• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Linja e interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni, BERZH dhe BE japin mbështetje

by Aalison Pearse Stevens
22/02/2016 15:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE konfirmon grantin prej 12 million eurosh për ndërtimin e interkonjeksionit të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë-
TIRANE, 22 Shkurt/ATSH/- Sot në Samitin e Investimeve të Ballkanit Perëndimor, në prani të të gjithë kryeministrave rajonalë, Bashkimi Evropian ka konfirmuar synimin e saj për të siguruar një grant prej 12 milionë eurosh për të mbështetur ndërtimin e interkonjeksionit të parë të energjisë elektrike mes Shqipërisë dhe Maqedonisë si dhe përmirësimin e rrjetit me infrastrukturën e MEPSO, operatori i sistemit të transmesionit të energjisë elektrike të Maqedonisë.

Lajmi u bë e ditur përmes një njoftimi për shtyp të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Projekti është pjesë e agjendës së nderlidhjes mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me fonde të siguruara nga Instrumenti i Para-Anëtarësimit (IPA) përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor (WBIF).

BERZH ka akorduar tashmë një kredi 37 milionë euro për projektin për të rritur integrimin rajonal të tregjeve të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Presidenti i BERZH, Sir Suma Chakrabarti tha se mbështetja e projekteve të rëndësishme infrastrukturore rajonale dhe krijimi i tregjeve të integruara të energjisë rrit sigurinë energjitike. “Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike. Ne jemi të kënaqur që do të ketë një kontribut nga BE në këtë projekt shumë të rëndësishëm”, tha Chakrabarti.

Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, shtoi se ky projekt është pjesë e përpjekjeve të Komisionit Evropian për të mbështetur axhendën e lidhjes së Ballkanit Perëndimor.
“Ndërtimi i kësaj linje të transmetimit do të përmirësojë sigurinë e furnizimit dhe stabilitetin e sistemeve të energjisë të të dy vendeve. Kjo gjithashtu do të ndihmojë në zhvillimin e një tregu rajonal të energjisë elektrike në të cilin prodhimi dhe kapaciteti i transmetimit mund të menaxhohet në të gjithë Ballkanin Perëndimor”, tha ai.

Ky projekt është pjesë e iniciativës së Komisionit Evropian për të krijuar një korridor Lindje-Perëndim të transmetimit të energjisë elektrike midis Bullgarisë, Maqedonisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Italisë, duke përfshirë kabullin e planifikuar nënujor nga Mali i Zi në Itali, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike. Komponentët e efikasitetit të rrjetit të zbatuar nga MEPSO do të sigurojnë gjithashtu që transmetimi i energjisë të jetë efiçent dhe do të përdoren  teknologjitë më të mira në dispozicion.

Projekti ka marrë asistencë teknike nga WBIF për të financuar studimin e fizibilitetit, vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social dhe përgatitjen për hartimin kryesor të projektit. Bashkimi Evropian është donatori më i madh i vetëm i BERZH-it. Në vitin 2015 ajo vuri në dispozicion 179 milionë euro, rreth gjysmën e totalit të fondeve të donatorëve BERZH.

Next Post

Mazniku: Vandalët pengojnë zhvillimin e qytetit, PD bëri një pseudo protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

Topalli bëhet “nostalgjike”, rikthen shprehjen “kape për zhelesh, nxirre jashtë”, ironizon Peleshi: S’ma merrte mendja…

April 2, 2026
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Sherr dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote

April 2, 2026
Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

Makineria i zë flokët, 40-vjeçarja shqiptare humb një pjesë të skalpit në punë

April 2, 2026
Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

Keir Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit: Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

April 2, 2026
Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

Tensionet në Kuvend, Flamur Noka godet me shishe uji Taulant Ballën pas ndërprerjes së seancës (VIDEO)

April 2, 2026
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje

April 2, 2026
Parku natyror në flakë, ironizon Tare: Syri i Kaltër digjet, por ne kemi Çeço e Nona fest…

Pushka e jevgut dhe arixhofkat e Fan Nolit

April 2, 2026
KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

KMSH merr pjesën më të madhe, Komuniteteve Fetare iu shpërndahen 203 mln lekë

April 2, 2026
Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

Kriza e furnizimit me karburant aviacioni në Evropë, alarm në industrinë ajrore

April 2, 2026
Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

Rasti i Noelia Castillo, ministrja spanjolle e Shëndetësisë i përgjigjet Trump: Mos ndërhy kudo!

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In