• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Lirimi Konjarit/ Pas letrës së amb. franceze reagon Manjani: Ndjesë, do inspektojmë vendimin

by Java News
18/03/2016 18:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas letrës publike të ambasadës franceze në Tiranë, drejtuar krerëve të institucioneve të drejtësisë, ku shprehej shqetësimi për lirimin nga burgu të Domart Konjarit, i njohur ndryshe edhe si një nga pjesëtarët e ish-bandës së “Rrugës Bardhyl” në Tiranë, ka reaguar Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani. Ai ka shprehur ndjesë publike për vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, që sipas tij, ka vënë në diskutim vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze.

“Kërkoj një ndjesë publike pavarësisht që nuk më takon mua në kuptimin ligjor, por sidoqoftë ndjesën duhet të tregojmë si shtet, si komb si shoqëri, të cilën kemi ende luksin të diskutojmë vlefshmërinë, juridiksionin apo legjitimitetin e gjykatave franceze, të cilat janë gjykata në kuptimin e besueshmërisë dhe funksionimit, gjykata me super standard. Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë“, shprehet Manjani.

Megjithatë Ministri i Drejtësisë i ka mundësitë ligjore të kufizuara për të ndërhyrë në vendimin e Gjykatës, Manjani paralajmëron nisjen e inspektimit ndaj Gjykatës së Krimeve të Rënda të Apelit, që çuan në lirimin e 42 vjeçarit të dënuar me 10 vite burg nga drejtësia franceze.

“Kam biseduar me Ministrin e Brendshëm, me autoritetet e Policisë së Shtetit, me Prokurorin e Përgjithshëm, për të gjetur të gjithë zgjidhjen e nevojshme që të vendoset në vend ajo gafë që unë besoj se ka ndodhur në kuptimin substancial në Gjykatën e Krimeve të Rënda të Apelit. Sigurisht që Ministri i Drejtësisë i ka mundësitë ligjore të kufizuara, sepse procedimi disiplinor që mund të nisi lidhet vetëm më çështje procedurale. Pra Ministri mund të mos jetë dakord me thelbin e vendimit por nuk është autoriteti që e ndryshon. Patjetër që po kjo është detyra ime të inspektojë për çdo gjë. E kam thënë dhe kam vullnet të fort që të inspektoj çdo çështje e cila shfaqet si shqetësim në opinionin publik, ashtu siç shfaqet edhe si shqetësim i bashkëpunimit në qeveritë partnere. Ministri i Drejtësisë është autoritet ligjor ekskluziv që rregullon marrëdhëniet juridiksionale, merret me këtë marrëdhënie me qeveritë e vendeve të tjera“, tha Manjani. Shqiptarja.com

Next Post

Luana, një selfie në ashensor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In