• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Liria e shtypit, Gjermania hedh poshtë kërkesat e Turqisë

by Java News
31/03/2016 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse qeveria turke ka besuar se me një bisedë diplomatike mund të zgjidhë problemin me kritikat në media ndaj presidentit të Recep Tayyip Erdogan, atëherë ka gabuar shumë. Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier theksoi në Berlin se nga një shtet partner në Evropë pritet që të respektojë vlerat evropiane, që do të thotë se duhet të respektojë edhe lirinë e shtypit.

Ambasadori gjerman në Turqi, Martin Erdmann, është ftuar për bisedë në Ministrinë e Jashtme në Ankara. Nga ai është kërkuar që të hiqen nga rrjetet online videot satirike kundër presidentit turk. Por që nga ky çast Erdogani dhe kërkesat e tij për kufizimin e lirisë së shtypit janë kthyer në temën numër një në median gjermane. Shumë media të mëdha kanë shkruar për këtë aferë në faqet e tyre të para.

Talljet me “bosin nga Bosfori”

Që të martën e kaluar (22 mars) i është kërkuar ambasadorit Martin Erdmann që të hiqet video satirike e NDR, Extra 3, me një këngë kritike për Erdoganin. Në këtë melodi të Nenës, nga një hit i viteve ‘80 “Irgendwie, irgendwo, irgendwann” (“Disi, diku dhe dikur”) është kënduar një tekst tjetër me elemente kritike ndaj Erdoganit. “Ai jeton në luks – bosi i Bosforit”, thuhet ndër të tjera.

Qarqet diplomatike turke thonë se qeverisë gjermane i është kërkuar që video të hiqet nga rrjeti. “Ne ia kemi bërë shumë të qartë palës turke se liria e shtypit në Gjermani është e paprekshme”, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të mërkurën në Berlin.

Paradite Ministria e Jashtme ka refuzuar të japë shpjegime lidhur me këto takime. Në mbrëmje u pranua se ka pasur takime të ambasadorit dhe se Erdmann është ftuar në Ministrinë e Jashtme, në ditën kur në Turqi ka nisur procesi kundër dy gazetarëve të gazetës “Cumhuriyet”, ku edhe ai ka marrë pjesë si vëzhgues. Erdmann ishte diplomati më i lartë perëndimor që është paraqitur në hapjen e këtij procesi. Ambasadori ka vepruar në “koordinim të ngushtë me Ministrinë e Jashtme”, theksoi zëdhënësi. Përveç kësaj, Ministria e Jashtme e ka kritikuar disa herë gjendjen e lirisë së shtypit në Turqi, “pavarësisht nga interesat e përbashkëta”.

Politikanët opozitarë e kanë kritikuar qeverinë gjermane për mosmarrjen parasysh të të drejtave të njeriut, për shkak të marrëveshjeve me Turqinë për refugjatët. Do të ishte “fatale nëse qeveria futet në marrëveshje të tilla me Turqinë”, tha politikania ekologjiste Claudia Roth. “Reagimet si ky i Erdoganit dhe përpjekja që t’i kufizojë edhe poltikanët në botën e jashtme, që të mos e kritikojnë, janë pasojë e kësaj.“

Sevim Dagdelen nga partia “E Majta” foli për “nënshtrime të qeverisë gjermane ndaj “sulmeve të ashpra të presidentit turk kundër lirisë së shtypit në Gjermani” dhe shtoi: “Një vend, i cili çdo javë kërkon raport prej ndonjë ambasadori, nuk mund të jetë partneri ynë.“

Juncker: Turqia po largohet nga BE

Të dy këta politikanë i referohen marrëveshjeve të Bashkimit Evropian me Turqinë për pranimin e refugjatëve, të cilët duhet të kthehen me anije nga Greqia. Në anën tjetër, Bashkimi Evropian duhet që përveç mbështetjes financiare, të intensifikojë negociatat për pranimin e Turqisë në BE. Pas thirrjes së ambasadorëve ka pasur kritika të ashpra edhe nga Brukseli. Komisioneri i BE, Jean-Claude Juncker tha se “nuk ka aspak mirëkuptim ndaj qeverisë turke”. Hapat të tillë të Ankarasë e largojnë Turqinë nga BE-ja. Video që ka shkaktuar këtë aferë, të mërkurën arriti mbi 3 milionë klikime.

Next Post

E rrallë/ 75-vjeçari tenton të vetëvritet me thikë, përfundon i pandehur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

Emergjencë në Ishujt Kanarie nga fluksi i emigrantëve, kërkohet ndërhyrje urgjente nga Spanja dhe BE-ja

November 8, 2026
A do japin dorëheqjen Rubio dhe Hegseth? Vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Gazetarja zbërthen humbjen e republikanëve në SHBA: Pakënaqësia ndaj Trumpit, konflikti në Iran dhe vota e të rinjve që ndryshoi rezultatin e demokratëve

November 8, 2026
Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

Pse djegia e Tiranes nuk ishte një mjet politik po gjeopolitik?

November 8, 2026
Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

Rritet bilanci i aksidentit hekurudhor në Egjipt, 7 të vdekur dhe 112 të plagosur

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In