• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Liqeni”/ Prostitucion dhe kokainë në lokalin e marrë me qira, arrestohet biznesmeni fierak në Belsh

by Java News
08/07/2019 11:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Polici e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar Liqeni në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë pronari i një lokali i cili shfryëzonte vajza për prostitucion në ambienetet e lokalit si dhe shpërndante lëndë narkotike.

Njoftimi i policisë

Falë besimit, bashkëpunimit dhe ndërgjegjësimit të komunitetit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Liqeni”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me efektivë të Postës Policore Belsh.

Shfrytëzonte për prostitucion vajzat në ambientet e lokalit dhe shpërndante lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga policia pronari i lokalit, si dhe procedohen penalisht në gjendje të lirë 5 shtetase.

Sekuestrohet lëndë narkotike, një automjet dhe celularë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të lokaleve për prostitucion, bazuar mbi informacionet e marra nga komuniteti se në ambientet e një lokali u shpërndahej lëndë narkotike e dyshuar kokainë klientëve të ndryshëm, si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin policor “Liqeni”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Edmond Çipllaka, 43 vjeç, banues në Fier, (pronari i lokalit në të cilin zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme).

Si dhe u proceduan penalisht në  gjendje të lirë 5 shtetase për veprën penale “Prostitucioni”.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale, 14.7 gramë pluhur i dyshuar lëndë narkotike e llojit kokainë, një peshore elektronike, automjeti në pronësi të shtetasit E.Ç., si dhe 6 aparate telefonike celulare.

Gjithashtu ky shtetas nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokali, duke bërë të mundur fshehjen e të ardhurave.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,  “Shfrytëzimi i prostitucionit” , “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, dhe “Fshehja e të ardhurave”, në ngarkim të shtetasit E.Ç.

Policia e Shtetit vijon punën për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e paligjshmërisë dhe në këtë kuadër fton qytetarët të telefonojnë falas në numrat 112 dhe 129, ose në aplikacionin “Komisariati Dixhital” kur konstatojnë paligjshmëri, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

g.kosovari

Next Post
Protesta e 10 e opozitës/ Thirrja e Bashës: Të gjithë bashkë të rrëzojmë Ramën

Protesta e 10 e opozitës/ Thirrja e Bashës: Të gjithë bashkë të rrëzojmë Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

October 30, 2026
Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

Zbardhet tragjedia në Athinë, dy grekë dhe një shqiptar dyshohet se shkaktuan shpërthimin fatal

October 30, 2026
Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

Rrëfehet italiani që vrau shqiptarin 29-vjeçar: Kam pasur frikë për veten dhe familjen

October 30, 2026
Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

Papa Leoni XIV voton për herë të parë në zgjedhjet amerikane, historiani: Rast i paprecedentë në historinë e Kishës

October 30, 2026
Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

October 30, 2026
“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

“E tronditi leksioni në Serbi”, analisti zbulon frikën e Berishës: Po i rrezikohet monopoli i opozitës!

October 30, 2026
“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

“TVSH 6% për 54 ushqime, por rritet në 21% për produktet e tjera”, ekspertët: Rrezikohet biznesi

October 30, 2026
Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

Paqartësi politike në Izrael, Netanyahu rrezikon humbjen e pushtetit, ja 4 skenarët për formimin e qeverisë

October 30, 2026
Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

Muçi: Berisha po defaktorizohet, sulmoi të gjithë aktorët që e delegjitimuan në protestë

October 30, 2026
Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

Berisha surprizon: Nuk bëhem kryeministër nëse fitoj zgjedhjet, shqiptarët do të vendosin me referendum

October 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In