• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Liroi Endrit Doklen, Ilir Pajën e Hekuran Billën/ ILD kërkon shkarkimin e gjyqtarjes së Krujës, pas Markelian Kuqos

by Java News
11/12/2020 13:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha.

ILD ka hetuar Hoxhën dhe ka dalë në përfundimin se gjyqtarja ka shkelur detyrën.

Enkeleida Hoxha liroi me kusht para kohe personazheve të njohur të botës së krimit, ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen, Ilir Pajën apo Hekuran Billën.

Sipas raportit hetimor të ILD, gjyqtarja e Krujës ka dhënë 6 vendime në harkun kohor të maj 2017- nëntor 2019 që përbëjnë akte që diskreditojnë figurën e gjyqtarit.

Tashmë KLGJ do të mblidhet për të shqyrtuar këtë kërkesë të ILD, ashtu si në rastin e Markelian Kuqos, gjyqtarin e Korccës që liroi para kohe me kusht Gert Gjinararin.

ILD konstaton se gjyqtarja Hoxha ka kryer procese tërësisht të njëanshme teksa kujton se ajo ka gisht edhe në një vrasje të këtij viti, Hekuran Billës të cilin e liroi edhe këtë para kohe me kusht dhe në fund u ekzekutua.

 

 

Në janar të këtij viti po ashtu ishte ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj që kërkoi ndjekje penale për gjyqtaren Hoxha pasi liroi me kusht para kohe ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Doklen.

PJESË NGA RAPORTI I ILD:

Vrasja e shtetasit Hekuran Billa më 11 qershor 2020 e transmetuar nga media bashkë me të dhëna mbi gjendjen gjyqësore dhe lirimin para kohe të tij, e nga i njëjti magjistrat, lirimi para kohe me kusht edhe për të dënuar të tjerë si Ilir Paja apo Endrit Dokle, kanë bërë që Inspektori i Lartë i Drejtësisë të verifikojë, e më pas të nisë hetimin disiplinor me iniciativë ndaj gjyqtares së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë Enkeleida Hoxha, për shkelje të rënda profesionale që diskretitojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në raportin hetimor të ILD, që ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor, renditen argumenta se gjyqtarja Enkeleida Hoxha:

–       Ka kryer shkelje të rënda profesionale, në funksion të zgjidhjes së parregullt të çështjeve gjyqësore penale

–       Ka mospërmbushje të pajustifikuar të funksioneve gjatë gjykimit

–       Veprime dhe sjellje që kanë sjellë përfitim të padrejtë për palët në një proces gjyqësor në kundërshtim me ligjin

–       6 vendime të dhëna prej gjyqtares në harkun kohor nga maj 2017- shkurt 2019, përbëjnë akte që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit

–       Ka zhvilluar procese gjyqësore tërësisht të njënashme dhe në kundërshtim flagrant me dispozitat materiale dhe procedurale penale

Në raportin hetimor që ndodhet në KLGJ, konstatohet kryerja e shkeljeve disiplinore nga ana e magjistrates me dashje direkte, me pasojë lirimin e një të dënuari që përbën rrezik për komunitetin, nxiti akte me natyrë hakmarrje, që rezultoi me ekzekutimin e shtetasit Hekuran Billa, me pasojë të mëtejshme rrezikun që kjo sjellje e papërshtatshme e magjistrates, të ndiqet si shembull nga magjistratë të tjerë.

Bazuar në faktin që shkelja disiplinore në rastin konkret përbën “Shkelje shumë të rëndë disiplinore”, që diskrediton pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës, Inspektori i Lartë i Drejtësisë i propozon Këshillit të Lartë Gjyqësor që ndaj magjistrates Enkelejda Hoxha të jepet masa disiplinore“Shkarkim nga detyra”, e parashikuar nga neni 111 i ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar.

g.kosovari

Next Post

"Nga pajisjet mjekësore, te bizneset", Justifikohet Presidenca: Ja pse Meta i kthen Kuvendit "Buxhetin 2021"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kartoni i kuq i Bamir Topit

Kartoni i kuq i Bamir Topit

November 1, 2026
“100 mijë lekë për kokë”! Balla akuzon PD për financimin e protestuesve: Berisha tentoi të digjte selinë e PS

“Nuk qëllohet mbi Policinë, or trim”, Balla nxjerr videon nga protesta: Asnjë veprim i paligjshëm nuk do të mbetet pa vendosur autorin para ligjit!

November 1, 2026
Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

Atentati me eksploziv ndaj Beqir Devollit, ja rolet e 4 autorëve të dyshuar të vrasjes

November 1, 2026
Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

Aksident i rëndë në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë/ Përplasen tre makina, një person përfundon në spital

November 1, 2026
Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

Bullgaria vendos mes Moskës dhe Brukselit, Yliana Yotova fiton garën presidenciale, ja rezultatet nga sondazhet

November 1, 2026
Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

Negociatat për Hormuzin, Irani pret përgjigjen e SHBA-së dhe kërcënon me sulme ndaj anijeve luftarake amerikane

November 1, 2026
“Opozita peng e Berishës”- Rexhaj: Rama kërkon të instalojë mekanizmin e ‘llogaridhënies qytetare’, fokusi te komunikimi me njerëzit!

Rexhaj: Në Serbi e majta dhe e djathta bashkohen për një kauzë, në Shqipëri ndodh e kundërta

November 1, 2026
Popullor, pa popull fare

Popullor, pa popull fare

November 1, 2026
Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

Alarmi i ekspertit: Mielli për ëmbëlsira përdoret për bukë, ndërsa buka e zezë ngjyroset

November 1, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Pushtetit i afrohen ata që nuk e meritojnë!

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In