• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

VIDEO/ Bakayoko tërbon Gattuson në Milan-Bologna, trajneri: Ia tregoj unë. Mesfushori: Ja si qëndron e vërteta

by Java News
07/05/2019 10:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pa u qetësuar mirë ujërat nga vonesa e së mërkurës së kaluar që u kushtoi kuqezinjve grumbullimin, Tiemue Bakajoko shndërrohet përsëri në problem për Xhenaro Gatuzon.

Në minutën e 23-të, Lukas Bilia dëmtohet. Argjentinasi shtrëngon dhëmbët për të provuar të rifutet në lojë, por edhe për t’i dhënë mundësi shokut të skuadrës që do ta zëvendësojë që të përgatitet. Në një moment të parë, trajneri kuqezi i bën thirrje Bakajokos që të nisë me ushtrimet, por ai vonohet.

Ngadalësia në lëvizje e francezit nervozon Rinon, i cili njofton Hoze Maurin se do të jetë ai që do të marrë vendin e Bilias, shkruan panorama. Ndërkohë, Bakajoko që kishte nisur përgatitjen dhe kupton qëllimin e teknikut 41-vjeçar dhe kthehet i tërbuar mes rezervave.

dggfgf

Fjala e fundit i mbetet 24-vjeçarit, i cili në anglisht i thotë: “Fuck Off!” (ang: Ik pirdhu). Gatuzo e dëgjoi ofendimin, por me një qetësi olimpike, i bën me shenjë lojtarit se do të flasin përsëri në dhomën e zhveshjes, por me sa u tha pas takimit të djeshëm, trajneri s’foli me lojtarin.

Ndërkohë nëpërmjet një deklarate në rrjetet sociale pas ndeshjes, mesfushori 24-vjeçar, ka dhënë version e tij të zënkës me Gatuzon duke shkruar…

REAGIMI I BAKAJOKOS: 

“Për disa javë, media ka folur për mua, por unë kam vendosur të mos them asgjë dhe të vazhdoj të punoj. Por, ajo që ndodhi dje dhe interpretimin që po përpiqemi t’i japin më detyron të përgjigjem menjëherë sepse nuk pranoj të konsiderohem një lojtar, i cili ka refuzuar të hyjë në fushë kur kërkohet nga trajneri dhe i cili nuk respekton klubin dhe shokët e tij. E fillova nga stoli, isha gati të jepja 200% edhe në qoftë se kisha do kisha luajtur vetëm 5 minuta.

Kur Lukas Bilia, u lëndua më thanë që të bëhesha gati për zëvendësim dhe kështu bëra. Unë u përgatita menjëherë dhe bëra 2-3 minuta nxemje.

Më vonë më thanë të kthehem në stol, e gjitha ndodhi në minutat 23’ dhe 26’. Kur u ula në stol trajneri mu kthye mua dhe unë nuk bëra asgjë, vetëm përsërita fjalët e tij, asgjë më shumë. Ta jeni të qartë një gjë: Kurrë nuk refuzova të zbres në fushë dhe kurrë nuk u vonova duke bërë nxehje, për mua pamjet flasin qartë”, shkroi Bakajoko në “Twitter”.

Bakajoko

Next Post
Një tjetër hapësirë e degraduar në Tiranë po shndërrohet në kënd lojërash

Një tjetër hapësirë e degraduar në Tiranë po shndërrohet në kënd lojërash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com