• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Fyti i tharë, ja pse shkaktohet dhe cilat janë zgjidhjet natyrale

by A M
02/02/2025 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fyti i thatë është një problem i pakëndshëm dhe shpesh i dhimbshëm, që mund të çojë në një shumëllojshmëri sëmundjesh shoqëruese. Ato përfshijnë vështirësinë e gëlltitjes, kollitjen, urthin, dhimbje të trupit, vjellje dhe ethe.

Fyti i thatë është shpesh i lidhur me frymëmarrjen dhe nganjëherë është një simptomë e hershme e një ftohjeje apo gripi.

Shkaqet e tjera më serioze, si azma ose sëmundja e gastritit të ezofagut, gjithashtu mund të jenë burimi i problemit.

Çfarë e shkakton fytin e thatë?

Shkaqet e fytit të thatë variojnë nga faktorët e mjedisit, si ajri i thatë ose i ftohtë, apo mënyrat e jetesës si pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit.

Fyti i thatë është gjithashtu një efekt anësor nga medikamente të caktuara. Shkaqe të tjera përfshijnë:

Ngrohësit e brendshëm të shtëpisë apo zyrave që thajnë ajrin
Konsumi i tepërt i kafeinës dhe alkoolit
Irritimi i mukozës
Pirja e duhanit
Ndotja e ajrit nga pluhurat
Alergjia

Identifikimi i shkakut të fytit tuaj të thatë është hapi i parë drejt gjetjes së lehtësimit.

Konsultohuni me mjekun tuaj nëse keni mundësi për shkaqet e mundshme. Një mjek mund të testojë për shkaqe më serioze.

Nëse jeni duke marrë ilaçe mjeku është në gjendje të reduktojë ose të ndryshojë medikamentet me efekte anësore problematike.

Trajtimet Natyrale për Fytin e Thatë

Kur vjen puna te trajtimi i gojës së thatë dhe fytit të thatë, rritja e konsumit të lëngjeve është një mënyrë e mirë për të filluar. Trajtime të tjera në shtëpi përfshijnë:

Gargarë me ujë me kripë

Uji i ngrohtë është një mënyrë e thjeshtë për të ndihmuar në lehtësimin e thatësirës së fytit.

Kripërat punojnë për të pastruar dhe tharë lagështinë e krijuar nga bakteret.

Provoni gargarën për rreth një minutë, një ose dy herë në ditë. Nuk iu pëlqen kripa? Alternativa të tjera të gargarës përfshijnë uthull molle, lëng aloe vera, ose një gjysmë lugë çaji sodë buke përzier në një gotë me ujë të ngrohtë.

Çaj me mjaltë

Mjalti ka veti anti-bakteriale dhe prej shumë kohësh është përdorur për të zbutur fytin e thatë dhe të lënduar.

Përzieni pak mjaltë me çaj mali të ngrohtë për një lehtësim të ndjeshëm.

Lagështia në ajër

Përdorimi i një rregulluesi të lagështrës në dhomën e gjumit është një mënyrë për të luftuar faktorët e mjedisit që mund të çojnë në fytin e thatë.

Ajri i thatë, i përkeqësuar nga përdorimi i ngrohësve të brendshëm gjatë muajve të dimrit, është një nga fajtorët më të zakonshëm.

Nëse nuk keni mundësi të merrni një rregullues lagështie mund të vendosni një enë me ujë ku keni zierë më parë gjethe eukalipti ose gjethe dafine.

Ose në një enë me ujë të nxehtë hidhni vaj esencial bimor, që e gjeni në farmaci.

Ndryshimet e jetesës

Nëse jeni vazhdimisht duke vuajtur me fytin e thatë, duhet të redultoni apo ndaloni pirjen e duhanit, të alkoolit dhe kafeinës. Cigaret dhe alkooli janë veçanërisht irrituese për indet e fytit.

Next Post
Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024

Shqiptarët po udhëtojnë më shumë, 7.9 milionë dalje gjatë 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

Çfarë do të thotë humbja e Trump për Europën, ç’do ndodhë me Euron? Po me tregjet globale?

November 4, 2026
Negociatat Prishtinë-Beograd/Dialogu “i vdekur”, nuk pritet rezultat deri vitin e ardhshëm

Nga pagesat më të lira, te celulari pa roaming! Zbardhen përfitimet që sjell strategjia e re e BE-së për Shqipërinë dhe rajonin

November 4, 2026
“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

“Ishte si një bombë, na u trondit shtëpia”/ Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, flasin fqinjët: Dëmi është shumë i madh, ishte e frikshme dhe s’e dimë…!

November 4, 2026
Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

Pagesat digjitale rekord, 29 për person në vit! Guvernatori Sejko: Shqiptarët po përdorin kartat për pagesa, jo për tërheqje parash!

November 4, 2026
Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

Spahiu: Do të ngrihet Këshilli Kombëtar i të Moshuarve, synohet zgjerimi i shërbimeve sociale dhe shëndetësore

November 4, 2026
Misteri/ Familjarët thanë se u sulmua nga ariu, por Policia kalon në pistën e vrasjes me armë të 53-vjeçarit në Bulqizë! Plumbi që iu gjet…

DETAJET/ Zbardhet ngjarja e rëndë në Bulqizë, pista kryesore krim brenda familjes! 53-vjeçari dyshohet se u vra nga gruaja dhe djali

November 4, 2026
BE reagon për krizën politike të Prishtinës: I takon Kushtetueses ta gjykojë formimin e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës!

Raporti i BE me kritika: Kosova të përshpejtojë reformat, Serbia të normalizojë raportet

November 4, 2026
Ishte shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

EMRAT/ Vrasja në gjueti, Policia e Dibrës zbardh detajet nga ngjarja tragjike! Kush janë viktima dhe autori, dy shokët kishin shkuar…

November 4, 2026
Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

Strategjia e Zgjerimit/ Kos: Shqipëria ka mbyllur 4 kapituj të negociatave, arritje e rëndësishme! Të vijojnë reformat për integrimin në BE

November 4, 2026
Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

Real Madrid me drejtor të ri? Rafael Nadal gati t’i bashkohet krerëve të klubit spanjoll

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In