• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LISTA ME EMRAT/ Rama: Të gjithë drejtorët e hipotekave të dorëhiqen brenda 24 orëve

by Java News
27/07/2017 22:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama kërkon largimin nga detyra të të gjithë drejtuesve të Hipotekave në rrethe, pa asnjë përjashtim. Pasi i thirri pasditen e sotme në një takim në Kryeministri, Rama i prezantoi ata me shifrat e performancës dhe në konkluzion, për shkak të punës së dobët, Rama iu tha të gjithëve të nënshkruanin me dinjitet dorëheqjet.

 “Jepni dorëheqjen nga i pari te i fundit. Nuk jeni për këtë punë. Jepni dorëheqjen brenda 24-orëve.Jepni dorëheqjen me dinjitet nuk më intereson nga vini, cilën forcë politike përfaqësoni. Kjo histori mbaron këtu, ju në rrugën tuaj, ne në rrugën tonë“, shtoi Rama.

Gjithsej në të gjithë Shqipërinë janë 35 drejtorë të Hipotekave.

E  vetmja e cila i shpëton valës së kërkesës për dorëheqje është Drejtoresha e Përgjithshme e Hipotekave, Blerina Doracaj, e cila është vendosur në krye të këtij institucioni vetëm pak ditë më parë, pas shkarkimit të drejtorit teknik të PD, Arjan Bylykbashi.

Gjatë fjalës së tij Rama u shpreh se njerëzit në zyrat e Hipotekave trajtohen në mënyrë kriminale .

“Në fund të raportimit tuaj del që kemi 5126 leje ende të patrajtuara ndërsa shifra reale është 5-fish. Kjo strukturë është shumë larg  nevojave të njerëzve të njerëzve. Kjo strukturë nuk zgjidh problemet e njerëzve është vetë problemi.

Unë kam këtu një listë rastesh konkrete. Këto janë ndjekur edhe nga zyra ime, si pasojë e ankesave. Po ju them që pjesa dërrmuese e rasteve, janë shkelje flagrante e punonjësve të tu ndaj qytetarëve. Kërkohen absurditete nga zyrat tuaja. Dhe kur vjen ankesa këtu në zyrën time u jepet hipoteka. Nëse nuk bëhet, nuk bëhet.  

Kush mban përgjegjësi për torturat e njerëzve?

Njerëzit torturohen nga zyrat tuaja në mënyrë kriminale. Drejtori që nuk kupton asgjë në procesin e legalizimit nuk meriton as diplomën e 8-vjecares. Është një tallje me njerëzit. Duke parë raportin e kërkesave me përgjigje.

Të kesh 238 kërkesa pa përgjigje nga 246 që ka zyra. Pra të jesh përgjigjur vetëm 3 kërkesave nuk e di ctë them.Kush e ka të drejtën tia shkelësh qyetarëve të drejtën ligjore për tju kthyer përgjigje.Për cfarë janë afatet. Qytetarët e duan një përgjigj po jo.27 kërkesa vetëm 1 përgjgje. 685 kërkesa 639 pa përgjigje as po as jo, nuk di c’të them“, u shpreh Rama.

Hapi tjetër, sipas Ramës, do të jetë krijimi i Agjensisë Kombëtare e Tutujve të Pronësisë.

“Do të jetë ngritja e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë dhe synimi është që më herët sesa vonë, brenda këtij mandati, certifikata e pronës të mundësohet automatikisht nga regjistri kombëtar dixhital i pronës, jo më për javë, muaj e vite, po në pak minuta”, deklaron Rama.

Lista e plotë/ emrat e drejtuesve të Hipotekave:

1.Berat: Robert Poçi

2.Bulqizë: Veap Halili

3.Devoll (Bilisht):  Valbona Beshi

4.Dibër (Peshkopi):  Fatmir Mikli

5.Durrës: Adrian Kona

6.Elbasan: Oltion  Kokunja

7.Fier: Mimoza Kola

8.Gjirokastër: Meleq Karabina

9.Gramsh: Flamur Hasa

10.Has(Krumë):  Fadil Mazrreku

11.Kavajë: Helenida Sava

12.Kolonjë(Ersek):  Arben Dauti

13.Korçë: Klajdi Terova

14.Krujë: Astrit Baku

15.Kuçovë: Gentian Islami

16.Kukës: Defrim Korbi

17.Laç(Kurbin):  Ertila Nikolli

18.Lezhë: Artan Djala

19.Librazhd: Bledi Koçi

20.Lushnje: Eris Stambolliu

21.Malësi e Madhe: Fatmir Shpellzaj

22.Mat: Erjon Gjestila

23.Mallakastër:  Besmir Selami

24.Mirditë(Rrëshen):   Agostin Picaku

25.Peqin:  Rexhep Bica

26.Përmet:  Gentjan Kukureci

27.Pogradec: Leonat Muskollari

28.Pukë;  Tonin Bala

29.Sarandë:  Alba Kola

30.Shkodër: Ilir Dibra

31.Skraparë:  Rezart  Hoxha

32.Tepelenë: Pellumb Milori

33.Tiranë: Lediana Bardhi

34.Tropojë: Xhavit Çela

35.Vlorë: Rezart Elmazi

Next Post
Serbia bllokon rreth 2 miliardë euro të pensionistëve nga Kosova

Post zgjedhjet, euro fillon të rritet përballë lekut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

Pas seancës me Dadon, kontrolle ‘blic’ në qelitë e Veliajt dhe Beqajt. SPAK kërkon listën e takimeve dhe…

April 8, 2026
Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

Zbulohet renditja, Shqipëria garon e 13-ta në natën e dytë të Eurovision 2026

April 8, 2026
Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In