• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e PD, Zëri i Amerikës: Mbetën jashtë të vjetër dhe kritikë të Bashës

by Java News
27/05/2017 15:50
Albanian main opposition Democratic Party leader Lulzim Basha greets his Albanian opposition supporters during a protest as they block a road at the entrance of the capital Tirana, Monday, April 24, 2017. Albanian opposition supporters have blocked the country's main road links, demanding that a caretaker cabinet be allowed to govern until the parliamentary election in June. (AP Photo/Hektor Pustina)

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, zgjodhi të lerë jashtë listave të kandidatëve për deputet, me të cilët ai do të konkurrojë në zgjedhjet e 25 qershorit, mjaft nga figurat me një jetë të gjatë politike në këtë parti e që në të kaluarën kanë mbuluar funksione të rëndësishme partiake dhe zyrtare, shkruan Zeri i Amerikes.

Po ashtu jashtë mbetën dhe emra të rëndësishëm të cilët ishin shfaqur kritik me mënyrën se si zoti Basha ka drejtuar partinë këto katër vite si dhe nuk ishin pajtuar me zgjedhjen e tij për të bojkotuar zgjedhjet, kur nisi protestën për të kërkuar një qeveri teknike.

Në listat e dorëzuara pak pas mesnatës (kur afati zyrtar kishte kaluar) mungojnë emrat e Jozefina Topallit, ish nënkryetare e PD dhe për 8 vitet e PD në pushtet, kryetare e parlamentit, Astrit Patozit, ish nënkryetar i Partisë dhe ish kryetar i grupit parlamentar demokrat, apo ish ministrave Ridvan Bode, Arben Imami, Myqerem Tafaj, apo dhe Majlinda Bregu. Kjo e fundit së bashku me Eduard Selamin, ishin ndër zërat më të fortë kritikë ndaj zotit Basha për strategjinë e ndjekur prej tij muajt e fundit. Po ashtu jashtë janë lënë dhe emra që aktualisht janë në strukturat drejtuese të PD, dhe që ishin zgjedhur nga vetë zoti Basha.

Në një postim në Facebook, zonja Bregu shkruan se sipas saj në listat e PD ajën ata “që nuk lanë gjë pa bërë e thëne, sepse e deshën PD-në jashtë zgjedhjeve. Ata që s’thanë asnjë fjalë ose më saktë thanë bëma e bënë gjëma, për të justifikuar absurdin se PD jashtë zgjedhjeve kishte nisur ndërtimin e kantierit të Republikës së Re!! Ata që mbrëmë i ka zënë gjumi pa asnjë lidhje me PD e që në mëngjes janë zgjuar të renditur në vijën e parë të saj. Brenda janë ata që e donin PD jashtë!”, shkruan zonja Bregu.

Kreu demokrat, zgjidhi ndërkohë problemet me aleatët kryesorë. Drejtuesit e 5 partive do të jenë në vende të sigurta duke garuar nën siglën e PD, ndërsa do të përfaqësohen dhe me emra të tjerë por jo më në pozicione ku mendohet të kenë mundësi për të fituar.

Lista, e cila përmban shumë emra të rinj, duket se shënon një përpjekje të zotit Basha për t’i vënë vulën e tij Partisë demokratike, si një shkëputje nga forca politike që ai trashëgoi. Megjithatë lëvizja e tij përmban jo pak rrisqe. Gjithshka duket se do të varet nga rezultati që PD do të marrë në zgjedhjet e 25 qershorit, edhe sepse në korrik zoti Basha do të duhet të futet dhe në garën për kryetarin e Partisë pas skadimit të mandatit.

VOA

Next Post
Meta: LSI forcë e parë më 25 qershor, mundësi historike për t’i dhënë një shans të rinjve

Meta: LSI forcë e parë më 25 qershor, mundësi historike për t’i dhënë një shans të rinjve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Hungaria tregoi se ndjehej e pasigurt nga ikja prej Evropës

April 13, 2026
Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

Fondet e lojërave të fatit në shërbim të publikut, miratohen rregullat për financimin e projekteve sociale dhe inovacionit

April 13, 2026
U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

U rrit në hijen e “shefit Orbán” dhe e rrëzoi, njihuni me Péter Magyar. U bë i njohur nga një video në YouTube

April 13, 2026
Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash, temperaturat maksimale 28 gradë

April 13, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Tirana mirëpret Samitin e IV të Diasporës, sot Ceremonia e Mirëseardhjes në TKOB

April 13, 2026
“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In