• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Lista e politikanëve serbë “non grata” në Kosovë mund të zgjerohet

by Aalison Pearse Stevens
18/04/2016 14:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria e Kosovës pritet të zgjerojë listën e zyrtarëve serbë, që do t’u ndalohet hyrja në Kosovë për shkak të krimeve dhe spastrimit etnik të shqiptarëve gjatë luftës së vitit 1999.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi tha për Top Channel se, pas Vojislav Sheshelit dhe Lubisha Dikoviçit, lista mund të zgjerohet në varësi të argumenteve për zyrtarë të tjerë, ndërsa ka ftuar institucionet e drejtësisë të mbledhin argumente për të ngritur padi.

“Ju lutem Prokurorisë së Kosovës, institucioneve të rendit, Ministrisë së Brendshme, që të bazohen edhe në fakte e raporte, që të fillojnë procese gjyqësore ndaj personave, në mënyrë që të mos ndodhë vetëm ndalimi i tyre por arrestimi.

Madje edhe kërkimi nëpërmjet INTERPOL-it i këtyre personave”, tha Petrit Selimi, ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Kosovë.

Çdo zyrtar serb që dëshiron të hyjë në Kosovë, sipas marrëveshjes së Brukselit duhet të kërkojë leje 48 orë përpara, nga Prishtina zyrtare.

Për shkak të mosrespektimit të kësaj marrëveshjeje, Selimi ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë për një kohë të pacaktuar shefit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç.

“Ne si Ministri e Jashtme kemi kërkuar edhe prej ministres së Dialogut, Edita Tahiri, por edhe nga kryeministri Mustafa, që të qartësojnë me palën tjetër në dialog këto kushte, sepse kemi parë se ka pasur keqpërdorim herën e kaluar.

Nuk do të duhej që barra mbi të tilla vendime t’i takojë vetëm Ministrisë së Jashtme, në kohën kur marrëveshja në Bruksel mund të keqpërdoret për propagandë negative, apo për cënim të rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, tha Petrit Selimi.

Pavarësisht deklaratave kundër shtetësisë së Kosovës, Qeveria në Prishtinë ka vendosur të lejojë, që serbët e Kosovës të votojnë në komunat e tyre për zgjedhjet e parakohshme të Serbisë, javën e ardhshme më 24 prill.

Next Post

AAK dhe NISMA krijojnë boshtin opozitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In