• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Pse e “zëvendësoi” Lulzim Basha molotovin me familjarët në protestë?

by S M
21/06/2019 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ardit Rada/

Nëse e dëgjoni Lulzim Bashën se do të marrë bashkëshorten në protestë, ta dini se të nesërmen nuk do të ketë molotovë dhe kapsolla. Do të jetë gjithçka e qetë, tamam si një protestë europiane.

Kështu do jetë dhe sonte, kur opozitarët të parakalojnë në Bulevardin e Tiranës. Me një dalje në stil të gjerë në emisionet e darkës një ditë më parë, Basha, Kryemadhi dhe disa zyrtarë të tjerë të opozitës habitën njerëzinë kur veshën kolektivisht lëkurën e qingjit, duke përsëritur pafund frazën “nesër s’do të ketë asnjë akt dhune në protestë”!

Kjo ndodhi pasi na kanë thënë nja njëqind herë se nuk e drejtojnë ata “zemërimin e Sovranit” dhe se nuk kanë asnjë influencë mbi dhunën në protesta!

“Unë do dal me vajzat e mia, me gruan time në protestë. Kemi marrë të gjtha masat për të parandaluar incidente. Nuk ka shërbëtor nga Beogradi që të vijë dhe ta mbrojë më Ramën. Fundi i tij do të vuloset nesër me një protestë qytetare paqësore” – tha dje Basha, duke futur pa vend edhe Beogradin në punët e krizës shqiptare. Por edhe duke iu dhënë të huajve mesazhin më të fortë që mund të japë: Më besoni se do jemi të qetë, po marr me vete edhe gruan e fëmijët…

Në fakt skenari mund të jetë pak më i ndryshëm, sesa ai i një krize të papritur moderimi të liderëve të opozitës. Thuhet se ambasadat më të rëndësishme perëndimore në Tiranë kanë dalë mbrëmjen e djeshme jashtë rreshtave të deklaratave të zakonshme. Përflitet se një kërcënim i hapur është bërë nga një ambasadë e fuqishme në Tiranë, për t’i skeduar partitë opozitare në listën e zezë të organizatave e lëvizjeve politike në botë. Dhe një hap i tillë dihet se çfarë pasojash imediate sjell për cilindo që e sheh veten në listë.

Këto fjalë i përforcoi sot dalja e zakonshme e ambasadave, para protestës, me deklarata të forta që dënojnë dhunën mbi KZAZ-të në disa qytete të vendit dhe bëjnë thirrje të mos cënohet procesi elektoral.

Next Post
Bashkimi Shqipëri-Kosovë, Thaçi: Nëse s’na duan me dy flamuj le të shkojmë me një

Hashim Thaçi i pakënaqur me rrogën: Meritoj më shumë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

“Më ngacmojnë futbollistët”, gazetarja sportive tregon momentin e sikletshëm në punë

September 19, 2026
Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

Komuniteti shqiptaro-amerikan paralajmëron protestë para OKB-së në New York pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK

September 19, 2026
Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

Arrestohet shqiptari në Itali, iu gjetën 400 kilogramë kanabis në frigorifer

September 19, 2026
Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si “Agjenti 007” personal i tij

Truproja enigmatike e Putinit që po komentohet si Agjenti 007 personal i tij

September 19, 2026
Trump i hap rrugë sanksioneve ndaj Rusisë, DASH miraton në parim shitjen e pajisjeve ushtarake për Ukrainën!

Trump publikon 25 “arritjet” e mandatit të tretë, nga emigracioni te bllokimi i armëve bërthamore të Iranit

September 19, 2026
Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Nis dita e 110-të e protestës, qytetarët mblidhen pranë Kuvendit, një grup i vogël shkon para SPAK-ut: Lironi çunat!

Protestuesit paralajmërojnë tubim më 8 tetor para Kuvendit: Të ndalim shkrirjen e bashkive

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

Mesazhi i ish-luftëtarit të UÇK-së: Haga na dënoi si komb, ka implikuar një Shqipëri të tërë

September 19, 2026
Hysni Zela rrëfen në “S’e Luan Topi”: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

Hysni Zela rrëfen në Se Luan Topi: Vaçja na solli në Tiranë, ndërsa mua ende më prezantojnë si vëllain e saj

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com