• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ri/ Reforma në Drejtësi rrudh kompetencat e Ministrit të Drejtësisë

by Java News
26/12/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas Presidencës edhe Ministria e Drejtësisë do të ketë një ligj të ri, që ndryshon totalisht kompetencat e saj, në kuadër të Reformës në Drejtësi. Sipas ligjit të ri, ministrit të Drejtësisë i hiqet kompetenca për të kryer inspektime dhe procedime disiplinore të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe të Apelit. Sipas ndryshimeve kushtetuese të paketës së ligjeve të drejtësisë kompetenca për të filluar procedimin disiplinor i kalon Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Ministri në këtë proces mundet vetëm të paraqesë ankesë tek ky organ kur ka të dhëna të besueshme që një gjyqtar ka kryer veprime që përbëjnë shkelje disiplinore. Ministri nuk do të kontrollojë më Prokurorinë dhe të raportojë për shkeljet tek presidenti dhe Kuvendi dhe nuk do të drejtojë më mbledhjen e statistikave për drejtësinë. Kontrolli mbi e prokurorisë do të ushtrohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë, në rastet e shkeljeve disiplinore.

Sipas draftit të zbardhur nga Report Tv Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë si vëzhgues në Mbledhjen e Përgjithshme të prokurorëve, të Këshillit të Përgjithshëm të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, të Asamblesë së Personelit Akademik dhe të Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës, mbledhjes së posaçme të drejtuesve të institucioneve për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe në mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ligji i ri i heq dhe një tjetër kompetencë të rëndësishme, siç është ajo e kontrollit të administratës gjyqësore. Ai do ta ushtrojë këtë kontroll vetëm në rastet administrimit të pasurive të patundshme. Me hyrjen në fuqi të ligjit për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, që aktualisht është në Gjykatë Kushtetuese i ankimuar nga PD, ministri i drejtësisë  ka 3 muaj afat për të mbyllur të gjitha hetimet disiplinore të papërfunduara brenda para se kompetencat t’i kalojnë këtyre intitucioneve.

ma.me
Next Post
Donin të përdhunonin dy të mitur/ Prindërti tregojnë se çfarë ndodhi dje në Vlorë, në shkollën “Teli Ndini”

Vjedh bizhuteri te bashkëfshatari, arrestohet 29-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

Konfirmoi në “Ditën e të Dashuruarve” romancën me Adrola Dushin, Capital T sqaron pse “u detyruan” ta mbanin marrëdhënien e tyre private

February 15, 2026
Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

Kush është udhëheqësi më i mirë në historinë e Shqipërisë? Xhufi: Ja ku bashkohen Edi Rama me Enver Hoxhën

February 15, 2026
Godina e re për Drejtësinë, gati në 5 vite? Rama: Financim i madh, gjykatës e prokurorë do ndihen të nderuar!

Sara Mila: Rama nuk është penduar për Reformën në Drejtësi

February 15, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

Integrimi i Shqipërisë në BE, eksperti: 550 ligje për hartim, ja koha e zbatimit të tyre

February 15, 2026
Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

Përfundon procesi i numërimit të votave/ Zgjidhet kryetarja e re e PD-së në Lezhë

February 15, 2026
Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

Paketa e maleve/ Ministri: Interes i lartë! Presim 1000 aplikime, zona më e kërkuar

February 15, 2026
Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

Reshjet e dëborës, ARRSH: Rruga drejt Thethit do të qëndrojë e mbyllur, rrezik nga ortekët! Qytetarët të shmangin aksin

February 15, 2026
Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të sulmuar Iranin nëse nuk ka marrëveshje bërthamore

February 15, 2026
Supremja shfuqizon nenin që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për pensionin

UÇK, “lufta” e fundit në Hagë/ Avokati: Mbrojtja e Thaçit ka thirrur dëshmitarë cilësorë

February 15, 2026
Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, “Benz”-i përfundon në kanal pas përplasjes mes dy automjeteve

February 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In