• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Lirohen dy gazetarët e Reuters që ishin burgosur në Mianmar

by Java News
07/05/2019 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy gazetarë të Reuters, të cilët ishin burgosur në Mianmar pasi ishin dënuar se kanë thyer Aktin Zyrtar të Sekreteve, u liruan nga burgu në qytetin Yangon këtë të martë pasi që kaluan 500 ditë në burg.

Dy gazetarët, Wa Lone, 33 vjeç, dhe Kyaw Soe Oo, 29 vjeç, ishin dënuar në shtator, me shtatë vjet burgim. Kjo çështje ngriti reagime të mëdha të diplomatëve ndërkombëtarë në Mianmar, një vend i cili është ka shënuar progres në demokraci, raporton Reuters.

Ata u liruan nga amnistia presidenciale. Presidenti Win Myint ka falur mijëra të burgosur të tjerë, në një valë të madhe faljesh që filluan nga muaji i kaluar.

Është një traditë në Mjanmar, që t’i lirojnë të burgosurit e tyre, për nder të festës së Vitit të Ri, që me traditat e vendit, është data 17 prill.

Reuters, në atë kohë pati reaguar, se dy gazetarët e saj nuk kishin kryer krim dhe u burgosën padrejtësisht.

“Jam shumë i lumtur dhe i emocionuar që do ta shoh familjen dhe kolegët e mi. Nuk mund të pres që të shkojë në zyrën e lajmeve” tha Wa Lone, njëri nga të liruarit.

Ndërsa Kyaw Soe Oo, nuk foli për media ishte gjatë gjithë kohës i buzëqeshur dhe i lumtur. Para arrestimit të tyre, ata po hetonin rastin e vrasjes së 10 myslimanëve nga forcat e sigurisë, të cilët i përkisnin besimit budist, gjë që kishte nervozuar qeverinë e vendit.

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Bakayoko tërbon Gattuson në Milan-Bologna, trajneri: Ia tregoj unë. Mesfushori: Ja si qëndron e vërteta

VIDEO/ Bakayoko tërbon Gattuson në Milan-Bologna, trajneri: Ia tregoj unë. Mesfushori: Ja si qëndron e vërteta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com