• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista me 28 pallatet që do të shemben në Tiranë që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit

by Java News
26/02/2021 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akt-ekspertizat e thelluara dhe oponencat teknike të ngritura në Bashkinë e Tiranës kanë vendosur të prishin detyrimisht 28 pallate që pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës.

Të gjitha këto ndërtesa, sipas analizës së thelluar nga operatorët ekonomikë të caktuar nga bashkia dhe oponenca teknike e institutit të ndërtimit nuk do të përballonin dot një tërmet të dytë të atyre përmasave. Shumica, duhet t’i nënshtrohen restaurimit dhe përforcimit, vlera e të cilit është përafërsisht e njëjtë ose më shumë se sa do të duheshin për t’i ndërtuar nga e para.

“Objekti gëzon aftësi mbajtëse të papërshtatshme strukturore për të përballuar veprimin sizmik, gjithashtu ndërtesa që është objekt i këtij vlerësimi është relativisht e vjetër. Struktura e objektit në gjendjen ekzistuese nuk i plotëson kushtet e sigurisë dhe qëndrueshmërisë për një vend sizmik siç është Tirana dhe duhet t’i nënshtrohet restaurimit dhe përforcimit, mbi bazën e specifikave teknike të projektit”, citohet në projektvendimin e nisur për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak që do të mbahet nesër.

Aty thuhet gjithashtu se banorët janë vënë në dijeni, pasi në verën e vitit të shkuar, përgjatë muajve gushtshtator janë bërë dëgjesa publike për secilin pallat. Për secilin nga objektet kemi dy zëra, akt-ekspertiza e thelluar nga një operator ekonomik dhe oponenca teknike nga instituti i ndërtimit. Kur ka ndeshje këndvështrimesh, fjala e këtij të fundit prevalon mbi të parën.

KUR DO BËHET PRISHJA

Shembja e pallateve nuk nis menjëherë pas marrjes së vendimit. Fillimisht duhet të njoftohen banorët dhe palët e interesuara. Fillimisht përmes publikimit në faqen zyrtare dhe stendave pranë njësive administrative. Më pas, një ditë përpara prishjes së objektit nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili kryen ndërhyrjen në praninë e një përfaqësuesi nga Prokuroria e Tiranës dhe Policisë së Shtetit.

“Njësia e Vetëqeverisjes Vendore vendos prishjen e ndërtesës edhe pa pëlqimin e pronarëve. Procesi i prishjes së ndërtesave publike duhet të bëhet me vendim të organit shtetëror pronar apo administrator të ndërtesës. Njëkohësisht, autoriteti shtetëror që kryen prishjen ka detyrimin të njoftojë 24 orë përpara ndërhyrjes, Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor ku ndodhet ndërtesa, si dhe strukturat e Policisë Vendore”, thuhet në vendim.

Familjet që banojnë në 28 pallatet e cituara në listën përbri shkrimit automatikisht përfitojnë bonus qiraje përmes bashkisë në mesataren e tregut të lirë që varion nga 18- 22 mijë lekë./ panorama

g.kosovari

Next Post

Pandemia dhe paketa opozitare me raki dhe hudhra!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

Shqipëria përballet me Ukrainën pas disfatës në Varshavë, dalin në shitje biletat

March 28, 2026
‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

‘Pushtoi’ skenat për gjashtë dekada, ndahet nga jeta ikona e muzikës greke Marinella

March 28, 2026
“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In