• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Liruan trafikantin që u kap me 5 ton drogë, KLD zbarkon në Gjykatën e Vlorës

by Java News
12/10/2017 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi nga paraburgimi i nje trafikanti qe ishte kapur me 5 ton droge, ka bere qe KLD te nis nje inspektim te thelluar ne Gjykaten e Vlores. Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehet se ka ndjekur me vëmendje informacionet e transmetuara në median e shkruar dhe vizive mbi lirimin nga paraburgimi të shtetasit R.A të hetuar, në masë sigurie arrest me burg, për mbi 5 tonë lëndë narkotike në fshatin Llakatund, Vlorë, duke theksuar se vendimi gjyqësor për lirimin e tij, dhënë nga gjyqtari A.B. i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka probleme serioze me ligjin.

“Ne këto kushte, pasi u shqyrtuan paraprakisht të dhënat e transmetuara në media, si dhe kuadri ligjor në fuqi, konkretisht dispozitat e Ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në RSH”, është çmuar se ka vend për verifikimin e rastit në fjalë. Inspektorati i KLD-së, ka filluar verifikimit për mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme që hedhin dritë mbi faktet e ekspozuara në ankesën publike, duke i kërkuar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë paraqitjen e të gjitha vendimeve dhe procesverbaleve mbi procesin gjyqësor të zhvilluar ndaj të pandehurit R.A lidhur me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” dhe lidhur me lirimin e tij nga paraburgimi”, thuhet në njoftimin e KLD.

Ngjarja 

Vetem pak ditë më parë, Skënder Haluci ngriti shqetësimin se në gjykatë përfundojnë vetëm peshqit e vegjël. Por lirimi i një të arrestuari për mbi 5 tonë hashash vërtetoi të kundërtën, duke e vënë atë dhe gjykatën që ai drejton në një pozicion të rënduar para opinionit publik.

Pas vendimit të gjyqtarit Arqile Basho, që çoi në shtëpi me garanci pasurore Rakip Arapajt, Haluci pranon se Gjykata e Vlorës e ka humbur betejën me trafikantët e drogës.

“Jam në dijeni se ditën e premte është zëvendësuar masa e sigurisë për një të dyshuar që ishte për drogë dhe disa armë luftarake”, ka deklaruar Haluci në një intervistë telefonike për Top Channel.

Cili është komenti juaj pas këtij vendimi?

“Komenti im është se rrjeta e gjykatës u ça nga peshkaqenët e trafikimit të lëndëve narkotike, që do të thotë se një i paraburgosur për drogë sot është jashtë”, ka thënë Haluci.

Kush janë peshkaqenët?

“Peshkaqenët janë ata që organizojnë trafikun e drogës”, ka thënë kryetari i Gjykatës së Vlorës.

Por ndërsa Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka nisur ende inspektimet në Gjykatën e Vlorës, Haluci shprehet në pritje të kontrolleve për këtë vendim. “Jam i gatshëm që kur të nisin inspektimet t’u dorëzoj vendimin”, ka thënë Haluci.

Nga ana tjetër, prokuroria pohon se do ta kundërshtojë në Apel lirimin e Arapajt, i arrestuar në fshatin Drithas, Llakatund, si i dyshuar për prodhim të mbi 5 tonëve hashash dhe 2.5 litrave vaj hashashi.

Por ndërsa dy gjykata e lanë në “arrest me burg” të dyshuarin, Gjykata e Vlorës e rivlerësoi masën, duke e lënë atë në gjendje të lirë, me një garanci shtrënguese prej 1 milion lekësh. Ose 208 herë më pak sesa vlera monetare e 5 tonëve hashash në tregun ilegal të trafikut të drogës.

 

Next Post
Renditja/ Kush janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri (një grua dhe një deputet në listë)

Gati 90% e parave të emigrantëve hyjnë në Shqipëri nga Italia dhe SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In