• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lista e plotë e kandidatëve që u përjashtuan nga gara për t’u bërë pjesë e Kushtetueses

by Java News
30/07/2019 07:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi vijon verifikimin e kandidatëve për plotësimin e gjashtë vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, të shpallura nga Presidenti dhe Kuvendi. Javën e kaluar, KED shpalli 4 kandidatët e parë që plotësojnë kriteret për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa përjashtoi nga gara pesë kandidatë. Anila Guri dhe Ilir Mustafaj u përjashtuan sepse janë shkarkuar nga Komisioni i Vetingut, ndërsa Dedë Kasneci, Mimoza Qinami dhe Vladimir Gërmenji janë përjashtuar për arsye që nuk janë bërë ende me dije nga KED. Ndërkaq, Shqiptarja.com identifikon edhe një grup tjetër kandidatësh për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi si dhe që janë tërhequr nga gara. Ish-drejtuesja e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme, Rovena Gashi, është përjashtuar nga gara për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Gashi kandidoi për nga gjashtë vendet vakante nga Kushtetuesja, por u shkarkua nga detyra në të dy shkallët e Vetingut, për shkak të problemeve me pasurinë. Gjithashtu, Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, nuk është kualifikuar si nga KED si kandidat potencial për Gjykatën Kushtetuese. Dervishi është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingu. Ndërkaq, Dervishi ka kërkuar në Kolegjin e Apelimit rrëzimin e këtij vendimi dhe rikthimin në detyrë. Kolegji ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje. Në 14 maji të 2019, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka njoftuar se u ka ndaluar kandidimin për në Gjykatën Kushtetuese Denar Bibës, nënkryetar i KQZ dhe Kristaq Trajës, kryetar i KKRTSH. Po ashtu, u është ndalur kandidimi Ardita Alsulës, Vasil Bendos dhe Kostandin Kazanxhiut. Përjashtimi i pesë emrave të fundit nuk ka lidhje me procesin e Vetingut. Gjithsej janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Tërheqjet

12 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por që më pas janë tërhequr nga gara. Pjesë e kësaj liste edhe Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike. Në një kohë kur Lulzim Basha dhe Sali Berisha akuzonin Edi Ramën për kapjen e drejtësisë, sekretari i partisë së tyre Çlirim Gjata ishte në garë për t’u bërë pjesë e gjykatës më të rëndësishme në Shqipëri. Gjata ka marrë postin Sekretarit në PD në janar të këtij viti, ndërsa letra e tij e dorëheqjes nga gara mban datën 10 prill 2019, kohë gjatë së cilës KED ka thirrur Gjatën për t’u paraqitur, me qëllim për të nisur verifikimin dhe vlerësimin e tij si kandidat për në Gjykatën Kushtetuese. Pra, dorëheqja e tij ka ardhur në momentin që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nisur procedurat për ta verifikuar, ku përfshihet edhe kontrolli i pasurisë.

Ardian Dvorani dhe Medi Bici

Anëtari i vetëm i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është tërhequr nga kandidimi për një vend në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se është kryetar i KED. Gjithashtu nga gara është tërhequr edhe Medi Bici, për shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Që të dy janë konfirmuar në detyrë me vendime të formës së prerë. Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku dhe ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit Avni Shehu, kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese. Që të dy u tërhoqën nga kandidimi.

Përjashtimi

Janë 12 kandidatë, të cilët kanë shprehur ambicien dhe kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e drejtësisë, por që janë përjashtuar nga gara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Tërheqjet

12 kandidatë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e Gjykatës Kushtetuese, por që më pas janë tërhequr nga gara. Pjesë e kësaj liste edhe Çlirim Gjata, aktualisht Sekretar për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike.

Kandidatët e përjashtuar dhe të tërhequr nga gara për Gjykatën Kushtetuese

  1. Anila Guri, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës, e shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
  2. Ilir Mustafaj, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, i shkarkuar nga Vetingu, përjashtuar nga KED.
  3. Rovena Gashi, e shkarkuar nga të dy komisionet e Vetingut, përjashtuar nga KED.
  4. Luan Dervishi, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, shkarkuar nga KPK, çështja në Kolegj, përjashtuar nga KED.
  5. Dedë Kasneci, i përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  6. Mimoza Qinami, e përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  7. Vladimir Gërmenji, i përjashtuar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  8. Denar Biba, nënkryetar i KQZ, përjashtuar nga KED.
  9. Kristaq Traja, kryetar i KKRTSH, përjashtuar nga KED.
  10. Ardita Alsula, përjashtuar nga KED.
  11. Vasil Bendo, përjashtuar nga KED.
  12. Kostandin Kazanxhi, përjashtuar nga KED.

Kandidatët e tërhequr nga gara

  1. Ardian Dvorani, është tërhequr nga kandidimi për shkak, për shkak se është kryetar i KED, konfirmuar në detyrë nga Vetingu
  2. Medi Bici, është tërhequr nga kandidimi për shkak se u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, konfirmuar në detyrë nga Vetingu
  3. Çlirim Gjata, i tërhequr nga gara, për shkak se mban post politik në Partinë Demokratike.
  4. Elsa Toska, këshilltare ligjore pranë Gjykatës Kushtetuese, e konfirmuar në detyrë nga Vetingu, por është tërhequr nga gara
  5. Alban Brati, i tërhequr nga gara.
  6. Irena Reso, e tërhequr nga gara.
  7. Theodhori Sollaku, i ish-kryeprokuror, tërhequr nga gara.
  8. Avni Shehu, ish-kryetar i Gjykatës së Kasacionit, i tërhequr nga gara.
  9. Genci Ismaili, i tërhequr nga gara.
  10. Elira Kokona, tërhequr nga kandidimi.
  11. Kestrin Katro, tërhequr nga kandidimi.
  12. Prel Martini, tërhequr nga kandidimi.

Kandidatët e kualifikuar për 6 vende vakante në Kushtetuese

1. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

2. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

3. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

4. Arta Vorpsi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

5. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

6. Besnik Muçi, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 12.02.2018;

7. Besnik Muçi, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

8. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 04.03.2019;

9. Fiona Papajorgji, për vendin vakant të shpallur nga Kuvendi, në datën 04.03.2019;

10. Regleta Panajoti, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018;

11. Regleta Panajoti, për vendin vakant, vakancë e parakohshme, të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

g.kosovari

Next Post
Nisma e qeverisë/ Çifteve u falen 30 mijë euro, nëse ata bëjnë tre fëmijë

Nisma e qeverisë/ Çifteve u falen 30 mijë euro, nëse ata bëjnë tre fëmijë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

I “zhytur” në borxhe Shkëlqimi lidh ortakëri me mikun e ngushtë: I besoja marrëzisht, por…

May 24, 2026
Mediat izraelite: Trump drejt vendimit për Iranin, çfarë pritet të ndodhë brenda 24 orëve

“Unë bëj marrëveshje të mira, jo si Obama”/ Trump: Askush nuk e di se çfarë përmban pakti me Irani

May 24, 2026
Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

Policia turke hyn me forcë në selinë e partisë opozitare për të larguar udhëheqjen e shkarkuar

May 24, 2026
Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

Rusia goditi kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev, reagon BE: Iu rrezikua jeta

May 24, 2026
Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

Si funksionojnë bandat në Amerikën Latine? Zbulohet roli i emrave “VIP” të shqiptarëve në trafikun e kokainës

May 24, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Problemi është se Berisha i ka dëshpëruar të gjithë të vetët, përveç Ramës

May 24, 2026
Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

Lamtumirë Birçe Hasko! Përcillet mes nderimesh për në banesën e fundit legjenda e ekranit dhe skenës

May 24, 2026
Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

Si duket pas 30 vitesh vrasësi i trefishtë Sokol Hoxha, e zbuluan në një burg në SHBA

May 24, 2026
Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

Sulmi pranë banesës së ambasadorit shqiptar në Kiev, MEPJ: Notë verbale Moskës

May 24, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Godoja (Pasardhësi) do shfaqet pas rrënimit!

May 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In