• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i ngërçit me Nishanin, Kuvendi me dy data në dispozicion për seancën

by A R
21/08/2016 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

­Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, pritet të thërrasë të martën pasdite Konferencën e Kryetarëve për të përcaktuar datën e seancës, ku do të kalohet ligji i vlerësimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Zyra e shtypit pranë kreut të Kuvendit, Ilir Meta njoftoi dje se ky i fundit ka thirrur mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, e parashikuar për t’u mbajtur ditën e martë në orën 18:00.

Sipas këtij njoftimi, në rend dite përfshihet diskutimi rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm parlamentar për shqyrtimin e disa prej projektligjeve, pjesë e paketës me 7 ligjet organike, të cilat shoqërojnë amendamentet kushtetuese të miratuara në seancën parlamentare të 21 korrikut.

“Bazuar në nenin 12, pika 2 e Rregullores së Kuvendit ka thirrur Konferencën e kryetarëve, ditën e martë ora 18:00. Mbledhja ka për rend dite diskutimin rreth një kalendari për sesion të jashtëzakonshëm për shqyrtimin e disa prej 7 projektligjeve prioritare, pjesë e paketës së reformës në drejtësi”, thuhet në njoftimin e Kuvendit. Ky njoftim vjen pak ditë pas lajmit se ditën e hënë pritet mbledhja e Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, për diskutimin e projektligjit të ‘vettingut’, si dhe atyre për strukturën antikorrupsion dhe organizimin e sistemit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Ndërkaq, në duart e ekspertëve të huaj janë dhe propozimet e demokratëve për projektligjin e ‘vetting’­ut, të cilat do të duhet të diskutohen në Komisionin e Reformës. Burime nga PD nuk konfirmojnë një mbledhje të mundshme të Komisionit të Reformës në fillim të javës, me argumentin se nuk ka ende një produkt për të cilin të diskutohet në tryezë. Gjithsesi, anëtarët e Komisionit të Posaçëm do të njihen me propozimet që do të kenë ekspertët e reformës lidhur me vërejtjet e EURALIUS dhe OPDAT mbi opinionet e PD­së për ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe proku­rorëve. Mësohet se mbledhja do të ketë në axhendë edhe ligjin për organizimin e gjyqësorit dhe strukturën e posaçme antikorrupsion.

Pritet që kjo mbledhje do të përcaktojë nëse do të ketë seancë plenare javën e ardhshme për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, mungesa e të cilit bëri të pamundur hedhjen e shortit për institucionin e parë që duhej të ngrihej me miratimin e reformës, atë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Kuvendi ka dy data në dispozicion për thirrjen e seancës, 25 dhe 29 gushtin. Para disa ditësh kreu i Kuvendit, Ilir Meta lajmëroi se ‘vetting’­u do miratohet brenda muajit gusht, duke paralajmëruar kështu mble­dhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, pikërisht për kalimin e tij me konsensus mes pozitës dhe opozitës. (gsh/r.a)

Next Post
Pagat e Reformës / Shehu: Të stimulohen edhe mjekët

Pagat e Reformës / Shehu: Të stimulohen edhe mjekët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gazidede dhe Horoskopa

Sa bukur

October 25, 2026
Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

Fabrika e parë e prodhimit të Audi-t në SHBA, prodhuesi i makinave arrin marrëveshje me Trump

October 25, 2026
“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

“Nuk jam unë në videon intime”/ Zëvendësministri Sulo padit në Gjykatë Tozajn dhe Kelmendin

October 25, 2026
Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

October 25, 2026
Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

Protestat në Francë, 1 mijë të prangosur në të gjithë vendin! 126 të arrestuar në Paris

October 25, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Paketa anti-dhunë/ Balla: Parashikohet dëmshpërblimi i menjëhershëm i bizneseve të dëmtuara gjatë protestave

October 25, 2026
La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen në mars pas takimit të Këshillit të BE-së në Romë

October 25, 2026
Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

Qeverisja me votë nuk rrëzohet nga molotovët dhe gurët!

October 25, 2026
Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

Rama përshkallëzon qëndrimin pas protestave, paralajmëron masa ligjore kundër dhunës dhe premton më shumë mbështetje për qytetarët

October 25, 2026
Berisha përjashton dorëheqjen nga politika: “Po ika unë, forcohet Rama, unë jam opozita e vërtetë”

“Je i marrë fund, je i pashpresë”, Berisha i përgjigjet Ramës për paketën anti-dhunë dhe paralajmëron vijimin e protestave

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In