• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Liria” jonë, si pamundësi për ta zgjedhur lirinë

by Ben Andoni
01/06/2020 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Koncepti i lirisë është një nga më të vështirat për t’u interpretuar në fushën sociologjike. Ne, shqiptarët, jemi përballur direkt fill pas viteve ’90 me një koncept të ri të saj, kur kalimi në një sistem konsumerist u trajtua realisht si një liri komplete dhe që shikohej nga të gjithë ne si grada më e larta e diferencës me regjimin që kishim lënë pas. Sociologu i njohur Zygmund Bauman, në shtjellën e një eseje me titull ‘Liria’, mendon se e ardhmja e lirisë, qoftë edhe në vendet me demokraci të zhvilluar nuk është ende e paracaktuar, porse faktorët që do e përcaktojnë do jenë drejtimet ku do shkojnë përpjekjet njerëzore në të ardhmen. Këtu logjika humbet disi pasi shpesh përpjekjet njerëzore na kanë çuar në qerthuj të frikshëm, ku koncepti i lirisë për një pjesë ka qenë diktaturë e pastër për një tjetër. Madje, më shumë…deri gjenocid dhe shkatërrim në Ballkan.

Ajo që lidhet me ne, sa i përket lirisë, të përcjell në udhëkryqet që imponon politika në afrimin e momenteve zgjedhore dhe makinacionet që bëhen e do bëhen për të. Për studiuesit mendohet se janë mekanizmat që veprojnë brenda një sistemi, të cilat lidhen që nga integrimi social, mënyra e jetesës, por edhe sistemi politik që duhet, të cilat lënë gjurmë në konceptin e lirisë për një komunitet. Në fakt, rezulton se me gjithë arsyetimet kufiri i fundit në trajtesë dhe në nevojë për publikun është konsumi, nga referimi i sociologut të mësipërm. Të paktën kështu mendonin edhe shumë nga sociologët e shekullit të shkuar. Në të njëjtën shkollë mendimi konsumi në shoqëritë liberale mendohej edhe si rrufepritëse, e cila i thithte energjitë e tepërta, që njerëzimi i pjell në zallahitjen e vet por ajo shihej edhe si valvolë sigurimi e përshtatshme që ndryshon pakënaqësitë e mëdha të cilat e rrethojnë ngado shoqërinë e sotme. A kemi mundësi në këtë stad ku jemi me rritjen e pakënaqësisë prej qeverisjes Rama, pikërisht konsumi, si koncept të na shpëtojë?! Në një vend informal, si është Shqipëria, është e vështirë të bësh vlerësime sociologjike dhe të përcaktosh rolin e madh të konsumit, pasi vetë liria duket se ndahet keqazi me konsumin si kategori. Shqipëria, si një vend i varfër me resurse natyrore të pasura, konsumin e konsideron gati si fe pasi për atë flitet dhe mendohet në të 24 orët e ditës dhe, konsumin e lidh mirëfilli me mbijetesën e nevojshme.

Duke vazhduar me konsumin, dikur përplaseshin dy koncepte të tjera, që për gati gjysmë shekulli do ishin përcaktues: flitet për atë që përcolli Aldous Huxley dhe George Orwell. I pari kërkonte dhe justifikonte kënaqjen e përgjithshme prej konsumit, kurse Orwell pakënaqësinë e përgjithshme, që lidhej me të. Në kushtet tona, ne e kemi të vështirë t’i gjejmë një vend Shqipërisë, pasi duke u kthyer në shembullin e mësipërm, në botën e Huxley thuhet se: njerëzit nuk rebelohen ngaqë nuk duan, kurse në botën e Orwell njerëzit nuk rebelohen ngaqë nuk munden. Bauman, i cili na i ofron këto shembuj, ka gjetur dhe pikëtakimin, bash atë që i gjen një vend rastit shqiptar. Asnjëri nga këto dy vizione nuk përputhet saktësisht me sistemin aktual, ndonëse nuk është e vështirë të vërehen aty-këtu përkime të pjesshme. Dhe, kulmi i arsyetimit sipas tij lidhet me konceptin e Telemës paraqitur te “Gargantua”, kryeveprën e Rabëlesë , vendin e jetës ku pasuria është i vetmi virtyt moral…

Shqiptari i thjeshtë që i duhet të mbijetojë ashtu si personazhet në arsyetimet e Bauman është në pjesën e atyre konsumatorëve që rrallëherë kapin vetëtimthi ndonjë pamje të anës tjetër. Pasi ata që bëjnë sikur e shikojnë gjendjen tonë janë thjesht politikanët që katapultohen frikshëm në pozicione të larta dhe diplomatët të cilët ende e shikojnë Shqipërinë si vend ekzotik, me natyrë të virgjër, ku hahet bio dhe ku ende tradita ka vlera, mu në ato vendet e veçuara, ku shqiptari i strukur nga skamja kundron sot atë që po ndodh. Ky sistem realisht, që kemi ngritur, luan realisht me jetën e shqiptarit të thjeshtë, bash atë që bën sot çdo klasë që vjen në pushtet, por që Rama e ka ngritur në një sistem tepër të maturuar të së pamundshmes, duke e katandisur shqiptarin e thjeshtë: një kategori sociale të bazuar thjesht te konsumi, me mosaftësi për të siguruar përkrahje, të tollovitur ose të paktën të hapur ndaj denigrimit, margjinalizimit, dhe bërjen e padukshme të çdo alternative përveç asaj të sundimit arrogant burokratik, sipas Bauman në logjikën e fundit. Konica, në përsiatjet e tij, e thoshte pak më shqiptarçe: “…sido që në qoftë, prapë Shqiptarët do t’humbasin, se jemi një komb i ftohtë, ku sicilido menton për veten e tija, e në një të tillë komb s’munt të lidhen ay bashkim e ajo marrë-vesh ku sicilido punon për të mirën e të gjithëve e të gjithë punojnë për të mirën e sicilitdo e janë gati për t’i bërë ballë me udhë (me methudhë do me thënë) rrezikut. Ata Shqipëtarët për të cilët bota thotë se janë t’egër, Shqipëtarët e maleve e të pyjeve, ata s’janë të ftohtë, për kundrë janë Shqipëtarë të mirë e do t’ishin atdhetarë sikur të kishin njerës t’u jipjin të kuptojin. Po të tillë njërës janë të paktë e të shtrënguar, pa bërë dot gjë, të shikojnë me zëmrë të shtrydhur se si humbet nji komb”. Jemi në atë udhëkryq, ku shqiptari i thjeshtë, duhet të shikoj përtej konsumit të zakonshëm, duke u kthyer në një qenie të ndërgjegjshme shumë më tepër social-politike, e bindur për aftësitë e veta, që liria do ende shumë për t’u fituar. (Homo Albanicus)

 

 

Next Post
Donald Trump e ka me guvernatorët e vet: Jeni të dobët, tufë budallenjsh. Forcë ndaj protestuesve!

Donald Trump e ka me guvernatorët e vet: Jeni të dobët, tufë budallenjsh. Forcë ndaj protestuesve!

Comments 1

  1. leka says:
    6 years ago

    Shoqeria e sotme dallohet perpolarizimin e saj qe sic thote Berni Sanders 1% e njerezve kunder 99% te tjereve persa i perket pasurise . Shqiperia eshte nje shoqeri mikse, ku me teper BB dhe FMN kane eksperimentuar zhvillime ekonomike jo efikase dhe shumica e bisneseve te nedha jane produkt i politikes dhe klaneve te saj ,se sa merites se tyre .Shqiperia kerkon nje model te tille qe te shfrytezohen burimet e saj dhe te vihen sherbim te popullit dhe jo pakices.Kapitalizmi i monopoleve eshte i eger dhe aspak social.Neo liberalet shkaterruan ekuilibrat ekonomik dhe rriten pakenaqesite sociale kudo dhe aq me teper tek ne

    Reply

Leave a Reply to leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

“Të shpallet i pafajshëm e të lirohet “, zbardhen argumentat e avokatëve të Hashim Thaçit kundër kërkesës së Speciales për dënimin me 45 vjet burg

April 5, 2026
Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In