• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

‘Lista e zezë’ e Tatimeve, 74 biznese VIP kanë 220 milionë euro borxhe

by Java News
13/09/2017 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bizneset e mëdha, të ashtuquajturit VIP-a, po rezultojnë shumë problematikë në Shqipëri, si në marrëdhëniet me bankat, ashtu dhe me institucionet tatimore e doganore.

Dy vjet më parë Banka e Shqipërisë bëri publik lajmin se 35 kreditorë të mëdhenj kishin mbi 60% të totalit të kredive të këqija, hua që aktualisht janë në fazë ristrkuturimi.

Tashmë edhe nga tatimet vjen një lajm i ngjashëm. Nga 78 miliardë lekë që është detyrimi që kanë 18.5 mijë bizneset në vend, 38% e këtij totali i përket vetëm 74 bizneseve VIP.

“Peshën më të madhe në vlerën e detyrimeve e zënë subjektet e Drejtorisë Rajonale të Tatimpaguesve të Mëdhenj, 38%, më pas vjen Drejtoria e Tiranës, e cila në fakt ka një numër absolutisht më të madh të tatimpaguesve, me 35,6%, Durrësi rreth 5%, e kështu me radhë të tjerat në rend zbritës, me më pak detyrime”, konfirmojnë burimet zyrtare të tatimeve.

Në vlerë absolute janë rreth 30 miliardë lekë, ose 220 milionë euro, që këto 74 sipërmarrje të mëdha i kanë shtetit. Disa prej këtyre kompanive ishin edhe në listën e 35 kreditorëve të mëdhenj të bankave.

Tatimet përditësuan së fundmi listën e bizneseve debitore deri në fund të korrikut, ku nga 18.5 mijë bizneset në total, spikasnin 74 sipërmarrje VIP, të cilat tashmë janë objekt i bllokimit të llogarive bankare dhe të sekuestrimit me forcë të detyrimeve.

Pjesa më e madhe e këtyre bizneseve janë kompani nga sektori i naftës dhe ndërtimit dhe janë përfshirë tashmë në një proces falimenti. Por ato do të jenë objekt i detyrimeve tatimore derisa sa Gjykata e Falimentit të marrë vendimin e likuidimit.

Një pjesë e subjekteve e kundërshtojnë detyrimin dhe kanë hapur proces gjyqësor, por kjo gjithsesi kërkon pagimin apo garantimin e pagimit të detyrimit.

Borxhi tatimor është rritur me shpejtësi vitet e fundit, si pasojë e kushteve të vështira në të cilat ka kaluar ekonomia. Bizneseve u është dashur të operojnë në një ambient të vështirë ku ka dominuar rritja e taksave, rënia e kërkesës dhe mungesa e kredisë bankare.Monitor

a.ç

Next Post
FOTOT/ Seanca maratonë, deputetët i zë gjumi në Parlament

FOTOT/ Seanca maratonë, deputetët i zë gjumi në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

April 8, 2026
Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

Armëpushimi SHBA-Iran, si reaguan udhëheqësit evropianë

April 8, 2026
Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

Nëse Irani do të vendosë taksa në Hormuz, çfarë do të ndodhë me Flotën e 5-të të Marinës Amerikane?

April 8, 2026
Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

Shpërthen tritoli në një banesë në Sarandë

April 8, 2026
Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

Armëpushimi/ Sanchez: Nuk duartrokas ata që i vënë flakën botës dhe pastaj shfaqen me një kovë me ujë

April 8, 2026
Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

Zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë, borxhi prej 100 eurosh çoi në tentativë vrasjeje

April 8, 2026
Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

Rama në Spitalin Rajonal të Lezhës: Do të rrisim pagat dhe do të përmirësojmë kushtet për mjekët

April 8, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të lokalit, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

April 8, 2026
Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

Kujtesë për Bordin e Transparencës/ Nafta në tregjet globale bie pas armëpushimit SHBA-Iran!

April 8, 2026
EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare, motra dhe bashkëshorti në gjendje të rëndë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In