• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Shqiptarët ndër kursimtarët më të mëdhenj të Europës, por me të ardhura shumë minimale

by Java News
01/10/2019 08:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqiptarët vërtet rezultojnë që janë më të varfrit e Europës për të ardhurat për frymë, por kur vjen puna te kursimet që ata kanë në banka, situata është krejt tjetër.

Vlera e parave të depozituara në banka në fund të vitit 2018 ishte sa 67.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar. Në raport me vitet e mëparshme, treguesi ka ardhur në ulje (rekordi ishte në 2016-n, me 72.8%), po këtu ka dhënë ndikim zhvlerësimi i euros, pasi depozitat totale raportohen në lekë dhe ulja e depozitave me afat në lekë, si rrjedhojë e uljes së normave të interesit të monedhës vendase.

Ndonëse në rënie, treguesi i stokut të depozitave që janë në banka, ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto është i 12-i në Europë, duke ia kaluar dhe shteteve të zhvilluara si Italia, teksa është dyfishi i Gjermanisë. Gjermanët p.sh. kanë në banka depozita në vlerën sa 30% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të atij shteti.

Të dhënat janë bërë të ditura në Anketën për Sistemin Financiar, të publikuar nga FMN, ku përfshihen shifra nga të gjitha vendet e botës dhe që janë përpunuar nga ‘Monitor’ vetëm për Europën.

Në rajon, Shqipëria mban rekord. Pas nesh renditet Maqedonia e Veriut (56.2%), Bosnjë-Hercegovina (52.9%), Mali i Zi (52.4%) dhe më e varfra sa u takon kursimeve është Serbia (46.9%).

Ndonëse e varfër, Shqipëria është karakterizuar gjithnjë nga nivele të larta depozitash, e lidhur kryesisht me prurjet që vijnë nga emigrantët (në gusht dhe dhjetor ka gjithnjë një rritje të fortë të kursimeve në banka) si dhe me informalitetin e lartë, nga korrupsioni, apo dhe tregtimi i produkteve të ndaluara. Në përgjithësi, shqiptarët janë të prirë që të kenë para mënjanë për ditë të vështira. Në total, në bankat shqiptare në fund të muajit gusht kishte mbi 1 trilion lekë depozita. Pjesa më e madhe e kursimeve, rreth 54% e tyre janë në valutë, kryesisht në euro.

Shtetet që kryesojnë renditjen në Europë, janë Zvicra, Mbretëria e Bashkuar, Malta, që e kanë këtë tregues më shumë se 100% të PBB-së, por më shumë se me qytetarët e pasur, kjo është e lidhur me zhvillimin e industrisë bankare të këtyre vendeve, ku Zvicra p.sh. është e njohur si parajsa e të pasurve, pasi ruan me fanatizëm të dhënat e bankave të saj, çka është bërë shumë herë shkak për konflikte me vendet e Bashkimit Europian.

Ndryshe nga shqiptarët, që kursejnë dhe qindarkën e fundit, vendet e zhvilluara të Europës, që shquhen për politika sociale ndaj qytetarëve të tre, kanë nivele të ulëta depozitash, shkruan ‘monitor’. Finlanda ka nivelin më të ulët të kursimeve në banka në Europë, me vetëm 24.65 të PBB-së, Austria me 27.5%, Gjermania 30%, Franca 39.4%, Norvegjia, 41.5%. Qytetarët e këtyre vendeve kanë pensione të larta, shërbim mjekësor të garantuar, lehtësi të shumta kur dalin në pension, çka bën që ata të mos priren të kursejnë gjithë jetën për të pasur mënjanë fonde që mund t’iu duhen në ditë të vështira. /l.m

Next Post
Ikën i nxehti përvëlues, nesër priten reshje të dobëta

Faqet e para të gazetave, e martë 1 tetor 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

Pagat e magjistratëve, 5 vite përplasje me qeverinë! Si nisi konflikti dhe pse u bllokuan rrogat

September 9, 2026
“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

“Fjalim i mësuar përmendësh”/ Përplasje e ashpër në studio mes Valterit dhe Mehmetit: I del krah komunistit të fundit, Berishës!

September 9, 2026
Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

Putin, Trump dhe Xi në një tryezë? Kremlini zbulon planin për samitin trepalësh

September 9, 2026
Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

Eksperti: Lufta në Lindjen e Mesme po prek edhe qytetarët, nafta po arrin rekorde

September 9, 2026
Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

Kaos! Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Elbasanit”, rëndohet trafiku

September 9, 2026
“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

“Edhe bar do hamë dhe gjak do derdhim”, aktivisti i “Revolucionit Flamingo” paralajmëron reagime ndaj deputetëve (VIDEO)

September 9, 2026
Balla: Investimi 4 miliardë euro në Zvërnec është në tokë private, projekti respekton 100% natyrën

Balla ironizon përçarjen mes protestuesve (VIDEO)

September 9, 2026
VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

VIDEO/ “Largohu!” Protestuesit rrethojnë dhe godasin makinën e qytetarit pranë Piramidës

September 9, 2026
“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

“U godit nga droni”/ Avioni me Zelenskyn në bord në rrezik gjatë ngritjes nga Moldavia

September 9, 2026
Shkodër/ Përshtatën dy banesa për kultivimin e drogës, arrestohen 2 persona

Vidhet makinën në Pogradec, e kishte lënë pronari me çelësat brenda, arrestohet autori

September 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com