Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu sot në Kuvend duke folur për ligjin për studentët e mjekësisë, tha se është një masë për të luftuar mungesën e burimeve njerëzore.
“Detyra jonë është të kujdesemi për shqiptarët. Në këtë luftë për burime njerëzore, sigurisht do të ndërtojmë instrumentet tanë, që s’është fare antikushtetuese. Sepse këtë bën shteti, lehtëson profesionistët dhe u jep atyre punë.
Ne rritëm pagat për sistemin shëndetësore zero në qeverisjen tuaj. Plani ecën në shumë drejtime, s’është në një. Kemi rritur kuotat në mjekësi, të kemi më shumë mjekë që specializohen në specialitete të veçanta.”- thotë Manastirliu./m.j