemA” pati një rol kryesor. Ajo u mbështet nga Partia Demokratike në Kuvend, derisa çështja shkoi në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj në Gjykatë Kushtetuese rol kryesor ka luajtur lidershipi i LSI, derisa Kokëdhima e humbi mandatin.

Kjo është historia reale e ikje së tij. Partia Socialiste  kishte një mllef të madh ndaj Kokëdhimës, për arsye të tjera brenda saj, për shkak të ndikimit që ai kishte mbi Edi Ramën dhe tentimin për ta ç’idelogjizuar PS-në dhe për ta kthyer në një grup burokratësh të bindur ndaj biznesit. Por politikisht, PS e mbrojti atë.

Në momentin që Kokëdhima u largua dhe humbi mandatin e deputetit, Partia Demokratike dhe LSI e shpallën atë aleat, biles e ftuan dhe në tryezat politike të opozitës.

Kjo nuk është ndonjë mëkat, pasi Kokëdhima nuk ka bërë më shumë gjëma se Berisha, por është tregues se sa joparimore janë shpesh betejat politike në Shqipëri, dhe sa të përkohshme mund të jenë fitoret e dekriminalizimit në Kuvend.

Për këtë, është shumë domethënëse që ambasadori Lu i reciton vazhdimisht emrat e spastruar nga Kuvendi, për të dëshmuar që nuk duhet të rikthehemi tek ricikilimi i tyre. Përpjekja për t’i ricikluar këta emra dhe për t’i riangazhuar në politikë në forma të tjera, apo aleanca të tjera politike, e zeron në fakt betejën politike dhe ligjore kundër tyre dhe i humbet kuptimin gjithë këtij procesi.

Në finale, demokratët e Bashës dhe LSI duket që e kanë luftuar Kokëdhimën, jo si fenomen negativ, jo si oligark, por për shkak të bindjes së tyre se ai ishte siç e thotë vetë, “mentor” i Edi Ramës. Dhe kur kanë parë që Edi Rama nuk pësoi gjë nga ikja e tij, ata e bënë Kokëdhimën “mentor” të tyre, me shpresë se kështu do t’ia dalin kundër Ramës.

Ndaj vlen apeli i përhershëm dhe dhe shpesh “bezdisës” i ambasadorit Lu, që i numëron “të rënët” e betejës për dekriminalizimin e politikës dhe kriminelët e kapur dhe të pakapur, sa here del publikisht, në formën e një bilanci. Është një listë që nuk mund të kthehet më në një menu që mund t’u riofrohet shqiptarëve. Kalimi i “ylberit” nga krahu tjetër politik, nuk është “Zgjidhje”.

Next Post
Autostrada Tiranë-Elbasan, tjetër tunel në zonën ku ka rrëshqitje?

Autostrada Tiranë-Elbasan, tjetër tunel në zonën ku ka rrëshqitje?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Drejtoresha e burgjeve mund ta ndihmojë qeverinë me standarde të reja, jo me justifikime të vjetra

November 9, 2026
Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për resortet mikse: 60% e sipërfaqes për turizëm pjesa tjetër për banesa!

November 9, 2026
“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

“Rrethohet” Shtëpia e Bardhë, regjistrohen dy incidente teksa Trump ndodhej në zyrë

November 9, 2026
Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

Mos i lini më në prizë! Tri pajisjet që ju rrisin faturën e energjisë edhe kur i fikni

November 9, 2026
Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

Tragjedia që shkatërroi pallatin në Elbasan, banori: Gjithçka u shemb brenda sekondash, babai u hodh nga ballkoni…

November 9, 2026
VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

VIDEO / “Në fokus integrimi në BE dhe…”, Rama ndan pamjet nga takimi me Macron në Paris

November 9, 2026
Ndalimi i importit të makinave të vjetra, Klosi: Nisma do zbatohet

Pas heqjes së taksës së qarkullimit nga nafta, mazhoranca propozon vinjetën për automjetet me targa të huaja! Ja si do të funksionojë

November 9, 2026
Dita e nesërme me dy protesta dhe taktikë populiste, PD para Kryeministrisë në mesditë, studentët në orën 14:00 te ministria!

Berisha premtoi se do ikë kur ta lërë mendja, po kush guxon t’ia thotë?!

November 9, 2026
Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

Liburn Aliu dorëhiqet nga drejtimi i Portit të Durrësit, ja kush e zëvendëson!

November 9, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In