• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i Endrit Dokles/ Gjonaj kërkon “kokën” e gjyqtares Hoxha: Kërkova hetim penal, këmbanë alarmi për gjendjen e drejtësisë

by Java News
17/01/2020 13:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë pezullon nga detyra drejtorin e Shërbimit të provës në Krujë pas lirimit të të dënuarit me burg për jetë Endrit Dokle, I njohur si ish anëtar I bandës së Durrësit.

Gjithashtu Në një deklaratë për median ministrja e Drejtësisë e quajti skandaloz vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin e Dokles.

Ministrja tha se kishte përcjellë informacione gjatë fazës së dyshimit ku paralajmëronte lirimin e të dënuarit me burg përjetë.

“Veprim skandaloz lirimi në shkelje të ligjit i të dënuarve me burgim të përjetshëm fenomen I ndodhur shpesh kohët e fundit është këmbanë alarmi për gjendjen ku ndodhet drejtësia. Ndjehem e keqardhur për këtë vendim. Kërkoj verifikim të menjëhereshëm. Sjell në kujtesë kërksën për lirimin e Genc Tafilin. E njëjta gjyqtare, e njëjta sjellje me ligjin. Kërkova hetimin e Enkelejda Hoxhës por u përballa me heshtje. Kërkojmë hetim administativ për të zbardhur të gjitha shkeljet dhe anomalitë për këtë lirim. Është pezulluar nga detyra Dr. i Shërbimit të Provës në Krujë. Ndërkohë kwrkoj qw Kuvendi të miratojë paketën anti-KÇK për masat ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që shkelin ligjin. Ata duhet të përgjigjen penalisht për vendimet e tyre,” tha Gjonaj.

Gjonaj deklaroi se si rezultat i shkeljeve të konstatuara dhe se veprimet të tilla sjellin pasoja të rënda, në 18 janar i është drejtuar KLGJ për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra dhe marrjen e masave të menjëhershme.

“I kam kërkuar Prokurorisë ndjekjen penale ndaj gjyqtares për vendimmarrjen abuzuive por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla. Po ashtu kam kërkuar përshpejtimin e vetingut ndaj gjyqtares por edhe ndaj atyre gjyqtarëve mbi të cilët rendojnë akuza për paligjshmëri dhe korrupsion”, tha Gjonaj.

Pyetjet e gazetarëve: 

Pyetje: Keni kërkuar për hetim të çështjes, keni prova se Hoxha është e korruptuar?
Etilda Gjonaj: Kemi administruar njësërë dokumentash, përmbajnë fakte për shkelje penale.
Pyetje: A ka pasur ndonjë reagim asokohe pas lirimit të Genc Tafilit?
Etilda Gjonaj: Është kërkuar hetimi disiplinor nuk është marrë asnjë masë ndaj saj dhe çështja është lënë në heshtje.

g.kosovari

Next Post
Rrëmbehet një person në mes të ditës në Kamëz, policia zbardh detajet e ngjarjes së rëndë

Rrëmbehet një person në mes të ditës në Kamëz, policia zbardh detajet e ngjarjes së rëndë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

Kryeministri izraelit Netanyahu: Lufta nuk ka mbaruar, ne do të vazhdojmë të godasim Iranin

March 31, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Heronjtë që na “mori” Greqia

March 31, 2026
Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

Zhbllokohet ndeshja në “Fadil Vokrri”/ Turqia kalon në avantazh ndaj Kosovës, 1-0

March 31, 2026
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

Ndeshja Ukrainë-Shqipëri/ Pjesa e dytë nis me gol, ukrainasit tundin rrjetën

March 31, 2026
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

Ministri i Jashtëm iranian: Nuk ka negociata formale! Do të pranojmë vetëm një fund të plotë të luftës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In