• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji “Për pronat”/ Gjykata Kushtetuese rrëzon Presidentin Nishani dhe PD

by Aalison Pearse Stevens
21/04/2016 16:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzon Presidentin, Bujar Nishani, për ligjin e “Pronave”, si dhe deputetët e PD-së. Gjykata Kushtetuese bëri të ditur sot pasdite se ka rrëzuar kërkesën e Presidentit dhe deputetëve të PD-së për pezullim të zbatimit të ligjit. Presidenti, Bujar Nishani, iu drejtua Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin e ligjit të Qeverisë për pronat, pasi, sipas tij, ai ishte i papajtueshëm me Kushtetuten. Beteja e tij kundër ligjit nisi me dekretin për kthimin e tij në Kuvend në fund të dhjetorit, ku argumentonte se ligji në tërësinë e tij, cënon parimet bazë kushtetuese të sigurisë juridike, barazisë para ligjit të ish-pronarëve, prish konceptin e ekonomisë së tregut, si dhe bie ndesh me vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe standardin e vendosur nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Vlera e kompensimit, argumentonte Presidenti, bën të pabarabartë përpara ligjit ish-pronarët.

President + PD

Pas Presidentit të Republikës Bujar Nishani edhe PD-ja ankimoj në Gjykatën Kushtetuese ligjin “Për pronat”. Dy deputetët e PD-së, Jorida Tabaku dhe Oert Bylykbashi, ashtu si dhe Presidenti I kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të rrëzojë ligjin “Për pronat”. Në dokumentin ankimues që iu orëzua Gjykatës Kushtetuese demokratët pretendonin se ky ligj sanksionon moskompensimin e pronarëve duke shkelur rëndë të drejtat legjitime të pronarëve. Sipas PD-së, ligji bie në kundërshtim të hapur me angazhimet dhe detyrimet e Shqipërisë para Këshillit të Europës, si dhe është në kundërshtim të plotë me jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. PD kërkoi rrëzimin e ligjit, si dhe rikthimin edhe një herë në Kuvend për hartimin e një ligji të ri.

Manjani

Nga ana tjetër dhe ministri i Drejtësis, Ylli Manjani, në lidhje me ankimimin që Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, bëri në Gjykatën Kushtetuese, kundër ligjit të pronave, u shpreh se nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim për të pezulluar “Ligjin për Pronat”, ky do të ishte “një vendim katastrofik”. “Masa e pezullimit do ishte e pavend. Një vendim i tillë do të bllokonte 25 milion dollarë fond kompensimi për ish- pronarët, do të bllokonte mijëra hektarë tokë për kompensim, do të bllokonte shqyrtimin e mijëra dosjeve. Nëse do të merrej një vendim për pezullim do të sillte një ngërç. Pork jo nuk është thjeshtë çështje e qeverisë, por e shoqërisë”, ka theksuar Manjani. Sipas tij, pezullimi do të ishte katastrofik, pasi nuk ka asnjë rresht në Kushtetutë që të bllokojë zbatimin e ligjit dhe të akteve.

Përfundimisht Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën për pezullim. Pas këtij vendimi mbetet i pakuptueshëm fakti se pse Presidenti vendosi të merte vetë një nismën për të kundërshtuar ligjin në Kuvend? Ishte një bast që ai institucionalisht dukej se nuk duhej ta vinte.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

“Përse Berisha bën thirrje për vëllavrasje, çfarë lidhje ka me spiunin e shërbimeve serbe?”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1win Україна – бонуси, промокоди, ставки на спорт та казино онлайн

October 30, 2026
Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

Zyrtari i lartë ushtarak prezanton para Trumpit opsionet ndaj Iranit

October 29, 2026
Shqipëria, një vend që dëshpëron

“Veliaj ka nisur të drejtojë gishtin”/ Vangjeli: Transferim pas deklaratave për protestat në Serbi

October 29, 2026
Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

Luftë për miliardat e Michael Jackson, vajza e tij i del kundër administratorit të pasurisë!

October 29, 2026
Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

Cili është vendi më i sigurt në tren në rast aksidenti? Ja ku këshillohet të uleni

October 29, 2026
VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

VIDEO / “Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho se ti je maskara!

October 29, 2026
“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

“Nuk e mendoja se je kaq komunist!”/ Përplasje mes Treskës dhe Çoçolit për buxhetin 2027: Është humanizëm…

October 29, 2026
Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

Athinë, arrestohen tre persona për shpërthimin fatal që vrau 3 shqiptarë

October 29, 2026
“Territorialja”, Hila: Duhet të zvogëloheshin akoma, disa bashki japin vetëm rroga, as rrugë nuk shtrojnë dot

Pse u transferua Erion Veliaj në Fier? Hila: Ka një masë ku tjetri masakrohet…

October 29, 2026
108 ditë në shesh, Lapaj: Protesta nuk është mbyllur, por është ridimensionuar! Qëndresa pati sukses

Lapaj pro bashkimit me Berishën: Duhet të krijohen koalicionet parazgjedhore

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In