• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji për portalet online dhe ndryshimet që ka bërë qeveria…

by Java News
01/11/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria do të rikthejë projektligjin për tregtinë elektronike, i cili bën të ndëshkueshme çdo fyerje apo koment në portalet në internet.

“Nuk është se kemi ndonjë afat dhe nuk është se ka dhe ndonjë urgjencë për këtë, në këtë çështje sepse siç e thashë dhe një herë ligji ekziston, pra janë thjesht teknikalitete që po përmirësohen, por do të ndjeki procedurën e vet, nuk besoj se ja arrijmë këtë sesion, por besoj pas janarit do të jetë në Parlament”, thotë ministrja Harito.

Ndryshimet në ligjin për tregtinë elektronike, fillimisht u propozuan në mars të këtij viti. Por pas akuzave nga mediat online se drafti cenon lirinë e shprehjes qeveria nuk avancoi atë në Parlament.

“Ka qenë një proces konsultimi që zgjati më tepër seç duhej sepse pati një ndjeshmëri të shtuar dhe pati nevojë që të shpjegohej më gjerë. Një nga elementët pozitivë të konsultimit që ne bëmë është që portalet kuptuan që ishin pjesë e ligjit aktual dhe nuk e dinin këtë gjë sepse ligji i 2009-ës ka patur shumë më pak portale dhe shumë më pak aktive”, deklaron ministrja e Inovacionit.

Sipas ministres së Inovacionit, drafti bazohet në direktivën më të re të Bashkimit Europian dhe është konsultuar gjerësisht me OSBE dhe Këshillin e Europës.

“Ne sigurisht kemi marrë parasysh të gjithë sugjerimet e tyre. Ligji është duke u konsultuar me të gjithë ministritë dhe do të vazhdojë procedurën normale”, u shpreh ai.

Por cilat janë përmirësimet që sipas Haritos i janë bërë draftit që u paraqit në mars?

“Për t’ju dhënë një shembull ligji ekzistues thotë se nëse ka komente të padëshiruara online drejtuesit e portaleve janë të detyruar t’i tërheqin menjëherë. Menjeherë është një gjë e papërcaktuar kështu që ne kemi vendosur një orar 72 orë sipas direktivës së BE dhe të tjera përmirësime, saktësime si këto”, thotë ajo.tch/a.k

Next Post
“Nëse Clinton rrëzohet në hapin e fundit të finishit, faji do jetë i këtij çifti…”

"Nëse Clinton rrëzohet në hapin e fundit të finishit, faji do jetë i këtij çifti..."

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

Sulm me thikë në Amsterdam, katër të plagosur

August 30, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

Bardhi: Çmimi i naftës ndër më të lartët në rajon, qeveria të ndërhyjë përmes uljes së taksave

August 30, 2026
Numër i lartë turistësh në Pogradec, ja pse e preferojnë

Pogradeci, destinacioni i preferuar në gusht! Vendas dhe të ardhur nga jashtë e zgjedhin për klimën dhe qetësinë

August 30, 2026
EMRAT/ Incidentet në ndeshjen Vllaznia-Tirana, FSHF përjashton 5 tifozë nga stadiumet

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

August 30, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 31 Gusht 2026

August 30, 2026
Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

Dy vëllezër në pranga pas sherrit në Korçë, dy të plagosur

August 30, 2026
Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Fluks i lartë në Morinë, mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

August 30, 2026
Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

Elbasani reagon pas ndeshjes me Vllazninë: “Hedhim poshtë çdo akuzë për dhunë dhe shkelje procedurash”

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com