• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

E rrallë/ 75-vjeçari tenton të vetëvritet me thikë, përfundon i pandehur

by A R
31/03/2016 17:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kodi Penal i Shqipërisë nuk dënon vetëm tentativën për të vrarë një person, por edhe tentativën për të vrarë veten. Të shumta janë rastet kur persona të caktuar, për motive të dnryshme kanë tentuar ti japin fund jetës por nuk ja kanë arritur. Këto raste, procedohen nga policia e shtetit e cila vepron në bazë të nenit 92 të Kodit Penal.

Ky nen e klasifikon veprën si kundravajtje dhe e dënon autorin me gjobë. Një rast vetëvrasjeje e mbetur në tentativë ka ndodhur në Tiranë më datë 30 Mars. Një 75-vjeçar me inicialet M.K. është kallëzuar në Prokurori nga Policia e Tiranës, pasi ka tentuar të vrasë veten me thikë. Pasi ishte njoftuar nga të afërmit e të moshuarit, policia shkoi në banesën e tij dhe me ambulancë bëri shoqërimin drejt spitalit ku i moshuari ndodhet ende nën kujdes mjekësor.

Sipas raporitmeve bëhet me dije se i moshuari ëhstë jashtë rrezikut për jetën. Në fund të verifikimeve dhe pasi mori në pyetje të moshuarin, policia konkludoi se ai ishte vetëplagosur, për motive që janë ende nën hetim. Mësohet se policia e kryeqytetit tashmë ka referuar dosjen me materiale në Porkurorinë e Tiranës, e cila do të kryejë veprimet e mëtejshme në ngarkim të 75-vjeçarit, që tentoi ti japë fund jetës, por përfundoi i pandehur.

Ngjarja, pistat e hetimit

I moshuari tentoi t’i japë fund jetës më datën 30 mars në banesën e tij në rrugën “Sitki Çiço” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11 të paradites kur i moshuari M.K. ndodhej i vetëm në banesë. Ai ka marrë një thikë nga kuzhina dhe ka goditur veten, por nga tronditja nuk mundi t’i shkaktojë vetes plagë të thellë. Janë ende të paqartat arsyet që çuan të moshuarin drejt këtij akti. Paraprakisht bëhet me dije se ai vuante nga depresioni.

Sipas të dhënave, mësohet se i moshuari ka kaluar disa herë kriza nervore. Nuk përjashtohet ndonjë konflikt i mundshëm mes tij dhe familjarëve. Gjithsesi pista kryesore e hetimit lidhet me gjendjen mendore të të moshuarit i cili ka shfaqur shenja depresioni para dhe pas ngjarjes. Aktualisht ai po merr mjekim për plagën e thikës në spital. Po ashtu ai ndodhet nën monitorimin e mjekëve specialist për problemet me depresionin./Javanews

Next Post

Ambasadori izraelit, në Fier për bashkëpunim në agrokulturë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç

November 8, 2026
Sulmet ndaj institucioneve bankare, Banka e Shqipërisë-qytetarëve: Kursimet tuaja janë të sigurta

Skema e kredive që rrezikoi t’u merrte shtëpitë qytetarëve, qeveria vendos kufij për interesat dhe gjobat

November 8, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Veliaj: Puna nuk ndalet për Tiranën, 1800 kredi të buta për familjet dhe projekte të reja në kryeqytet

November 8, 2026
“Epsteini” ynë

Dy opozitat që kanë alibi për dështimin njëra-tjetrën

November 8, 2026
Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale

November 8, 2026
Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

Rrjedhja e të dhënave nga Rosstat! Mbi 450 mijë rusë të vrarë në luftën në Ukrainë, zbardhen shifrat tronditëse

November 8, 2026
Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

November 8, 2026
Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

Iluzioni i rrëzimit të qeverive nga rruga

November 8, 2026
SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

SHBA godet me avion ushtarak anijen e mallrave në Gjirin e Omanit, tentoi të thyente bllokadën detare

November 8, 2026
Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

Përplasen dy trena në Giza, 4 të vdekur dhe mbi 80 të plagosur (VIDEO)

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In