• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ligji i ri / Mbeturinat do të riciklohen në Shqipëri

by A R
07/07/2016 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Maxhoranca pritet të tërhiqet nga projektligji i parë që ka miratuar kur erdhi në pushtet, në vitin 2013. Bëhet fjalë për ligjin e ndalimit të importit të mbetjeve.

Në Parlament është depozituar disa ditë më parë një projektligj i hartuar nga Ministria e Mjedisit, Shoqatat e Ricikluesve dhe Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, që lejon importin e mbetjeve, inerteve, në Shqipëri për qëllime riciklimi.

Duke qenë se ka qenë vendimi i parë i Qeverisë “Rama” dhe ky i fundit ka deklaruar se në Shqipëri nuk do të lejohet më kurrë importi i plehrave, projektligji ka ndjekur një procedurë tjetër për t’u dërguar në Parlament. Në relacionin e projektligjit thuhet se nisma është hartuar nga Ministria e Mjedisit, ndërkohë që amendamenti ligjor është depozituar me firmat e tre deputetëve, dy socialistë dhe një deputet i LSI-së. Konkretisht kanë firmosur Eduard Shalsi, kryetari i Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, socialisti Ervin Bushati dhe deputeti i LSI-së, Bujar Derveni.

PROJEKTLIGJI

Në amendamentin e ligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, i vitit 2011 dhe i ndryshuar në vitin 2013 nga qeveria “Rama”, thuhet se importi do të lejohet vetëm për mbetjet jo të rrezikshme, mbetjet inerte për qëllime riciklimi.

Amendamenti ligjor i propozuar nuk bën asgjë tjetër, por rikthen në fuqi dy nenet e shfuqizuara në vitin 2013. Në nenin 49 të projektligjit, thuhet se në Shqipëri lejohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme apo mbetjeve inerte. Importi i mbetjeve do të lejohet vetëm me autorizimin e ministrit.

Çdo riciklues që ka investuar në Shqipëri, duhet të depozitojë kërkesën për import pranë Ministrisë së Mjedisit. “Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat, për importimin e mbetjeve, për përdorim, përpunim e riciklim, për zbatimin e këtij neni”, thuhet në nenin 49.

ARGUMENTET

Propozuesit e nismës ligjore që pritet të diskutohet në Kuvend, e argumentojnë atë me faktin se ndryshimet e ndërmarra nga Qeveria në vitin 2013 e kanë çuar drejt falimentimit industrinë e ricikluesve.

Industria e ricikluesve ka investuar rreth 120 milionë euro në Shqipëri. “Ndalimi i importit solli si pasojë që industria e riciklimit të punojë me 30 % të kapaciteteve, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik, si dhe shkurtim të fuqisë punëtorë”, thuhet në relacion.

PROJEKTLIGJI I MBETJEVE

Pas nenit 48, shtohet neni 49, me përmbajtje si më poshtë:
1. Në Republikën e Shqipërisë importohen vetëm mbetjet jo të rrezikshme apo mbetjet inerte, përveç atyre të përcaktuara në pikën 3, të nenit 48, të këtij ligji.
2. Importimi i mbetjeve, sipas pikës 1 të këtij ligji, është i mundur vetëm me autorizim të ministrit.
3. Kërkesa për autorizimin e importit paraqitet në Ministri.
4. Autorizimi i importit të mbetjeve jo të rrezikshme lëshohet vetëm në përputhje të plotë me këtë ligj dhe akte të tjera në fuqi.
5. Autorizimi për importin e mbetjeve jo të rrezikshme është i vlefshëm për një periudhe kohe deri në dy vjet dhe u nënshtrohet kushteve të përgjithshme, të përcaktuara në rregulloret e miratuara në zbatim të këtij ligji, si dhe çdo kushti specifik që lidhet me rastin konkret.
6. Në autorizimin e importimit të mbetjeve përcaktohen:
a) lloji i mbetjeve për importin e të cilave lëshohet;
b) standardet që lidhen me ambalazhimin dhe etiketimin e mbetjeve dhe dokumentet shoqëruese gjatë transportit të tyre;
c) kërkesat për monitorimin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.
7. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton listën e mbetjeve që lejohen të importohen dhe rregullat për zbatimin e këtij neni.
8. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit, miraton rregullat dhe procedurat, për importimin e mbetjeve për përdorim, përpunim e riciklim, për zbatimin e këtij neni.

Panorama

Next Post

Policia e Kosovës: Ja shkaku i aksidentit të Ermal Mamaqit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Albin Kurti u godit pas shpine, Kushtetuta e thotë qartë çfarë duhet bërë

“Ligji po ndryshohet për interesat e PS”, Nano: Rama gaboi që refuzoi dorëheqjet e Ballukut

February 16, 2026
Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

Shtyhet seanca për ‘sterilizimin’, Beqaj thirrje gjyqtarëve: Shikoni kontratën, prokurorët s’e bënë kurrë

February 16, 2026
Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

Aksidenti tek kthesat e Koshovicës. Del video, avokatët: Profesori italian, i pafajshëm

February 16, 2026
“Tirana, motor ekonomik”, Toni Gogu: Ka krijuar mundësi për shumë njerëz që i janë bashkuar asaj

Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Gogu: Në rastin e Ballukut pezullohet shteti! S’është mbrojtje personale

February 16, 2026
Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

Redi Muçi: Do votojmë kundër nismës së mazhorancës, është në dëm të hetimit

February 16, 2026

2/3 e të burgosurve janë të pafajshëm, Hoxha: Rama fajësoi Gjykatën dhe jo SPAK-un

February 16, 2026
Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

Arkitektët Stefano Boeri dhe Cino Zucchi në gjyq për manipulim konkursi

February 16, 2026

Propozimi i PS, avokati zbulon ‘prapavijën’: SPAK nuk mund t’i drejtohet më GJKKO për pezullime

February 16, 2026
Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

Berishën nuk e ftojnë as në Kosovë, pse e kanë ‘karantinuar’?!

February 16, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

Ish-prokurori: Reforma në Drejtësi ka dështuar, 200 mijë dosje janë të mbartura

February 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In