• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pandemia dhe paketa opozitare me raki dhe hudhra!

by Dritan Hila
26/02/2021 11:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Dritan Hila

Dje Lulzim Basha ka folur për pandeminë dhe masat që do të marrë më 26 prill kur të jetë kryeministër.

Pak si vonë. Në 26 prill ka vdekur ose gomari ose i zoti, thonë tironsit.

Tani që flasim, pandemia është në ditët më të këqija të saj. Mjekët thonë që jemi në fazën që ishte Italia një vit më parë. Kapacitetet spitalore janë në maksimumin e ngarkesës dhe mjekët në skajet e stresit. Në prill, vaksina dhe moti do bëjnë të vetën dhe vala e infektimit do të bjerë, ndaj Basha mos të lodhet që të bëjë plane fantazmë.

Ndërkohë ende nuk kemi dëgjuar një kërkesë faljeje nga opozita. Njerëzit e kanë memorien e shkurtër, por jo aq të shkurtër kur bëhet fjala për vdekje dhe sëmundje.

Ne nuk mund t’i harrojmë daljet e Monika Kryemadhit pa maskë; recetat e saj me hudhër e raki; marrjen në mbrojtje nga presidenti të çekuilibruarve mendorë të Aleancës Për Teatrin, apo kryqtarëve të fandaksur antisoros që shkelnin rregullat e karantinës; delegjitimimin e sistemit spitalor duke bërë që njerëzit të shkonin aty vetëm kur ishin në fund të jetës; sikurse rekomandimet e pa bosht të liderëve të opozitës që mjafton të thoshin të kundërtën e asaj që thoshte qeveria dhe kjo quhej ekspertizë.

Ende sot vazhdojnë sulmet ndaj komitetit të ekspertëve për diskretitimin e tyre profesional dhe moral, duke iu sulur nga politikanë të radhës së dytë e deri tek çakejtë e rrjetit. Të gjithë jemi dëshmitarë sesi oferta e djeshme dhe e sotme për ndihmë ekonomike ndaj qytetarëve dhe bizneseve që propozon opozita është jashtë mundësive ekonomike të vendit. Nuk vlen tek ne shembulli as i Maqedonisë, pasi Maqedonia nuk u destabilizua politikisht dhe as pati tërmet si ne.

Një opozitë e përgjegjshme nuk do këpuste broçkulla paketash pasi kushdo që di tabelën e shumëzimit deri në dhjetë e di që ekonomia shqiptare është në tendosje të pashembullt.

Një opozitë e përgjegjshme do të denonconte depot farmaceutike që spekulojnë me çmimet e antiviralëve dhe antibiotikëve, por nuk e bën dot këtë kur merr zarfin për vete. Përçartjet për marrjen e parave oligarkëve, janë për net dimri dhe jo ditë pranvere.

Një opozitë e përgjegjshme nuk ju hakërrehet policëve që zbatojnë masat e karantinës por i del në krah atyre; që këmbëngul çdo ditë që shteti të vendosë distancimin në kafene e restorante, dhe jo të bëjë sherrbudallenj duke u habitur pse po rritet kaq shumë numri i infektimeve.

I vetmi veprim i përgjegjshëm i opozitës do të ishte që të dilte në krah të qeverisë dhe ofronte përkrahjen e saj politike dhe sigurinë se nuk do të spekulonte me pandeminë për të mbledhur vota. Por këtë nuk mund ta bëjë sepse prej një viti pandemia është e vetmja shpresë që ka për të thyer qeverisjen e majtë.

Sot opozita kërkon mbyllje, pasi e di që kjo do të çojë edhe në kolaps ekonomik dhe bashkë me dramën e pandemisë do ta dërmojë politikisht qeverinë e majtë duke sjellë opozitën laramane në pushtet. Sikurse qeveria e di se jemi në kushtet kur sistemi spitalor është në maksimumin e kapaciteteve hoteliere dhe defiçencën e resurseve njerëzore por nuk ka mundësi të mbyllë vendin as nga pikëpamja ekonomike dhe sepse kjo do ti dhuronte pushtetin në tavolinë opozitës. Ndaj zgjidhja e vetme është që secili të kujdeset për veten, të ruajë distancat dhe të zbatojë rregullat sa të mundet. Është e vetmja rrugëdalje për jetët tona. /dritare.net

Next Post
Të rinjtë tmerrojnë prindërit kur shohin në televizor se Anglia është nën një sulm bërthamor

Të rinjtë tmerrojnë prindërit kur shohin në televizor se Anglia është nën një sulm bërthamor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit -

Hamasi bën thirrje për zbatimin e plotë të planit 15-pikësh të Trumpit –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com