• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Lirimi i 3 policëve të Kosovës/ Rama nxiti Orbanin për t’u bërë pjesë e negocimit me Vuçiçin

by Java News
26/06/2023 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirimi i tre policëve të Kosovës të arrestuar në 14 qershor nga forcat serbe përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve në veri të Kosovës, e kërkuar me insistim nga komuniteti ndërkombëtar si mënyra e vetme për të shmangur probleme më të gjera e për t`i rikthyer palët në tryezën e dialogut.

Kryeministri Edi Rama ishte një prej zërave që i kërkoi Serbisë t`i thërrasë arsyes teksa e cilësoi mbajtjen e efektivëve në paraburgim si “mbajtje peng” ndërsa e kritikoi qëndrimin e Beogradit. Burime nga Brukseli pohojnë tani se Rama ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha palët e përfshira, europianët, amerikanët e serbët. Sipas tyre, kreu i ekzekutivit shqiptar ka ushtruar influencën e tij për lirimin e Rifat Zekës, Beqir Sefit dhe Mustafë Shemit, jo vetëm drejtpërdrejte me presidentin serb Aleksandër Vuçiç duke e pohuar edhe publikisht se çdo nisme rajonale do të kthehej në zero nëse policët nuk liroheshin, por edhe duke shfrytëzuar lidhjet e ngushta të Vuçiçit me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i cili pak ditë më parë vizitoi Tiranën dhe njihet për marrëdhëniet e ngushta miqësore me kreun e shtetit serb.

Mësohet se ai është nxitur nga Rama për t`u bërë pjesë e negocimit me Vuçiçin. Tre policët dolën sot përpara gjykatës së Kralevës, e cila vendosi që ata ta organizojnë mbrojtjen e tyre në gjendje të lirë. Arrestimi i tre policëve shkaktoi reagimin e ashpër të Prishtinës, që vazhdoi të insistonte se efektivët e kufirit ishin rrëmbyer brenda territorit të Kosovës. Beogradi nga ana tjetër deklaronte se ishin kapur në tokën serbe.

Autoritetet serbe pretendonin se dyshoheshin për veprat penale te prodhimit, zotërimit, mbajtjes dhe trafikimit të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse, që bartin në vetvete dënimin me deri në 12 vjet heqje lirie. Komuniteti ndërkombëtar vazhdimisht kishte këmbëngulur në lirimin e tyre pa kushte. Ky përbën padyshim një hap domethënës drejt ç’tensionimit të situatës në veri, e cila i ka shqetësuar ndërkombëtarët deri në pikën që vetë i dërguari i SHBA-së për Ballkanin perëndimor të pohonte pak ditë më parë se tensionet ne veriun e Kosovës e kanë potencialin të shndërrohen në konflikt rajonal./Top Channel
Next Post
FOTOLAJM/ U mbajtën peng 12 ditë në burgjet e Serbisë, lirohen 3 policët e Kosovës

VIDEOLAJM/ Tre policët e liruar të Kosovës mbërrijnë në Merdarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump prezanton sërish planet për ta riemërtuar Ngushticën e Hormuzit në “Ngushtica Trump”: Duket sikur po bëj shaka

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë “së shpejti”

October 30, 2026
Aktori Hugh Jackman ndan mesazhin prekës për vdekjen e Patrick Stewart: Do të më mungosh gjithë jetën!

Aktori Hugh Jackman ndan mesazhin prekës për vdekjen e Patrick Stewart: Do të më mungosh gjithë jetën!

October 30, 2026
Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

Takimi Erdogan-Zelensky në Stamboll të shtunën

October 30, 2026
Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

Ibrahimaj nga Prishtina: Forcimi i bashkëpunimit rajonal, i rëndësishëm për zgjerimin e mundësive për gratë sipërmarrëse!

October 30, 2026
Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

Zelensky viziton Turqinë, takim me Erdoganin për luftën në Ukrainë dhe sigurinë në Detin e Zi!

October 30, 2026
pellumb karameta

Nuk pritën as përgjigjen e Rubios!

October 30, 2026
Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

Detajet dhe lidhjet/ Investigimi i bujshëm i “Mother Jones”: Mediu kërkon mbrojtje politike në SHBA për Gërdecin!

October 30, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Edi Rama duhet ta trajtojë Veliajn si kundërshtar politik, jo si një kalama që duhet edukuar

October 30, 2026
Vatikani: Papa Leo do të dalë sot nga spitali pas ndërhyrjes kirurgjikale

Papa Leo XIV, kreu i parë i Kishës Katolike që votoi në zgjedhjet amerikane

October 30, 2026
Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

Papa Leo për inteligjencën artificiale: Makinat janë mjete, jo njerëz, nuk mund t’u besohen vendime të rëndësishme

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In