• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Lindita Theodhori kërcënon Gjergj Lekën: Kujdes se jam e rrezikshme

by Java News
25/08/2015 08:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lindita Theodhori reagon për akuzat që ka bërë ndaj saj Gjergj Leka.

Ajo thotë se ai ka nevojë të vizitohet te ndonjë mjek dhe meqë ka thënë se Lindita është e rrezikshme, duket të ketë kujdes prej saj: “Dua t’i them, ki kujdes, sepse jam e rrezikshme. Ai njeri ma shpif, burrë ordiner”.

E diela e fundit nuk ishte si gjithë të tjerat për të. Që në orët e para të mëngjesit e kanë zgjuar telefonatat e miqve që i thoshin se një kolegu i saj kishte thënë diçka të pahijshme në lidhje me të kaluarën e këngëtares.

E ndodhur përballë një fakti të tillë ajo ka mbetur e shokuar dhe pa fjalë.

Theodhori nuk di ta shpjegojë motivin dhe arsyen se përse janë thënë ato fjalë dhe përse është hedhur baltë mbi figurën e saj.

Ajo ndihet e prekur, dhe shpreh shqetësimin se po kaq të prekur ndihen edhe dashamirësitë, miqtë dhe fansat e saj.

Ajo tregon se jo vetëm ajo ndihet e fyer, por edhe familjarët.

Madje shton më tej se ka dy djem të rritur dhe ata kanë përdorur frena shumë të forta për t’u përmbajtur ndaj fjalëve që ka thënë Leka për nënën e tyre.

Pavarësisht viteve ajo është aktive me koncerte dhe këngë të reja. Lindita nuk ka ndaluar asnjëherë së kënduari. Ruan një stil vajzëror në veshje dhe ka një fizik për t’u admiruar.

Në një bisedë për Dita-n, Lindita Theodhori flet nga shtëpia e saj e pushimit në Vlorë…

“Unë s’mund të merrem me të tjerët dhe s’mund të mbyll gojën e askujt. Por është e turpshme të merresh me jetën e tjetrit.

Si Linditë kam një natyrë, që gjërat e shëmtuara dhe ato që nuk më interesojnë nuk u kushtoj asnjë sekondë kohë.

Unë merrem me gjërat e bukura, ato që të zbukurojnë jetën. Por në këtë rast duhet të them patjetër diçka sepse është cenuar jeta ime, personaliteti im, karriera dhe familja ime.

E konsideroj një veprim vulgar, një shfaqje skandaloze të atij njeriu dhe një veprim të ulët për atë palo burrë, të cilit nuk dua t’ia përmend as emrin.

Ma shpif, nuk di ç’të them tjetër, por thjeshtë ma shpiiif. Njeri i pështirë. I ndotur. Burrë ordiner!” shprehet ndër të tjera Theodhori për gazetaren Entela Resuli. /Dita/

Next Post

Vjen bateria e iPhone 6, që mban një javë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com