• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista e barnave të rimbursueshme, shtohen 30 barna të reja

by Java News
28/03/2017 09:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 30 barna të reja. Këtë vit zgjerimi i listës së barnave është përqëndruar tek sëmundjet me përhapje të gjerë në popullatë si sëmundjet e zemrës dhe veshkave. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar të sëmurëve me tumor, për të cilët janë shtuar në listën e rimbursimit barna që shkurtojnë kohën e hospitalizimit të tyre. Më konkretisht, lista e re 2017 do të përfshijë barna:

Anti-diabetikë, barna kundër obezitetit në pacientët që vuajnë nga diabeti dhe sëmundje kardiologjike, për shërbimin e pediatrisë për Mukopolisakaridozë tipi VI, për kardiologjinë, të cilat e çojnë trajtimin e pacientit nga monoterapia në kombinime të terapive të ndryshme, për shërbimin e Nefrologjisë, për shërbimin e Psikiatrisë, për sklerozën e shumëfishtë recidive remitente, për shërbimin e reumatologjisë/dermatologjisë për sëmundjen e psoriazis, për onkologjinë, me rëndësi për pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale, të cilat shkurtojnë kohën e hospitalizimit.

Vendimi për zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme u mor në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Fondit dhe pritet të miratohet në Këshillin e Ministrave, ndërkohë që lista pritet të hyjë në fuqi më 1 maj 2017 dhe do të mbulohet nga FSDKSH.

Zgjerohen shërbimet me paketat shëndetësore

Me vendim të Këshillit Administrativ të Fondit janë zgjeruar dhe përmirësuar të gjitha paketat shëndetësore që mbulohen nga sigurimet shëndetësore si në spitalet publike ashtu edhe ato private.

Rishikimi i protokolleve të mjekimit të paketave shëndetësore është në funksion të lehtësimit të pacientëve dhe zgjerimit të shërbimeve që mbulohen brenda paketave që financohen 100% nga fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Përfitues janë pacientët që vuajnë nga dializa, të cilët do të përfitojnë dy paketa të reja, atë të fistulës dhe graftit, të cilat do të financohen plotësisht nga Fondi si në shërbimin publik ashtu edhe në atë privat. Gjithashtu janë shtuar disa ekzaminime të reja në paketën e dializës, në mënyrë që shërbimi i ofruar në paketë të jetë i plotë dhe tërësisht në sinkron me protokollet europiane të këtij shërbimi.

“Ndryshime të rëndësishme kanë pësuar edhe paketat e kardiologjisë dhe kardiokirurgjisë. Përpos interventit, nga dy ditë qëndrim në terapi intensive të parashikuar në paketat e mëparshme, tashmë janë tetë ditë qëndrim në terapi intensive për interventet e kardiokirurgjisë, që do të mbulohet financiarisht nga Fondi si në shërbimin publik ashtu edhe atë privat. Gjithashtu, për të gjashtë paketat që përfshihen brenda këtyre dy shërbimeve, janë shtuar ekzaminime të tjera, duke ofruar kështu një shërbim të plotë dhe cilësor për pacientët. E fundit por jo për nga rëndësia, është paketa e implantit koklear për fëmijët me probleme dëgjimi. Paketa që financohet nga Fondi do të përfshjë rishtazi përpos interventit edhe pajisjen e implantit koklear”, nënvizohet në njoftimin të shpërndarë për mediat.

ma.me

Next Post
Kapet skafi me 1.3 ton kanabis në Bari, arrestohen 2 shqiptarë

Drogë në det dhe në gomone, kapen 750 kg kanabis në Karaburun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In