• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Linguistja që i jep zë letërsisë shqipe në Gjermani

by Lorenc Vangjeli
03/12/2015 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ulur në kafenenë në sheshin e Prishtinës, nën diellin e vjeshtës dhe në shqipen e saj të bukur, përkthyesja, e cila mban titullin doktor shkence në linguistikë, është rikthyer edhe njëherë në Kosovë, pas disa vizitave e qëndrimeve gjatë viteve.

Në kryeqytetin kosovar kësaj here e ka sjell Rezidenca „Prishtina nuk ka lumë“, bursë që u ndahet shkrimtarëve dhe përkthyesve nga Evropa, organizuar nga Qendra Multimedia.

E takoj për herë të parë, megjithëse ka vite që njihemi virtualisht. Më jep dhuratë një kuti çokollatash të shijshme, në shenjë respekti dhe miqësie, vlerë që perëndimorët nuk ngatërrohen ta harrojnë. Në shqipen e saj të letrave dhe në gegnishten time flasim për përvojën e saj si përkthyese, për letërsinë e gjuhën shqipe, dhe përkthimin e botimin e saj në Gjermani.

Letërsia shqipe ka çfarë t’i thotë të tjerëve

Ka gati një dekadë që Zuzane përkthen autorët shqiptarë në gjuhën gjermane, dhe kjo, thotë ajo, ka ndodhur krejt rastësisht. “Me përkthime nga shqipja kam nisur falë motivimit të një shoqeje të mirë nga Shqipëria, e cila më ka pyetur, nëse do të përktheja disa poezi për një mbrëmje letrare shqipe në Berlin në vitin 2007. Ky ishte fillimi i një faze të re në jetën ime”.

Për letrat e bukura shqipe që ka lexuar dhe ato që ka përkthyer, linguistja gjermane, thotë se  letërsia shqipe ka çfarë t’i jap e t’i thotë të tjerëve. Zuzane pohon se përkthimi në gjermanishte i veprave të autorëve shqiptar e pasuron kulturën letrare në vendet gjermanofolëse, sepse temat, per të cilët flet letërsia shqipe janë tema universale, ndërkohë që përkthimi i tyre jep mundësinë e komunikimit në një tjetër gjuhë, sidomos te njerëzit, të cilët kanë përvoja të tjera në jetë nga ato të shqiptarëve të Kosovës në veçanti, dhe në tërësi, kanë përvoja të tjera nga popujt e Evropës Juglindore.

Por sa realisht është e njohur letërsia shqipe, ajo nga Kosova dhe ajo nga Shqipëria, në tregun letrar gjerman? Zuzane thotë se autorët veprat e të cilëve janë më të pranishme në këtë treg dhe njihen më shumë janë Ismail Kadare dhe Ali Prodrimja. “Kadare dhe Podrimja janë të përkthyer bukur, kjo falë përkthimeve nga Joachim Röhm dhe Hans Joachim Lanksch, i fundit, ka merita të mëdha në promovimin e letërsisë nga Kosova. Ai ka përkthyer e botuar dy përmbledhje te poezive nga Ali Podrimja dhe ka përkthyer autorë të ndjekur nga regjimi komunist ne Shqipëri, veçanërisht autorë nga veriu. Të dy këta përkthyes i kam si shembullin e madh”.

Udhët e komunikimit

Parë në tërësi, letërsia shqipe akoma nuk ka arritur të gjejë “udhë të sigurta” të flasë në të tjera gjuhë. Interesimi për t’i krijuar ato ndërkaq, nga ana zyrtare, jozyrtare apo e të gjithë mekanizmave që do të duhej të krijonin komunikime të tilla, nuk është se është parë. Për një letërsi të vogël siç është letërsia shqipe, mundësia për të depërtuar jashtë kufijve vazhdon të mbetet minimale, meqë komunikimi ndërletrar me vende e gjuhë të tjera akoma nuk ka ardhur në rend dite.

Linguistja dhe përkthyesja Zuzane Finger, thotë se megjithatë viteve të fundit kanë nisur të hapen rrugë të reja depërtimi të letërsisë shqipe jashtë kufijve, me bashkëpunime të ndryshme mes rrjetit letrar evropian Traduki me bazë në Berlin të Gjermanisë dhe revistave të ndryshme letrare si Ëespennest ose Lichtungen të Austrisë, po ashtu edhe me bashkëpunime të Qendrës Multimedia në Prishtinë, e cila me pjesëmarrjen në projekte të ndryshëm, ka arritur të hap rrugë të reja komunikimi. “Prandaj jam shumë optimiste se numri i autorëve dhe i veprave nga Kosova, të cilët prezantohen në botën e jashtme vazhdimisht do të rritet”, thotë Zuzane.

Përtej fjalëve, çfarë përkthehet? 

Për përkthyesen që e pëlqen poezinë shqipe në gegërisht dhe përkthyesen e një numri të shumtë autorësh nga çekishtja, sllovakishtja, shqipja dhe serbishtja, të poezive, eseve apo teksteve dramturgjike, e pyetur se përtej fjalëve çfarë përkthehet, pohon se përkthimi do të thotë mbi të tjera të jesh i hapur ndaj diversitetit, ta kuptosh e ta respektosh tjetrin. “Çdo përkthim është interpretim, por, në rastet e rralla ndodh, se përkthyesi krijon diçka “kongjeniale”, një rikrijim të barabartë me origjinalin. Për interpretim adekuat gjithmonë nevojitet njohja e kulturës së gjerë, e atmosferës, e kontekstit, dhe poashtu afërsi ose gjanshmëri shpirtërore midis autorit dhe përkthyesit.”

Edhe kur flasim për poezinë, dhe për thënien e shpeshtë se “poezia nuk mund të përkthehet”, Zuzane pohon se tekstet në gjuhën e parë, poezia në këtë rast, mbeten të pazëvendueshme. “Unë poezitë vetëm i transferoj me mjete të gjuhës gjermane në kulturën letrare ne vendet gjermanofolëse, që te bëhen pjesë të saj.” Por, çfarë për Zuzanen nuk mund të transferohet, është roli i ndryshëm i një vepre në reprezentimin e kulturës se vendit, në të cilin dhe për të cilën janë shkruar tekstet dhe në kulturën në të cilën përkthehen.

Për rolin e mjeshtërisë së fjalëve në jetën e saj, Zuzane thotë se këtë ‘zanat’ e bën me pasion, dhe se armiku i saj i vetëm është mungesa e kohës, meqë përkthimin nuk e ka punë të parë, por megjithatë mundohet gjithmonë të rezervojë kohën për përkthimet. Dhuratë për këtë pasion e konsideron vetë arsyen për të cilën po qëndron mes njerëzve që e flasin shqipen, rezidencën e përkthyesve në Prishtinë, për kohën e mundësitë të jetë më shumë me përkthimin.

Mikpritja dhe miqësia kosovare

Udhëtimet në Kosovë duke e parë atë në kohë të ndryshme, i kanë dhënë Zuzanës realitete të ndryshme nga jetesa këndej. Udhëtimin e parë e kishte si studente në vitin 1985, ndërkaq kohën më të gjatë qëndroi këtu nga tetori i vitit 1999 deri më 2001 si lektore e DAAD-së. Zuzane kallëzon për përvojën e saj në Kosovën e pasluftës. “Koha pas luftës ishte euforike, por poashtu e vështirë për shkak të infrastrukturës dhe ekonomisë së shkatërruar. Në atë kohë mësova shumë për respektin e njerëzve, të cilët megjithëse jetonin nën kushte aq të renda, ishin shumë të ndershëm dhe zemërgrohtë.” Tetë vite më vonë do të kthehej edhe  njëherë për të qëndruar për gjashtë muaj, ndërkaq imazhin që i jep vendi në vitin 2015, thotë se Prishtina është zhvilluar me shpejtësi të vrullshme urbanistike.

Pas njohjes në kaq vite me një kulturë dhe një popull, ajo thotë se është “Shumë mirënjohëse, se më gjithë modernizim nuk u humb mikpritja dhe miqësia.”

Marrë nga Gazeta Jeta në Kosovë

Next Post

“Policët” pritë blindit të shoqërisë Security, dyshohet se grabitën 3 mln euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

September 23, 2026
Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

September 23, 2026
“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

September 23, 2026
Martin Leka kujton burgun me Nanon dhe Ramiz Alinë: Biseda me Dritëroin para se të arrestohesha

“SPAK ka marrë rolin e portaleve”- Analisti Leka: Publikon mesazhe me histori rozë e denigruese! Pse nuk merret me çështje madhore si 21 Janari?

September 23, 2026
Plas arma në Peqin, një i plagosur dërgohet në gjendje të rëndë në spital

EMRAT/ Plagosja me thikë në Tiranë, arrestohet i dyshuari! I plagosuri në gjendje të rëndë në spital, Policia jep detajet

September 23, 2026
“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

“SPAK ka goditur shtetin, po merr përmasat e një puçi”- Meçe: Po nuk pati shërbim shteti, është i rrënuar!

September 23, 2026
“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

September 23, 2026
PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

PD-ja përgatitet për zgjedhjet lokale, kandidatët brenda fillimit të tetorit! Plan edhe për mocion mosbesimi ndaj Ramës

September 23, 2026
Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

Rasti i Vlora Hysenit, gazetari Kikia: Ka tri arsyet pse shefat e shërbimeve inteligjente përfshihen në spiunazh

September 23, 2026
“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

“Kisha hajdutë në shtëpi, njëri ka vdekur”- Vrasja e shqiptarit do vidhte banesën në Itali, publikohet telefonata e pronarit me Policinë: U mbrojtja…

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com