• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Sociale

Liria jonë nuk është aksident historik; është koha të ëndërrojmë jetët e brezave të ardhshëm”

by A R
06/04/2022 12:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja e njohur dhe inovatorja Anita Likmeta në fjalimin e saj në seancën e prillit në Parlamentin Evropian, mbajtur për situatën në Ukrainë ka kërkuar më shumë mbështetje për qytetarët e këtij vendi, të cilët sot gjenden në një luftë pa sens, të dhunuar, grabitur dhe pa asnjë shpresë deri më tani për paqe.
Likmeta teksa kujtoi eksperiencën e saj si emigrante tha ndër të tjera se ukrainasit nuk janë pjesa tjetër e botës. “Ukrainasit, dhe ne mes tyre, jemi Europa e re. Po jetojmë në shtëpinë tonë përvojën e emigrantit. Ata të tjerët jemi ne”, tha Anita Likmeta në fjalën e saj. Anita Likmeta është gazetare e Hufington Post Italia dhe ka fituar disa çmime prestigjioze, më e fundit ndër 50 gratë më frymëzuese në Evropë në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Më poshtë fjalimi i plotë

Nga Anita Likmeta

“Europa nuk është një aksident historik”; me këto fjalë presidenti i ndjerë Davide Sassoli na la një nga trashëgimitë e tij më të mëdha. Unë jam Anita Likmeta dhe kam ardhur në Europë 24 vite më parë e sot jam mishërim i këtyre fjalëve.

Edhe unë jam një emigrante, si ata egjiptianë, libianë, somalezë, etiopianë që ne i shohim në qendrat e pritjes, e që në fakt nuk janë aq mikpritëse. Jam një nga mijëra persona që vite më parë kaloi Adriatikun me anije, duke shpresuar që në Europë të gjente diçka më të mirë se skenari i vdekjes që linte pas krahëve. Vij nga Shqipëria. Në shtëpinë time ishte lufta civile: asnjë prej jush, për fat të mirë deri tani, nuk e di më se çfarë është një luftë civile. Asnjë prej jush nuk e di se çfarë do të thotë të vrasësh njëri-tjetrin mes vëllezërish, të afërmish, e fqinjësh.

Sot jam në seancën e prillit të Parlamentit Europian për t’u thënë se as unë nuk jam një aksident i historisë. Bijë e diasporës hebreje fillimisht, e asaj shqiptare më pas, Perëndimi për mua pati menjëherë ngjyrat e Italisë: këtij vendi që e shihnim në televizor dhe na dukej vend premtimesh e mundësish, për ne që bënim hesapet me mjerimin absolut dhe rrënimin moral të një diktature të pamëshirshme dhe paranojake.

Në Itali gjeta një vend plot kontradikta dhe mbyllje dyersh, por jashtëzakonisht të aftë për poezi e bujari. E kështu, Italia më dha atë mundësi shpengimi që nuk e pata në lindje. Pas Italisë, ishte Franca ku studiova e ku kuptova hapësirën e lirisë që më detyrohej pikërisht si qenie njerëzore. Ashtu si mua, ukrainasit nuk janë pjesa tjetër e botës. Ukrainasit, dhe ne mes tyre, jemi Europa e re. Po jetojmë në shtëpinë tonë përvojën e emigrantit. Ata të tjerët jemi ne.

Si qytetare europiane falënderoj presidenten tonë Roberta Metsola për veprimin e saj konkret duke shkuar në Ukrainë si përfaqësuese e zgjedhur në mënyrë demokratike nga të gjithë ne europianët.

Sepse tek e fundit, nëse do të ktheheshim pas në histori, do e kuptonim se kjo liri e jona nuk ishte rastësore, por mbi të gjitha frut i shpresave e ëndrrave të gjyshërve tanë; ata e dinin se vetëm ata që ngrihen nga ngrehinat dhe shkatërrimi mund të ëndërrojë ëndrrat e brezave që do të vijnë.

Europa ishte ëndrra e tyre, dhe unë sot jam një realizim i atyre ëndrrave. Dhe jam këtu për ta kujtuar, për të kujtuar së bashkuar se kemi një trashëgimi që duhet ta përcjellim dhe rinovojmë: duhet të ëndërrojmë bashkë jetët e brezave të ardhshëm ashtu siç do të jenë, nesër, në Shtetet e Bashkuara të Europës. Shtetet e Bashkuara të Etërve tanë konstituues.

Next Post
FNSH “blindon” Fushë Krujën/ Finalizohet një operacion anti-drogë, gjenden 900 fidanë kanabis, 2 të shoqëruar

FNSH “blindon” Fushë Krujën/ Finalizohet një operacion anti-drogë, gjenden 900 fidanë kanabis, 2 të shoqëruar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

Aksident me vdekje në Vlorë, humb jetën një 80-vjeçare pasi u përplas nga një automjet

July 14, 2026
Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

Spanja gjunjëzon Francën e Mbappes në Dallas dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

July 14, 2026
Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Mbi 4 700 viktima dhe rreth 18 mijë të pastrehë, pasojat e tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

July 14, 2026
Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit reaguan për anulimin e ligjit për investimet strategjike, Balla: Lajm i mirë për flamingot, jo për sorrat

July 14, 2026
Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

Deklarata skandaloze për spastrimin etnik , Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe

July 14, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

July 14, 2026
Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

Integrimi në BE/ Klodiana Spahiu: Mbyllja e 10 kapitujve të negociatave me BE, objektivi ambicioz i qeverisë për 2026-n

July 14, 2026
Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

Gjysmëfinalja e Botërorit 2026/ Spanja udhëheq ndaj Francës, një gol vendos pjesën e parë të ndeshjes

July 14, 2026
“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

“Do ia marrim pushtetin me dhunë Ramës”, degjeneron gjuha e protestuesve para Kryeministrisë: Do ta tërheqim zvarrë

July 14, 2026
“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

“Si thanë? S’ka më negociata?”/ Rama ndan videon nga Brukseli: Do t’i mbyllim të gjithë kapitujt deri në vitin 2027

July 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In