Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave është vendosur që të lirohet nga detyra, prefekti i Qarkut të Kukësit, Agron Geca.
Në vend të tij, qeveria ka miratuar emrin e Dritan Baji, i cili do të mbajë postin e prefektit.
Mjeku radiolog Agron Geca mbante postin e prefektit të qarkut Kukës prej dhjetorit 2023.
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5 të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Agron Geca, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Dritan Baji emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.