Muajt e fundit Grupi Parlamentar i PD iu drejtua me një shkresë zyrtare institucioneve ndërkombëtare për sa i përket raporteve që përgatiten për vendin tonë. Në letrën e firmosur prej anëtarëve të grupit, thuhej se Linda Rama si gruaja e kryeministrit të vendit nuk mund të përgatisë raporte për vendin. Sipas tyre cenohet etika dhe objektiviteti profesional.
Por, lidhur me këtë çështje nga studioja e “Opinion” në Tv Klan, Linda Rama thyen heshtjen duke iu përgjigjur akuzave nga ana e opozitës. Ajo cilëson se në letrën zyrtare nuk janë mohuar aftësitë e saj profesionale, duke shtuar se vjen risi në politikën shqiptare.
Sa i përket etikës ajo ripërsëriti deklaratën e saj në vitin 2010, kur thoshte “do të mbështes Edin dhe do të vazhdoj profesionin tim”.
Blendi Fevziu: Ju krijuat një distancë nga roli që patët si gruaja e kreut të opozitës dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, por sot opozita iu ka akuzuar muajt e fundit që ju hartoni raporte dhe i ka bërë një letër gjithë bordeve, që ju hartoni raporte në të cilat flitet për statusin ekonomik apo gjendjen e Shqipërisë. A është e drejtë që bashkëshortja e kryeministrit të vendit të përgatisë raporte për gjendjen e vendit?
Linda Rama: Faleminderit shumë për pyetjen. Është e vërtetë ky është një zhvillim i muajit të kaluar në mos gabohem ku Grupi Parlamentar i PD me firmën e të gjithë anëtarëve të grupit i drejtoi një letër të gjithë institucioneve ndërkombëtare që kanë prezencën në Shqipëri duke iu kërkuar që të mos më angazhojnë mua në aktivitetin e tyre. Ndërkohë që unë kam 25 vite që punoj në mënyrë të vijueshme me institucionet ndërkombëtare. Tani ka dy momente në atë letër që sipas meje mund të komentohet më shumë.
Blendi Fevziu: Nuk e kam parë letrën, jam marrë vetëm me principin që a duhet të jetë gruaja e kryeministrit të përgatisë raporte për zhvillimin e vendit?
Linda Rama: Janë dy momente që meritojnë sipas meje një vëmendje të posaçme sepse besoj se i shërbejnë dhe interesit publik. E para, në atë letër Grupi Parlamentar i PD shpreh vetëdijen e tij dhe konfirmon që unë jam një eksperte e padyshuar për aftësitë e mia profesionale. Mendoj se kjo është një risi në traditën politike në Shqipëri aq më shumë në nivele të tilla institucionale që të konfirmojnë, që është niveli më i lartë politik. Grupi Parlamentar i PD, i opozitës që të konfirmojë aftësitë profesionale të një njeriu të lidhur me kundërshtarin e tyre politik. Në mozaikun tim të konfirmimeve dhe të vlerësimeve për aftësitë e mia profesionale unë mund të them që ky mozaik tashmë është i plotë.
Blendi Fevziu: Të ka pëlqyer mesa po shoh!
Linda Rama: Po! Po nuk ka një profesionist i cili vlerëson gjithë jetën në profesionin e vet që të mos vlerësojë faktin që në mozaikun e plotë të konfirmimeve që merr për profesionin. Unë e kam marrë nga ndërkombëtarët, unë e kam marrë nga kolegët, unë e kam marrë nga ata të cilët punojnë në të njëjtën fushë siç punoj unë, e kam marrë dhe sot nga Grupi Parlamentar i partisë opozitare dhe për mua kjo është një arritje shumë e madhe. Momenti i dytë që meriton vëmendje është që ndërsa pohohet që unë jam një profesioniste shumë e mirë thuhet që dyshohet etika dhe objektiviteti i produktit të një profesionisti shumë të mirë.
Blendi Fevziu: Jo në raport me dijen tënde, në raport me shërbimin që mund t’i bësh bashkëshortit tënd.
Linda Rama: Po unë sapo ju shpjegova një gjë që unë kam dhënë 3 dorëheqje, jo se m’u kërkuan, por sepse sistemi i brendshëm etik e donte që unë të lija pas dore këto. Por, unë nuk hoqa dorë kurrë nga karriera ime profesionale, unë vazhdova të punoja profesionalisht. Unë hoqa dorë nga auditori ku jepja mësim politikat publike, nga bordi i cili financonte pushtetin lokal, shoqëritë civile, individë dhe nga drejtimi i zyrës që kishte kontakte me institucionet ndërkombëtare për të mos konfuzuar këto lloj pozicionesh.
Blendi Fevziu: Pra ju përgatisni raporte për ndërkombëtarët, për gjendjen e vendit?
Linda Rama: Unë e kam paralajmëruar që në vitin 2010 profilin tim, çfarë do të bëja unë si bashkëshortja e kryeministrit, e kam paralajmëruar ose nuk është dëgjuar, ose nuk është kuptuar, ose nuk është besuar dhe ju sapo më provuat mua që ky profil është i pamundur kur më thatë se si rezistoni. Tani është i mundur dhe mesa duket nuk është kuptuar apo nuk është besuar dhe kush ka qenë, ajo që unë kam thënë ka qenë që: “unë do të mbaj një distancë të plotë nga pushteti”, “do të mbështes Edin dhe do të vazhdoj profesionin tim”.
Blendi Fevziu: Nuk miksohen këto të dyja? Dëshira dhe dashuria për Edin dhe profesioni a mund të ndërthuren në një moment të caktuar?
Linda Rama: Nuk mundesh që një profesionisteje që ia ke njohur vlerat, t’i dyshosh etikën sepse të punosh me institucionet ndërkombëtare prej 25 vitesh ti të gjitha standardet e para i njeh dhe e dyta i bën të tuat, ti kthehesh në një prej tyre. Në zyrën time në çdolloj rasti kur bëhet me kolegët e tjerë projektimi i konkurrimit në një aplikim të caktuar për një detyre të caktuar është një diskutim i posaçëm nëse bie në kufijtë e një problemi etik apo jo dhe nuk shkohet asnjëherë në ato detyra të cilat mund të kenë probleme etike. Unë kurrë nuk i kam vënë organizatat ndërkombëtare në Shqipëri në situatën e nevojës për t’u shpjeguar nga ndonjë problem që mund të lidhej me angazhimin tim. Unë mendoj që janë marrë konfirmimet tanimë se si qëndron çështja e etikës, por nga kjo iniciativë e Grupit Parlamentar të PD i provokuar nga modeli im, mendoj që në radhë të parë kanë përfituar vetë ai Grup Parlamentar i PD-së.
Nuk mund të jesh Ti modeli i një gruaje shqiptare zj.Linda.Ti je e pafytyrë,e pamoralshme,jo sepse ndave babanë e vajzës tënde,por për veprimet e tua,që dhe Ramën e braktise dhe vajte në Kosovë ..e teveqeli yt doli tek Fevziu në emisionin “Opinion” ku të bënte thirrje të ktheheshe me një pendesë burrërore që do t’a kishte patur zili çdo grua dhe çdo aktor i klasit botëror…Më dhembin sytë kur të shoh dhe ndërroj stacionin…