• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Linçim nga xhelozia”/ Këlliçi i përgjigjet me padi sulmeve të Kokalarit: Ja si u përgatit goditja ndaj meje, paratë e dëmshpërblimit do…!

by Java News
17/06/2022 18:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi i është përgjigjur me padi sulmit të Evi Kokalarit.

Këlliçi thotë se ka zgjedhur rrugën ligjore për t’u përballur me përbaljen në adresë të tij.

“Prej shumë ditësh, publikisht, jam sulmuar nga Zj. Evis Kokalari, me gjuhë më linçuese se ajo e kundërshtarëve tanë politikë. Janë hedhur drejt meje akuza të shumta nga më absurdet, të cilat qëndrojnë në gojën e Zj. Kokalari dhe në faqen e saj në rrjetin social Facebook.

Duke njohur së brendshmi situatën politike në Partinë Demokratike dhe rrugëtimin tonë të vështirë për të dalë nga përplasjet e muajve të fundit, kam qëndruar i heshtur për t’i dhënë hapësirën Zj. Kokalari t’i japë zë të gjithë mllefit, xhelozisë dhe urrejtjes për të rinjtë në Partinë Demokratike.

Ky sulm nuk është i beftë. Gatitej që nga koha kur në Foltoret e nismuara nga Doktor Berisha, përpos Zj. Kokalari, u pozicionuan të rinjtë e FRPD; mes tyre edhe unë.

Kam zgjedhur të mos i përgjigjem me “dazibao” akuzave dhe me komente Facebooku, prandaj sot, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kam depozituar një padi kundër personit në fjalë, për shpifjet, fyerjet dhe mesazhet telefonike të shpëndara prej saj.

Shi me baltë nuk ka! Ka shi që dheun e bën baltë, dhe Zj. Kokalari e ka bërë baltë ndaj personit tim dhe FRPD që unë drejtoj, duke e cilësuar “klan” brenda PD.

Maloren e politikës, unë Belind Këlliçi, e kam ngjitur sëbashku me të rinjtë e FRPD, në shumë fushata derë më derë, qindra e qindra protesta kundër qeverisë, dhe do të vazhdoj me ta krah për krahu si ditën e parë.

Këto akuza nuk më japin aspak dhimbjen e dhunës së ushtruar ndaj nesh komisariateve të policisë e nuk janë gas lotsjellës që të lotoj prej tyre, mirëpo i kam përjetuar të gjitha me jo pak mërzi, por gjithnjë brenda pritshmërive politike.

Zj. Kokalari iu desh kohë për të më goditur me disa prej akuzave dhe shpifjeve të përdorura nga socialistët kundrejt meje. Nuk është rastësi që këto etiketime janë hedhur në qarkullim fillimisht nga Erion Veliaj përpara dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit. Kryebashkiakun unë e luftoj politikisht para dhe pas Foltores, ndërkohë që akuzuesja ime i është publikisht mirënjohëse për gadishmërinë ndaj fondacionit të saj!

Zj. Kokalari kërkon të jetë etaloni i konservatorizmit në Partinë Demokratike. Kjo është e drejta e saj.

Unë kërkoj një Parti Demokratike për të gjithë, ku anëtarët të shprehen lirshëm, pa u druajtur se do të kalojnë në sitën e zonjës. Po këto janë opinione politike, të cilat ne mund t’i zgjidhim pa përdorur gjuhën e urrejtjes ndaj mendimit ndryshe dhe pa ndërmarrë fushata linçuese ndaj njëri-tjetrit, sepse demokratët janë lodhur nga sherrnaja.

Tashmë Zj. Kokalari ka barrën të faktojë në gjykatë çdo të thënë të saj kundrejt Belind Këlliçit dhe FRPD. Bujrum të vijë dhe të faktojë qoftë dhe një akuzë të vetme!

Për të gjitha akuzat, fyerjet, mesazhet telefonike dhe nxitjen për fyerje dhe linçim ndaj meje dhe FRPD, në vigjilje të Ditës Botërore Kundër Gjuhës së Urrejtjes, sot e padita Zj. Kokalari dhe i kërkova gjykatës dëmshpërblim.

Paratë e dëmshpërblimit do t’i shpenzoj kokërr më kokërr si donacion për të rinjtë e FRPD, nëpërmjet një moduli trajnues dhe edukues për gjuhën e urrejtjes, fake news dhe linçimin publik.

Rrjetet e mia sociale janë të hapura për komunikim me cilindo prej jush. Unë nuk i limitoj komentet në faqen time në Facebook. Uroj që kjo të mos shihet si shumë liberale!

Unë do t’i përmbahem gjithnjë etikës së komunikimit dhe nuk do të diskutoj për mungesën e koherencës së askujt, pavarësisht se Zj. Kokalari mund të tentojë të përdorë në gjykatë luhatjet e saj të shpeshta publike për të mohuar të pamohueshmen e shkruar.

Faleminderit të gjithëve për durimin dhe mbështetjen e pakursyer tashmë prej vitesh ndaj meje!
Gjithmonë mirënjohës ndaj të rinjve të FRPD dhe Partisë Demokratikev”, shkruan Këlliçi./m.j

Next Post
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, burri dhe gruaja dërgohen me urgjencë në spital

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, burri dhe gruaja dërgohen me urgjencë në spital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

Nga lufta në Ukrainë te flukset e emigrantëve, BE përballet me presione të reja nga jashtë dhe përçarje nga brenda

August 3, 2026
Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

Përplasen dy automjete në aksin Fier-Lushnjë, 4 të plagosur dërgohen në spital

August 3, 2026
Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

Karakaçi firmos tri marrëveshje me Gjermaninë: Investime me vlerë 114 milionë euro

August 3, 2026
“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

“Ju siguroj që nuk ngelem me barrë”, Kryemadhi flet pas ‘vizitës’ në SPAK: Mund të jenë thashetheme, por…

August 3, 2026
KUVENDI LIVE! Spiropali: Largimi im u paralajmërua nga Berisha; Kreu i PD: S’e ke nga unë!

“Mëso nga lumi”, mesazhi i Spiropalit: Pengesat mund ta detyrojnë të ndryshojë rrjedhën, por kurrë destinacionin

August 3, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 4 Gusht 2026

August 3, 2026
11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

11 pasagjerë dhe 2 pilotë vdiqën pas rrëzimit të avionit, Peruja pezullon operacionet e linjës ajrore turistike

August 3, 2026
Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

Javë vendimtare për Kosovën, në pritje të krijimit të institucioneve të reja

August 3, 2026
“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

“Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset. Në fokus, agroturizmi dhe agropërpunimi

August 3, 2026
Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

Uellsi dhe Anglia tërheqin mbështetjen për Infantinon. Presioni ndaj presidentit të FIFA-s arrin kulmin

August 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com