• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Linjë direkte fluturimi Shqipëri-Izrael brenda 6 muajve

by A R
06/01/2018 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një linjë direkte e fluturimeve mes Shqipërisë dhe Izraelit pritet të nisë në gjysmën e parë të vitit 2018.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit kanë zhvilluar konsultime diplomatike në një takim në fund të viti 2017, ku u ra dakord për nisjen e fluturimeve mes Shqipërisë dhe Izraelit.

Zv. ministri i MEPJ, Etjen Xhafaj në një prononcim për ATSH u shpreh se, pritet që kjo linjë të nisë në muajin prill, por ende ka disa detaje që pritet të përmbushen përpara nisjes së fluturimeve.

Zëvendësministri Xhafaj në takim e njohu palën izraelite me zhvillimet më të fundit në vendin tonë dhe me ecurinë e reformave në kuadër të procesit të integrimit evropian.

Ai theksoi se ky vit është vendimtar për Shqipërinë përsa i përket të ardhmes së saj evropiane.

Duke u ndalur tek bashkëpunimi ekonomik në rajon, si edhe për vazhdimësinë e bashkëpunimit në disa fusha, të cilat do të nisin me firmosjen në Tiranë në gjysmën e parë të vitit 2018 të marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë, çka pritet të hapë mundësi të reja bashkëpunimi në fushën e turizmit dhe të bashkëpunimit ekonomik.

Gjithashtu, u arrit dakordësia mbi zhvillimin e vizitave reciproke të nivelit të lartë si edhe për zhvillimin e bashkëpunimit në fusha si teknologjia e informacionit dhe bujqësia, në vijimësi të politikave të qasjes së re për diplomacinë ekonomike.

Në emër të delegacionit shqiptar, Zv. ministri Xhafaj i bëri të ditur palës izraelite qëndrimin koherent të Shqipërisë në OKB dhe këndvështrimin shqiptar për raportet dypalëshe, problematikën në Lindjen e Mesme dhe platformën strategjike për integrimin në Bashkimin Evropian.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike, ambasadori Alon Ushpiz nënvizoi dinamikën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe, progresivitetin e bashkëpunimit që po shtrihet në shumë fusha me interes reciprok duke vlerësuar vizitat e nivelit të lartë si dhe qasjen e re që po njohin marrëdhëniet dypalëshe në fushën ekonomike, ku mjaft kompani apo biznese izraelite tashmë janë prezente në tregun shqiptar.

Marrëdhëniet Izrael-Shqipëri janë vlerësuar si marrëdhënie të një partneriteti të ngushtë që duhet të forcohen edhe më tej në të ardhmen duke vlerësuar me nota mjaft pozitive rolin historik të Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe në vijim.

Gjatë vizitës në Izrael, zv. ministri Xhafaj zhvilloi gjithashtu një numër takimesh me investitorë izraelitë, me Komitetin Amerikano – Hebraik (American Jewish Comitee) si edhe me shoqata e sipërmarrës mbi zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dhe mundësitë që ofron Shqipëria./a.m.

Next Post
Zidane e thotë hapur: Nuk duam portier i ri

Zidane e thotë hapur: Nuk duam portier i ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

Privatësia e të dhënave, Meta do t’i paguajë 25 miliardë dollarë New Mexico-s

October 21, 2026
Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

Bastisje në zyrat e Parlamentit Evropian, EPPO heton keqpërdorimin e fondeve nga e djathta ekstreme

October 21, 2026
Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

Nën hetim ish-guvernatori i Bankës Qendrore në Hungari, i akuzuar për zhdukjen e mbi 500 milionë eurove

October 21, 2026
“Dhuna traumatizon të miturit”- Sociologia: Protestat e dhunshme shkaktojnë ankth, stres dhe humbje të besimit

Dajaksevap

October 21, 2026
Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

Brukseli thirrje Beogradit: Jepini fund dhënies së shtetësisë me procedurë të përshpejtuar për rusët

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In