• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirohen të gjithë biznesmenët e arrestuar për mashtrimit me TVSH-në, Gjykata kundër tatimeve

by Java News
01/10/2019 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një vendim i marë 7 ditë më parë në Gjykatën e Apelit Tiranë, ka sjellë kthimin përbys të dosjes penale kundër 16 biznesmenëve të arrestuar nga prokuroria e Tiranës për skemën e mashtrimit me rimbulsimin e TVSH-së nga tatimet. Vendimi i dhënë nga një trupë gjykuese e kësaj gjykate i cilëson arrestimet e biznesmenëve nga ana e policisë dhe prokurorisë së Tiranës, si të paligjshme dhe të nxituara në kohë. Vendimi nuk cënon prishjen e procesit hetimor të nisur që prej muajit gusht 2019 nga prokuroria e Tiranës, por thotë se ndalimet e personave janë të paligjshme, dhe për pasojë ka rrëzuar masat e sigurisë “arrest shtëpie” dhe “arrest në burg 20 ditor”, për të gjithë të arrestuarit. Pas këtij vendimi asnjë nga biznesmenët dhe personat e tjerë të arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, nuk ndodhet në qeli, por janë të lirë. “Shqiptarja.com” mëson se pjesa më e madhe e të arrestuarve kishin apeluar vendimin e shkallës së parë, duke kërkuar se arrestimet ishin kryer në mungesë të hapur të provave dhe ishin “Nul”. Kërkesa e tyre është pranuar nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Ritvan Hado,ku me shumicë votash është vendosur konstatimi i paligjshëm i arrestimeve. Në sallën e gjyqit prezent ishin të gjithë personat e arrestuar nga policia dhe prokuroria e Tiranës, ku pas dhënies së vendimit të gjithë ata janë liruar.Pavarësisht këtij vendimi, prokuroria e Tiranës vijon hetimet për këtë çështje, ku përllogaritet një dëm i madh ekonomik në arkën e buxhetit të shtetit. Kjo është dosja e dytë që dështon në caktimin e masës së sigurisë në gjykatë, kjo për sa i përket dy operacioneve të kryera nga policia për arrestimin e biznesmenëve për biletat e autobuzit dhe rimbulsimi i TVSH.

Mes të arrestuarve dhe Paqsor Buzi

Ka rezultuar se mes 15 biznesmenëve të arrestuar si pjesë e një skeme të dyshuar mashtrimi me TVSH-në është edhe administratori Paqsor Buzi i G.P.G Company -fituesja më e madhe e projekteve të “Rilindjes Urbane” të qeverisë me vlerë mbi 28 milionë euro. Buzi, u la në “arrest në burg 20 ditor” nga gjykata e Tiranës, por Apeli vendosi lirimin e tij, duke me cilësuar arrestimin të paligjshëm. Kontraktori më i madh i qeverisë në projektet e Rilindjes Urbane, Paqsor Buzi i kompanisë së ndërtimit G.P.G u arrestua në fillim të shtatorit 2019 si pjesë e një grupi biznesmenësh që dyshohet se janë përfshirë në një skeme mashtruese me tatimin mbi vlerën e shtuar, TVSH.Buzi, i cili është njëherazi administrator dhe aksioner me 50 për qind, i kompanisë së ndërtimit “G.P.G Company” sh.p.k u arrestua bashkë me 16 biznesmenë të tjerë në Tiranë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.Biznesmenët akuzohen se prodhonin fatura fiktive shit-blerjesh me qëllim përfitimin e TVSH-së. Sipas njoftimit të Policisë së Tiranës, vlera e faturave fiktive është 182.6 milionë lekë me një dëm prej 25.7 milionësh si rimbursim TVSH-je për buxhetin e shtetit. Ka rezultuar se në skemën e mashtrimit janë përfshirë 50 kompani të fushave të ndryshme dhe përveç 16 personave të arrestuar, nga prokuroria në atë periudhë u shpallën në kërkim edhe 35 të tjerë.Mashtrimi me TVSH-në është një ndër krimet ekonomike më të shpeshta në Shqipëri, por hetimet në të shkuarën kanë dështuar të zbulojnë apo ndëshkojnë “arkitektët” e këtyre skemave. Në janar 2019, Prokuroria e Tiranës arrestoi një grup administratorësh të kompanive fiktive për një skemë të ngjashme me dëm 18 milionë euro, por bizneset VIP që u tha se ishin pjesë e skemës, nuk janë identifikuar ende.Sipas Prokurorisë, skema më e fundit mashtruese është realizuar prej vitit 2017 përmes  pesë kompanive “fantazmë”, të cilat ndonëse rezultonin me aktivitet dhe xhiro zero në Drejtorinë e Tatimeve, prodhonin fatura multimilonëshe përmes transaksioneve fiktive për llogari të kompanive të akuzuara.“Nga analizimi i librave të blerjes rezultoi se shoqëria në total nuk ka kryer asnjë blerje ose importe, sipas deklarimeve të subjektit në organin tatimor. Subjekti gjithashtu nuk ka berë asnjë deklarim tjetër në organin tatimor,” thuhet në njoftimin e policisë.

Dëshmia e bojaxhiut

Mes personave të arrestuar nga prokuroria ka qënë dhe Drilon Bareti 31 vjeç nga Shkodra me profesion Bojaxhi, por me letra rezulton të jetë pronar i kompanisë“E.B.A. NDERTIM shpk”. “Deklaroj se me profesion jam bojaxhi, merrem edhe me gipse. Pra punoj ku ka punë bashkë me një shokun tim, që e quajnë Albert Marku. Pra, afro një vit e gjysmë kam pasur një fatkeqësi familje dhe më duhej një shumë parash dhe i kam kërkuar ndihmë një fqinjit tim, që e quajnë Vildan Saiti.Ai më tha që kam një shokun tim që ka një problem dhe do të nxjerrë një licencë për të hapur magazina dhe të ndihmon me para. Pas dy ditësh më ka marrë në telefon Vildani dhe më tha të shkoj te kafe ‘Europa’ se ka ardhur ai shoku.Shkova te kafja dhe takova shokun e tij që m’u prezantua me emrin Vildan, por emri i tij është Ned Limllari, i cili ka qenë i shoqëruar nga një person tjetër dhe më ka dhënë fillimisht 150 mijë lekë të reja duke më thënë se do të hapë disa magazina për lëndë ndërtimi, por duhet që regjistrimi të bëhej në emrin tim në QKB.Ok i thashë, por nuk dua të kem probleme me shtetin, pasi në të kundërt do të tregoj gjithcka. Ok më tha ai. Ai më tha se do të marrësh 30 mijë lekë në muaj për pesë vite. Kam shkuar në disa zyra dhe kemi nxjerrë dokumente. Ditën tjetër ka ardhur sërish Nedi dhe pasi ka bërë një pagesë në Shkodër në një bankë ka shkuar te Tatimet. Nedi ka marrë dy kuti me fatura tatimore, pas kësaj është larguar.Më pas nuk e kam takuar asnjëherë Nedin, sqaroj se para dy viteve, Vildani më ka thënë se meqë kam të regjistruar shumë makina në emrin tim, a mund të bëj një akt shitje në emrin tënd, të jap 200 euro. Në kushtet e gjendjes së vështirë ekonomike, i thash ok por nuk dua të kem probleme.Shkuan te një notere bëmë letrat dhe firmosa ca letra, por edhe sot makina është në emrin tim, por e mbanë Vildani. Nuk kam pasur asnjë biznes, pasi mezi siguroj bukën e gojës, jam i penduar për letrat që firmosa, por nuk u dhashë rëndësi ndaqë më duheshin paratë”-deklaroi Drilon Bareti.

Vendimi i Shkallës së Parë

“Arrest shtëpie”

1.Paqsor Buzi,aksioner me 50% i G.P.G Company arrest shtëpie

2.Astrit Lala,kompania Leksi “Security 1” arrest shtëpie

3.Haxhi Sala,kompania Leksi “Security” arrest shtëpie

4.Ilia Dimo,kompania “IBS sh.p.k” arrest shtëpie

5.Shkëlqim Prodani,kompania “Red Black” arrest shtëpie

6.Shpresa Joanidhi,kompania “Shpresa” sh.p.k arrest shtëpie

7.Rabi Kurti,kompania “Kurti Construction” arrest shtëpie

8.Riza Roshi,kompania “Dorgen” sh.p.k arrest shtëpie

9.Rrapo Baduni,kompania “Bani/s” arrest shtëpie

Arrest me burg 20 ditë

10.Besnik Pelivani, kompania e ndërtimit “A.B.BE” 20 ditë burg

11.Fatmir Firi, kompania “Arb &Trans Sh.p.k” 20 ditë burg

12.Ardian Bejko, kompania “Babeko Trans” 20 ditë burg

13.Vasil Korita, kompania “Medi Pharma” 20 ditë burg

14.Vangjush Mbriçe, kompania “C.E.C Group” 20 ditë burg

15.Mhill Ndreca, kompania “Kombeas” 20 ditë burg

Hetim në gjendje të lirë

1.Përparim Hasani

2.Albert Ahmet /l.m

Next Post
Shqiptarët ndër kursimtarët më të mëdhenj të Europës, por me të ardhura shumë minimale

Shqiptarët ndër kursimtarët më të mëdhenj të Europës, por me të ardhura shumë minimale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 9 Shkurt 2026

February 8, 2026
Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

Të dehur në timon dhe tentativa korrupsioni, 6 të arrestuar në Durrës

February 8, 2026
Problematika në bashkinë Tepelenë, rrezikohen disa banesa nga shkarja e dherave në fshatin Nivicë

Sërish rrëshqitje dherash në Currila të Durrësit, bllokohet aksi që të çon drejt Kallmit

February 8, 2026
Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

Rama: Me këtë brutalitet vetë Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror!

February 8, 2026
Në Shqipëri rihapet sot zyrtarisht TikTok, vendimi merret në Këshillin e Ministrave

Rama: Rihapja e TikTok-ut jo dorëzim e mbyllje sysh, vendosen filtra për mbrojtjen e fëmijëve

February 8, 2026
Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

Ushtria ruse ngadalëson në Ukrainë, shkak i ftohti dhe mungesa e Starlink

February 8, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë!

February 8, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

“Amnistia Penale, lirim i menjëhershëm për 447 të burgosur”/ Rama: Zgjidhje e qartë politike

February 8, 2026
Nis gjykimi i ish-udhëheqësve të UÇK, 312 dëshmitarë dhe 56 mijë faqe me akuza

Momenti vendimtar në Hagë po afrohet, a do të shpallen të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së?

February 8, 2026
“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

“GJK lejoi rimarrjen peng të qeverisë”, Rama për vendimin ndaj Ballukut: U bëmë shembull i një budallallëku botëror

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In