SPECIALE JAVANEWS/ “Ligji i tatimit të jashtëzakonshem”, i lëshuar nga qeveria komuniste shqiptare që synonte sekuestrimin e sasive të floririt, preku me qindra familje shqiptare, të cilat u detyruan që t’i jepnin lamtumirë pasurisë së tyre të trashëguar apo të shumëfishuar gjatë viteve. Kryeqyteti, Tirana, pati edhe numrin më të madh të “familjeve të lara në flori”, të cilave iu sekuestrua floriri që posedonin, me vlerë që kapnin shuma marramendëse. Por zbatimi i këtij ligji nuk njohu mëshire edhe për familjet e pasura në qytetet kryesore të vendit, si në Korçë, Elbasan, Durrës, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë etj., ku komisionet tatimore përpiluan menjëhere pas daljes së ligjit, “listat e zeza” me emrat e familjeve që do të tatoheshin.
Fati i familjeve milionere
Përfundimi i Luftës së Dytë Boterore gjeti më shume se 42 familje tiranase, pasuria e të cilave kalonte shumën e 1 milion frangave ari. Por pas miratimit të ligjit për tatimin e jashtëzakonshëm, familjet në fjalë u kthyen në epiqendër të zbatimit të tij, duke u sekuestruar pasuritë e tyre. Familja Shenko ishte ajo që e pësoi më shume nga ligji në fjalë, duke i dorëzuar qeverisë komuniste të asaj kohe shumën rekord për kryeqytetin, duke paguar më shume se 27 milionë franga ari. Shuma marramendëse për kohën u detyruan që të paguanin edhe familjet e pasura në qytetet kryesore të vendit, të cilat u kthyen ne objekt të sekuestrimit të pasurive të tyre nga ana e qeverisë. Dorëzimi dhe sekuestrimi i pasurive të vëna, kryesisht ato në flori, sigurisht që ishte një proces shumë i veshtirë per familjet e pasura shqiptare, të cilat ishin përballë shkaterrimit ekonomik te tyre. Shumë prej pjestarëve të këtyre familjeve iu nënshtruan torturave të dhunshme, pasi nuk pranonin të tregonin se ku e fshihnin pasurinë e tyre dhe për t’ia u dorëzuar atë më pas autoriteteve shtetërore. Sipas dokumentacionit të kohës, një pjese e konsiderueshme e përfaqësuesve të këtyre familjeve u burgosën, madje disa prej tyre gjetëen edhe vdekjen gjatë torturave dhe masave shtrënguese që pësuan.
Dokumentet
Mbi bazën e disa dokumenteve dhe shkrimeve të ndryshme, organet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të regjimit komunist kanë deklaruar si shumë shifren 43 816 682 monedha të sekuestruara, me një peshe prej 320 000 kg ar, ose 320 tonë. Mbështetur në dokumente, komunistët kur erdhën në pushtet deklaruan se gjetën në Bankën Kombëtare Shqiptare sasinë prej 90 kilogramësh ar. Ndonëse në Thesarin e Shtetit ndodheshin vetem 90 kg ar, në duar të popullatës shqiptare ndodheshin rreth 320 ton ar. Megjithatë, po sipas dokumenteve shtetërore, në fund të vitit 1938, në Thesarin e Shtetit gjendeshin 2400 kg ar, ose 2.4 tone. Qytetarët shqiptarë zotëronin shumë herë më tepër ar sesa kishte Thesari i Shtetit. Në mbarim të luftës, Shqipëria rezultonte si vendi më i pasur i Ballkanit, sidomos përsa u takonte rezervave te arit dhe rezervave të tjera ekonomike.
(javanews.al) Me. Ar
LISTA ME EMRAT E FAMILJEVE QE JU SEKUESTRUA FLORIRI
Tirana
Familjet “Tatimi i vertetuar”:
1-Vllazen Kazazi 16.430.000
2-Vllazen Çoka 14.990.000
3-Murat Begeja & vellezerit 5.774.000
4-Hysen Ali Mehmeti 3.902.000
5-Osman Vaqarri 1.440.000
6-Besnik Tugu 614.000
7-Ramazan Konçi 1.946.268
8-Ymer & Sali Beqiri 614.000
9-Sadik Kazazi 398.000
10-Abdulla Turkeshi 2.433.200
11-Ismail Fortuzi 224.000
12-Qamil Dibra 1.870.290
13-Bijte e Gaqi Oparit 371.000
14-Manol Kume 6.832.400
15-Vllazen Tase 3.974.000
16-Jusuf Kruja 3.830.000
17-Vllaznia Mehmeti 126.000
18-Ramazan Zdrava 130.850
19-Halit Mani 143.000
20-Vath Baroni 130.850
21-Abdulla Alliu & nipat 163.250
22-Mehmet Tugu 2.750.000
23-Mezini & Kasmi 126.800
24-Qamil Hoti 264.500
25-Hysen Drishti 143.000
26-Filip Korra 2.259.000
27-Fetah Kasmi 126.800
28-Mustafa Kasmi 224.250
29-Vllazen Loxha 749.000
30-Ramazan Berberolli 622.100
31-Mersin Konçi 668.000
32-Sefedin Zhubi 159.200
33-Qamil Zhubi 203.750
34-A.Qoshja & I.Deliu 1.566.000
35-Mehmet Kasmi 830.000
36-Vellezerit Dushi 1.606.320
37-Gjon Laca 884.000
38-Vllazen Spahija 325.250
39-Kasmi & Ferra 252.250
40-Iliaz Dajçi 126.800
41-Xhevat Gabeci 830.000
42-Xhundi Sheko & bijte 27.950.000
43-Pashuk Bib Miraka 1.755.000
44-Xhemal Begeja 143.000
45-Ibrahim Begeja 1.440.000
46-Qamil Shtiza 126.000
Korça
1-Vellazeria Qirjako
2-Vellazeria Abeshi
3-Vellazeria Stase
4-Kristaq Cingo
5-Thoma Plasati
6-Vellazeria Katro
7-Hari Kristo Samara
8-Vellazeria Gjezi
9-Vellezerit Qirinxhi
10-Ligor Jani
11-Vellazeria Plasa
12-Vellazeria Lako
13-Vangjel e Gaqo Turtulli
14-Vellazeria Balli
15-Vasil Pepo
16-Jankulla Çekani
17-Sotir Mborja
18-Dhimiter Bino
19-Refail Terova
20-Pandi Mulla
21-Pandeli Nora
22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri
23-Dhimiter Peço
24-Vangjo Serani
25-Vellezerit Katundi
26-Llambi Kiço Zahara
27-Vellezerit Pllaha
28-Sotir Bicolli
29-Vellezerit Terova
30-Thoma Thomo
31-Vellazeria Barçe
32- Familja Ypi
33-Familja Ziko
34-Familja Bopi
35-Familja Fundo
36-Familja Kondi
37-Familja Opari Berati
38- Familja Hoxha
39- Familja Hushi
40- Familja Çullaku
41- Familja Dardha
42- Familja Konicoti
43- Familja Kuçi
44- Familja Vrioni etj.
Durresi
Familja Dovana
Familja Shijaku
Familja Dibra
Familja Dushi
Famikja Hamdija
Familja Zagoridha
Familja Mushketa
Familja Leka Dakoli
Familja Nushi
Familja Vangjeli
Familja Beshiri etj.
Elbasani
Familja Domi
Familja Kazazi
Familja Bakalli
Familja Mehja
Familja Velencja
Familja Miraku
Familja Hastopalli
Familja Kopili
Familja Bebi
Familja Kulla
Familja Dodbiba
Familja Shkodra
Familja Shiku etj.
Gjirokastra
Familja Liti
Familja Mezini
Familja Omari
Familja Toila
Familja Tushe
Familja Selfo
Familja Çoçoli
Familja Xhiko
Familja Totozani etj.
Vlora
Familja Bisholli
Familja Bezani
Familja Bitri
Familja Busheka
Familja Çili
Familja Hoxha
Familja Shuka
Familja Sorra
Familja Levi
Familja Jakseli
Familja Strati
Familja Jonuzi
Familja Gurabardhi
Familja Qazimi etj.
Shkodra
Familja Pistuli
Familja Topalli
Familja Muka
Familja Kaçulini
Familja Vjerdha
Familja Rroji
Familja Anamali
Familja Bakalli
Familja Bushati
Familja Kraja
Familja Daberdaku
Familja Koka
Familja Hoti
Familja Gjoka
Familja Luka
Familja Mati
Familja Sokoli
Familja Karehamni
Familja Pogu
Familja Tahiri
Familja Tepelia
Familja Serreqi
Familja Luka
Familja Mati
Familja Pogu etj.
Saranda
Familja Çelo
Familja Harito
Familja Llambro
Familja Rushiti
Familja Muzina etj.