• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lista/ Apartamente, toka, pallate e makina: Ja pasuria marramendëse që iu sekuestrua deputetit të PD dhe që i kalojnë shtetit

by Java News
03/05/2022 17:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndodh për herë të parë që t’i konfiskohet pasuria e një deputeti shqiptar. Ky është rasti i Kasëm Mahmutajt, deputeti i PD në Qarkun e Beratit, të cilit me vendim të Gjykatës së Posaçme, i janë sekuestruar pasuritë. Më konkretisht, bëhet fjalë për 2 pasuri të paluajtshme tokë truall, 1 automjet dhe apartamente në pronësi të deputetit, me dyshimin se kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal.

Në total, Gjykata e Posaçme ka konfiskuar në total 22 pasuri, që janë në pronësi të Gazmend Mahmutajt, familjarëve të tij në Berat apo lidhjeve miqësore e shoqërore të këtij subjekti. Referuar vendimit të gjykatës, tre vëllezërve Mahmutaj i janë sekuestruar një pallat, apartamente, automjete dhe disa ndërtesa që janë në proces legalizimi.

Pasuritë janë në emër të vëllezërve, Gazmend, Behar dhe Kasëm Mahmutaj. Në total janë sekuestruar 4 makina, 10 apartamente dhe ndërtesa, një në proces legalizimi, 3 sipërfaqe tokë truall dhe 1 pallat, duke i lënë në pronësi të familjes Mahmutaj vetëm 3 apartamente.

Njoftimi i Gjykatës:

VENDOS:

• Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
• Konfiskimin e pasurive të sekuestruara me vendimin nr.149 datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si më poshtë:
1. Pasuria nr.13/355, vol. 16, fq. 182, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 147.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
2. Pasuria nr.13/356, vol. 16, fq. 183, e llojit “Pallat”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat. me dosje nr.1745 datë 06.11.2006, në emër të shtetasve Kasëm Mahmutaj dhe Behar Mahmutaj.
3. Pasuria nr.13/241+1-5, vol. 2, fq. 114, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, rruga: “Dëshmorët e Kombit”, me dosje nr.720 datë 29.12.2016, në bashkëpronësi të shtetasve Liri Mahmutaj dhe Kasëm Mahmutaj.
4. Pasuria nr.13/241+1-2, vol. 2, fq. 111, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 41.40 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj.
5. Pasuria nr.13/241+1-9, vol. 2, fq. 118, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj.
6. Pasuria nr.13/356+1-3, vol. 16, fq. 186, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
7. Pasuria nr.13/356+1-1, vol. 16, fq. 184, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 88.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
8. Pasuria nr.13/356+1-2, vol. 16, fq. 185, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 106 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
9. Pasuria nr.18/126-DN, vol. 9, fq. 206, e llojit “Ndërtesë”, me sipërfaqe totale 177.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
10. Pasuria nr.27/209, vol. 14, fq. 132, e llojit “Truall”, me sipërfaqe totale 129.70 m2, ZK 8502, Bashkia Berat, në pronësi të Kasëm Mahmutaj.
11. Pasuria nr.44/44, vol. 6, fq. 94, e llojit “Arë”, me sipërfaqe totale 1.000 m2, ZK 2848, Bashkia Olltak, Berat, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
12. Pasuria e shtetasit Behar Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.721, datë 29.12.2016, Berat.
13. Pasuria e shtetasve Kasëm Bajram Mahmutaj dhe Liri Ismail Mahmutaj, në proces legalizimi me regjistër i deklaratave nr.Prot.720, datë 29.12.2016, Berat.
14. Pasuria e shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj, në proces legalizimi me formular para vitit 1993, nr.Prot.197, Berat.
15. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.7675, e datës 31.01.2015, lagjja “Çlirim”, Berat.
16. Pasuria e shtetasit Behar Mahmutaj, në proces legalizimi me vetëdeklarimin me nr.721, e datës 29.12.2016, Berat.
17. Automjet i llojit furgon, i markës “Fiat Iveko”, me targë BR5786A, me nr. shasie ZCFC3561005130096, në pronësi të shtetasit Behar Mahmutaj.
18. Automjet i llojit autoveturë, i markës “Mercedes Benz”, me targë AA291NK, me nr. shasie ËDB1680331J122871, në emër të shtetases Tatjana Mahmutaj.
19. Automjet me targë AA389BK, i markës “SSANGYONG”, viti i prodhimit 1956, tip kamionçinë, me nr. shasie KPTC0B1KS7P028674, në pronësi të shtetasit Kasëm Bajram Mahmutaj.
20. Automjeti i llojit autoveturë, me targë AA390BK, i markës “Kia”, me nr. shasie KNEBA24338T624708, në pronësi të shtetasit Kasëm Mahmutaj.
21. 50% e kapitalit të shoqërisë tregtare “P.T.E-BR” sh.p.k., e identifikuar me NUIS L62813001D, me adresë: lagjja “Uznovë”, rruga “28 Nëntori”, pallati nr.65, kati I, Berat, ku rezulton se për vitin 2016 ka fitim vjetor të deklaruar prej 1.550.040 lekë, për vitin 2017 ka fitim vjetor të deklaruar prej 309.912 lekë, për vitin 2018 ka fitim vjetor të deklaruar prej 274.269 lekë, ndërsa për vitin 2019 ka fitim vjetor të deklaruar 0 lekë.
22. Subjekti me NIPT K32515133U, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, me adresë: lagjja “Barrikada”, rruga “Antipatrea”, godinë një katëshe me nr. pasurie 3/6, zona kadastrale nr.8501, Berat.
23. Subjekti me NIPT K32515135N, i cili figuron i regjistruar me aktivitet në emër të shtetases Liri Mahmutaj, me adresë: lagjja “Dëshmorët e Kombit”, Berat, ne fushë veprimtarie shtypshkronjë, me datë regjistrimi 01.11.1999.
24. Subjekti me NIPT L32923001H, me emrin tregtar “Antipatrea Hotel”, me administratore shtetasen Ajda Mahmutaj dhe me ortak shtetasen Sanjola Mahmutaj.
25. Subjekti tregtar “Tatjana Mahmutaj”, me NIPT L53116001V, data e regjistrimit 16.07.2015, ndodhur ne Berat, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, rruga e Teqesë, pallati 85, pasuria me nr.13/241. Objekt i veprimtarisë “Studio Fotografike”.
• Kalimin në favor të shtetit të pasurive të konfiskuara.

• Revokimin/Heqjen e masës së sekuestros së vendosur me vendimin nr.149 datë 23.09.2020 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar mbi pasuritë:
1. Pasuria nr.13/241+1-6, vol. 2, fq. 115, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, në bashkëpronësi me shtetasen Liri Mahmutaj, përfituar me kontratën me nr.1148 Rep. dhe nr.242 Kol., datë 24.04.1996, në shumën prej 985.000 lekësh.
2. Pasuria nr.13/241+1-3, vol. 2, fq. 112, e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 64.00 m2, ZK 8501, Bashkia Berat, me dosje nr.721 Prot. datë 21.12.2016, në emër të shtetasit Behar Mahmutaj, blerë sipas kontratës datë 29.07.1996, në shumën 1.000.000 lekë.
3. Pasuri e shtetasit Kasëm Mahmutaj në qytetin e Tiranës, e përfituar me kontratën e porosisë të datës 25.06.2016, ku shtetasi Kasëm Mahmutaj, me aktin noterial nr.2332 Rep., nr.1021 Kol. Albana Mahmutaj ka bërë porosinë e një apartamenti me sip.124,9 (njëqind e njëzet e katër presje nëntë) m2, sipërfaqe e përbashkët 17.2 (shtatëmbëdhjetë presje dy) m2, me një çmimin të përcaktuar midis palëve 54.000 (pesëdhjetë e katër mijë) euro, tek Shoqëria Ndërtuese Investituese “TEXNOKAT” sh.p.k., përfaqësuar nga administratori Luan Bogdani, Tiranë.

• Konform nenit 31 paragrafi 4, 5, 6 të ligjit nr.34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara e të konfiskuara”, ndryshuar me ligjin nr.19/2019 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.34/2019 “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara”, shpenzimet gjyqësore dhe të administrimit të pasurive të sekuestruara, të mbeten siç janë bërë.
• Për administrimin e pasurive të konfiskuara ngarkohet Agjensia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Një kopje e këtij vendimi, pasi të marrë formë të prerë, t’i dërgohet brenda 24 orëve Agjensisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.
• Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 ditëve nga marrja dijeni apo njoftimi i vendimit./m.j

Next Post
“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”/ Kapllanaj, deputeti i Bashës bën ‘prapakthehu’: U nxitova

“Janë themelet e një partie të re”/ Kapllanaj për 30 prillin: Kuvend familjar i Berishës! U rikthyen ata që shkaktuan humbjen në zgjedhje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

“Fonde të hedhura dëm, nuk po sjell përfitime ekonomike”, Milano proteston kundër Lojërave Olimpike Dimërore 2026

February 7, 2026
“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi, procesi zgjedhor është farsë!”, akuzat e Berishës nga foltorja në Kamzë

February 7, 2026
Shpalosur Flamuri kombëtar 800 metra katrorë në Myzeqe

Flamuri jetim…

February 7, 2026
Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

Bisedimet për paqe Ukrainë-Rusi, Zelensky: Macron kërkon dialog alternativ me Rusinë për t’i dhënë fund luftës

February 7, 2026
“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

“Më jep 6.600 € ose do të merzis jetën”/ Kërcënoi e shantazhoi futbollisti, procedohet trajneri nga Kosova

February 7, 2026
Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

Pse fjalët e Ulsi Manjës prodhojnë përherë debat publik?

February 7, 2026
Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

Familje e re për fëmijët pa kujdes/ Ligji i ri parashikon të krijohen familje kujdestare profesionale

February 7, 2026
Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

Berisha me demokratët në Kamëz: Prej 12 vitesh jeni diskriminuar nga pseudokryetari! Të rrëzojmë këtë qeveri

February 7, 2026
Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

Tragjedi në Alpet Italiane, dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë nga ortekët në 24 orë

February 7, 2026
Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

Ndalohen dy persona të dyshuar në lidhje me sulmin me armë ndaj gjeneralit rus në Moskë

February 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In