• #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 27, 2021
  • Login
Javanews
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

LIRI DHE SHTËPI

Java News by Java News
06/09/2019 13:48
LIRI DHE SHTËPI
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga: Linda Rama

Ftesa bujare e Anitës për të qenë mes jush në Prishtinë, më ktheu pas plot 20 vite. Ishte koha kur Shqipëria dhe Shqiptarët, pasi kishin përmbysur përgjithnjë diktaturën dhe kapërcyer murin e izolimit gjysëmshekullor nga Europa e bota, gjendeshin në vorbullën marramendëse të vështirësive dhe sfidave krejt të panjohura për ta.

Teksa Shqipëria përballej me traumën e vitit 1997 dhe posttraumën e 1998-ës, dëgjonim lajme të pazakonshme nga Kosova. E kishim Kosovën asokohe, ne të brezit tim, një zonë të dijes së krijuar nga librat, takimet e rastësishme me njerëz të këtij vendi apo edhe rrëfenja prej gjyshërve, për kosovarët e vendosur në Tiranë para luftës. Ndërsa gruan kosovare, parafytyrimi im e lidhte me Shote Galicën dhe legjendën e saj dhe figurën emblematike të Nexhmije Pagarushës.

E para vinte nga historia, përmes një fotoje bardhezi, në këmbë pranë burrit të saj të ulur përballë aparatit dhe nga bronxi i shtatores së famshme të Kristaq Ramës, si edhe nga ngjyrat e disa tablove kushtuar figurës së saj. Herë e gjithëfuqishme, luftëtare për dy vetë, pas vdekjes së të shoqit; herë ëngjëllore, larg, në kupën e qiellit të natës, prej ku ndiqte uljen e trupit pajetë të bashkëshortit, në honin që duhet të ruante sekretin e vdekjes së tij; herë e shtangur, në fund të karvanit të luftëtarëve, ndalur mbi dëborë me vështrimin larg, mbase duke parë fushën e betejës ose duke kujtuar buzën e honit ku la trupin e burrit të saj, për të marrë me vete misionin e pavdekësisë së tij…

E dyta vinte nga ekrani bardhezi, si një kontrapunkt i fuqishëm me të parën, e cila armën e saj kishte zërin magjepsës dhe shënjestër zemrën e kujtdo që përthithej nga hiri i saj, një monument i gjallë i gruas rrezatuese, me të gjithë elegancën e forcën e ndjenjave më të bukura njerëzore. Po jo vetëm kaq, ajo dukej sikur vinte nga “jashtë shtetit”, siç i quanim ne në ato kohëra, shembëlltyrat e posaçme të botës që nuk na takonte ose nga “Europa”, siç do të thoshim më pas kur Europa u bë për shqiptarët, personifikimi i gjithçkaje donim të ishim e të kishim. Nuk e di pse, duke u nisur nga këto dy imazhe të spikatura grash, e kam menduar gjithnjë e më shumë gruan kosovare si një shembëlltyrë e të dyjave.

Por fizikisht, me Kosovën u takova në Prillin e vitit 1999, një mëngjes ekrani i televizorit u derdh në Tiranë dhe historia, legjendat, luftërat, rrëfimet, lajmet e zymta, u kthyen në gra, fëmijë e familje të terrorizuara, që hynë nga ai ekran drejt dhe në shtëpitë tona.

Dyert e banesave të Tiranës u hapën dhe fotografitë e heronjve, imazhet bardhezi të televizionit, rrëfimet e gjyshërve, librat e Rexhep Qoses, poezitë e Ali Podrimes, fjalët e urta të Ibrahim Rugovës, kontaktet e pakta me njerëzit e këtij vendi deri atëherë, u kthyen të tëra në një atdhe tjetër; një atdhe fizik i shfaqur para nesh përmes plagës së vet të madhe, deri atëherë të ditur po jo të prekshme e as prekëse në atë masë aq tronditëse; një atdhe i një gjuhe të njëjtë, po me tingëllima të ndryshme, në hapësirën e të përditshmes sonë, ku sytë e fëmijëve dhe të grave dukej sikur tregonin të tëra çfarë prej lindjes sonë, nuk ishin thënë dot kurrë. Tirana e atëhershme nuk ishte ajo e sotmja.

As Shqipëria. Atë mengjes, pa na e kërkuar apo thënë askush, u nisëm për tek vendi i quajtur “pishinat”. Unë isha me kolegë të mitë. Po rrugës ishin shumë të tjerë. Tek “pishinat” ishte mbledhur grupi kryesor, më i madhi i të ardhurve, që ngjanin si të dalë nga toka, për të ilustruar gjithçka kishim ditur, lexuar, dëgjuar, po kurrë parë me sytë tanë. Ndjesia që na çoi atje ishte krejt e natyrshme, si një shtysë nga brenda, për të takuar njerëz që edhe pse krejt të panjohur, ishin tanët. S’kam për ta harruar kurrë, ishim edhe ne si të hutuar, si të mpirë nga një tragjedi familjare, donim të ndihmonim sadopak dhe në komunikimet ku përpiqeshim të kuptonim, se për çfarë kishin ndonjë nevojë më specifike, çfarë u mungonte më shumë, nga fëmijët më të rritur dëgjonim më së shumti fjalën “liri”, ndërsa gratë fjalën “shtëpi”!

Sot, 20 vite nga ajo kohë nuk do të guxoja kurrësesi të thosha, këtu përpara jush se çfarë shkon a çfarë nuk shkon sot në Kosovë. As nuk do të doja kurrë të jepja mend, siç i themi ne, mbi çfarë duhet e çfarë s’duhet të bëjnë gratë dhe burrat e Kosovës. Por ato dy fjalë, “liri” dhe “shtëpi”, më janë dukur gjithnjë e më shumë, vizioni më i bukur për Kosovën e re dhe mbase, përkufizimi më i sigurtë për gruan shqiptare përtej kufijve gjeografikë. Kam lexuar për shkak të punës sime, po edhe të një ndjeshmërie disi të veçantë qysh prej atij mëngjesi, plot informacione, studime, opinione dhe rrëfime për situatën e gruas në Kosovë.

Është një mozaik ku bëhen bashkë ngjyrat e errëta të së shkuarës, një pjesë e të cilave me rrënjë të thella nën themelet e shtëpive, përpjekjet mbresëlënëse që kanë nxjerrë shembuj frymëzues të guximit, talentit, mençurisë dhe përkushtimit të vajzës e gruas, si edhe pengesat e reja, të një lloji të ri, të kohës që ka tharë plagën e tmerrshme të atij mëngjesi, por ka hapur plagë të reja e ngacmuar të tjera, më të vjetra se sa pushtimi dhe barbaria e të huajit ndaj lirisë e shtëpisë së përbashkët të Kosovës. Besoj se mund të thuhet pa frikë se historia e pas viteve ’90 në trojet shqiptare, në Shqipëri e në Kosovë, po edhe gjetkë ku shqiptarët vazhdojnë të banojnë prej shekujsh, tregoi që lufta e gruas nuk mbaroi me betejën për liri e për demokraci dhe shtëpia nuk u bë për të gjitha gratë, një hapësirë frymëmarrjeje të lirë.

E vërteta e dhimbshme e abuzimit seksual të mijëra grave dhe vajzave gjatë luftës, nuk i’a la vendin drejtësisë për to edhe pse doli në dritë. Por as nuk shënoi fundin e abuzimit me gruan në familje, një fenomen tanimë i gjithëpranuar dhe ende i paluftuar mjaftueshëm në trojet tona. Përulem me respekt ndaj kurajos dhe kontributit të Vasfije Krasniqit. Është një kontribut jo vetëm për cdo vajzë viktimë të dhunës seksuale gjatë luftës, por edhe për cdo vajzë dhe grua viktimë të dhunës në familje apo të cdo lloj abuzimi e diskriminimi gjinor.

Më duket se askush më shumë se vetë gruaja nuk mund të luftojë për lirinë në shtëpi dhe për çlirimin e shtëpisë së përbashkët nga gardhet që ngre koha e re, e nga hijet që sjell rrotull koha e shkuar. Shembulli i Presidentes Jahjaga, i disa grave të hijshme në sjellje e fjalë, që kanë shërbyer si ministre, deputete apo ambasadore të rëndësishme të Kosovës, nuk flet për disa gra po për një potencial të madh ende të pazhvilluar sa ç’do të duhej, jo vetëm për gruan kosovare po edhe për vetë Kosovën.

Majlinda Krasniqi, Dua Lipa, Rita Ora dhe të tjera yje që Kosova i ka dhënë qiellit të skenava të mëdha ndërkombëtare, po ashtu nuk tregojnë thjesht disa vajza të jashtëzanshme, po një potencial të jashtëzakonshëm që kërkon përkushtim e zhvillim. Shqipëria dhe Kosova tashmë e kanë vendosur fatin e të ardhmes së tyre si pjesë e familjes europiane, dhe brenda kësaj perspektive kanë vendosur edhe barazinë gjinore si një vlerë të panegociueshme të familjes europiane.

Kjo na bën pjesë të përpjekjeve me vendet e tjera europiane për më shumë arsimim, punësim, mirëqenie dhe përfaqësim të vajzave dhe të grave. Por kjo na bën njëkohësisht edhe përgjegjës për t’u përballur me forcë e mund të veçantë, me të shkuarën e veçantë që kemi për pjesë ne gratë shqiptare dhe kombi ynë si i tërë po ashtu. Pak ditë më parë, lexoja në media se tre vajza, gjimnaziste nga Tirana, ishin shpallur fituese të vendit të parë në një konkurs të organizatës Technovation në San Francisco të Kalifornisë, për zgjidhjen e problemeve reale në komunitetet e tyre përmes teknologjisë.

Vajzat konkurronin me një aplikacion që u vjen në ndihmë grave të dhunuara në shoqërinë shqiptare, i cili ofron një menu numrash telefonikë dhe këshillash që gra të dhunuara të mund të gjejnë zgjidhje në situate delikate. Ky është një lajm i bukur, jo vetëm sepse tre vajza të reja janë aq të talentuara në fushën inxhinierike sa çmohen botërisht, por sepse flet që ka ndjeshmëri tek më të rejat për t’i vënë aftësitë e veta, në shërbim të një kauze si përkrahja dhe fuqizimi i gruas.

Me siguri do të duhet kohë. Me siguri do të jetë e vështirë. Por në një vend ku liria dhe shtëpia nuk rrezikojnë më të shuhen, ka patjetër të ardhme për çdo bebe që lindet vajzë.

Fjala e mbajtur ne Global Women Club Kosovo 2019
Next Post
FOTO/ “Lufta” e të pasmeve mes Demi Lovato dhe Demi Rose

FOTO/ "Lufta" e të pasmeve mes Demi Lovato dhe Demi Rose

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published.

e-albania e-albania e-albania

LAJMET E FUNDIT

FOTO/ Ndahet nga jeta gjykatësi i shkallës së parë Tiranë, Martin Deda

Prokuroria/ Në gjyq çifti që shfrytëzonte 16-vjeçaren në Tiranë

February 27, 2021

Spiropali fshikullon Nokën nga Paskuqani: Politikës që zotohet se do presë gishta e do nxjerrë sy, i erdhi fundi

February 27, 2021
Babai detyroi djalin e tij të tregojë për krimin e bërë, e çoi vetë në polici (FOTO)

Itali/ Dhunoi dhe grabiti një prostitutë, pranga 25-vjeçarit shqiptar

February 27, 2021
Paradokset e një aderimi

Kur mafioziteti reinkarnohet në politikbërje!

February 27, 2021
“Sot është një ditë e vështirë”/ Valentina Leskaj humb bashkëshortin prej COVID-it

“Sot është një ditë e vështirë”/ Valentina Leskaj humb bashkëshortin prej COVID-it

February 27, 2021
Dita që nderon Kosovën dhe mërzit njeriun “popullor” të Kosovës

Beteja e humbur kundër sondazheve

February 27, 2021
OBSH apel vendeve të pasura: Mos e minoni programin COVAX!

Mjekja shqiptare në SHBA: Po të kesh kaluar Covid duhet vetëm një dozë vaksine

February 27, 2021
PD: Një vit pas tërmetit shumica e qytetarëve pa çati. Rama la Shqipërinë në vendnumëro

VIDEO/ Themeluesi i PD, Sarandë: Ramën e dua, e kam edhe shok në facebook, Është demokrati më i madh!

February 27, 2021
Edi Paloka flet për Bamir Topin: Kishte kontakte me Bashën, se di pse u dorëhoq

Edi Paloka flet për Bamir Topin: Kishte kontakte me Bashën, se di pse u dorëhoq

February 27, 2021
Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

Si shpërndahen mandatet me opozitën e ndarë?

February 27, 2021
JavaNews.al

  • Adresa: Rruga “Gjik Kuqali”, Pallati 2, Shkalla 2, Apartamenti 4, Tiranë
  • Email: [email protected]
  • #960158 (no title)
  • Different-Banners-Test
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • home test
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
    • Exlibris
    • Intervistë
    • Kuzhinë
    • Në plan të parë
    • Rajon

© 2015 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Create New Account!

Fill the forms below to register

All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In