Kuvendi në seancën e radhës të së enjtes ka në rend dite ratifikimin e dy marrëveshjeve me palën gjermane për bashkëpunim financiar për projektin linja e transmisionit 400 kv Shqipëri–Maqedoni.
Krahas tyre, në rend dite është akti normativ për disa ndryshime në buxhetin e vitit 2016, pr/ligji “Për sigurinë kibernetike” dhe ratifikimi i protokollit për ndryshimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Shqipërisë dhe shteteve EFTA.
Megjithatë, zhvillimet politike ne vend, si reforma zgjedhore, drejtesia, etj, pritet të marrin kohën më të madhe të diskutimeve në seancën e sotme. /b.d