• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Mbetjeve, Zyra e BE: U bë sipas direktivave tona, i vitit 2013 nuk përputhej

by Java News
18/10/2016 08:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian konfirmon qëndrimin e kryeministrit Edi Rama se ndryshimet e fundit të bërë në ligjin për importin e mbetjeve, janë një domosdoshmëri në kuadër të përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së.

Duke i kthyer përgjigje disa pyetjeve të “Shqiptarja.com” për këtë çështje, Delegacioni i BE-së në Tiranë, përmes përgjegjëses së zyrës për informimin dhe komunikimin, Dasara Zeneli, tha se ligji i vitit 2013 nuk ishte në përputhje me parashikimet e rekomandimeve të Bashkimit Evropian dhe se përbënte një shqetësim në këtë drejtim.

Sa i takon infrastrukturës së kontrollimit doganor, zyra e BE-së bën me dije se vendi ynë ka përparuar në këtë drejtim, dhe në këtë aspekt ka pasur një ndihmesë të madhe financiare nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Rama ka deklaruar se ligji i importit të mbetjeve është edhe një kërkesë e BE madje mungesa e këtij ligji është përmendur si një problem edhe në raport-progresin e vitit 2014. A ka patur një kërkesë nga BE për miratimin e këtij ligji nga Shqipëria?

Si vend kandidat dhe për shkak të ambicies së saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, Shqipëria duhet të afrohet me direktivat & rregulloret e BE-së.

Kjo nënkupton afrimin me rregulla të tilla si Direktiva 2008/98/EC e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit e datës 19 nëntor 2008 mbi mbetjet dhe shfuqizimin e disa Direktivave (Direktiva Kuadër e Mbetjeve), si dhe me Rregulloren (KE)

Nr. 1013/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të datës 14 qershor 2006 mbi transportin e mbetjeve, që synon forcimin, thjeshtimin dhe specifikimin e procedurave për kontrollin e transportit të mbetjeve për të përmirësuar mbrojtjen e mjedisit.

Ajo përcakton një sistem kontrolli për lëvizjen e mbetjeve. Shkurt, këto rregulla lejojnë importin e mbetjeve mes Shteteve Anëtare të BE-së, ndërsa rrisin ndarjen në burim, riciklimin, mbylljen e vendgrumbullimeve të paligjshme të plehrave dhe ndërtimin e impianteve të mbetjeve.

Prandaj, për të qenë plotësisht në përputhje me direktivat dhe rregulloret e BE-së, Shqipëria duhet të jetë e hapur ndaj grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve në të njëjtën mënyrë siç është mes Shteteve Anëtare të BE-së.

Në vijim të një studimi të porositur nga BE-ja për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (ËB6), këtë vit u krye një Vlerësim Kombëtar i Mbetjeve. Rekomandimet e këtij studimi përcaktojnë një plan veprimi mbi menaxhimin e mbetjeve që do ta ndihmojë Shqipërinë të bëjë përpara në sektorin e mbetjeve.

Cilat janë direktivat e BE-së për ligje të kësaj natyre? Ligji i miratuar a është në përputhje me direktivat e BE-së?

Zbatimi dhe respektimi i ligjit për mbetjet janë parësore, pavarësisht nga regjimi i importit të mbetjeve që zbatohet për momentin. Shqipëria duhet të zhvillojë infrastrukturën e nevojshme, si dhe institucionet dhe sistemet për monitorimin, kontrollin dhe raportimin e lëvizjeve të mbetjeve.

Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar minimizimit të mbetjeve përmes parandalimit të mbetjeve, mbledhjes së mbetjeve duke i ndarë ato dhe riciklimit. Sigurimi i kapacitetit administrativ dhe teknik për ta bërë këtë është thelbësor, së bashku me investimet bazë.

Zgjidhja e çështjes së mbetjeve në Shqipëri është një problem serioz dhe kërkon vullnet teknik, financiar dhe politik, si dhe ndërgjegjësim publik dhe pjesëmarrje.

A ka qenë zyra e BE pjesë e konsultimeve të qeverisë për këtë ligj?

BE-ja në Shqipëri ka ndihmuar në përgatitjen e Ligjit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve Nr. 10 463 të datës 22.9.2011. Në Raport Progresin e vitit 2014 për Shqipërinë thuhet se ndryshimet e tetorit 2013 të Ligjit mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk përputheshin me acquis dhe se menaxhimi i mbetjeve mbetej një shkak serioz për shqetësim.

Qeveria pretendon se laboratori i financuar nga BE është një garanci për kontrollin e të gjitha lëndëve që do të vijnë nga importi në mënyrë që të shmanget rreziku për importin e lëndëve të rrezikshme. Në dijeninë tuaj, çfarë kapacitetesh ka ky laborator dhe për çfarë është i specifikuar?

Që prej vitit 2013, BE-ja e ka mbështetur Laboratorin Kombëtar Doganor me pajisje, zhvillim kapacitetesh dhe afrim të plotë me standardet e BE-së, si certifikimi ISO lidhur me menaxhimin cilësor të testeve dhe kalibrimit. Mbështetja financiare arrin në 2.6 milionë Euro.

ligji-mbetjeShoqëria civile është mjaft skeptike për mungesën e infrastrukturës për zbatimin e një ligji të tillë në Shqipëri?

Që prej vitit 2008, BE-ja e ka mbështetur Agjencinë Kombëtare të Mjedisit me pajisje dhe ngritje kapacitetesh në fushat e cilësisë së ajrit dhe monitorimit të Direktivës kuadër për ujin. Mbështetja financiare arrin në 2.6 milionë Euro.

Sipas jush a i ka kapacitetet dhe infrastrukturën vendi ynë për të zbatuar një ligj të tillë?

Bashkimi Evropian është i gatshëm të diskutojë se si t’i sjellë legjislacionin dhe praktikat shqiptare më pranë standardeve të BE-së. Gjithashtu, BE-ja është e gatshme të sigurojë ndihmë teknike në këtë fushë, në kuadrin e një përqasjeje të strukturuar të sektorit.

Përafrimi

“Si vend kandidat dhe për shkak të ambicies së saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian, Shqipëria duhet të afrohet me direktivat & rregulloret e BE-së”.

Ligji ‘Berisha’

“Në Raport Progresin e vitit 2014 për Shqipërinë thuhet se ndryshimet e tetorit 2013 të Ligjit mbi Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve nuk përputheshin me acquis dhe se menaxhimi i mbetjeve mbetej një shkak serioz për shqetësim”.

Laboratori

“Që prej vitit 2013, BE-ja e ka mbështetur Laboratorin Kombëtar Doganor me pajisje, zhvillim kapacitetesh dhe afrim të plotë me standardet e BE-së. Mbështetja financiare arrin në 2.6 milionë Euro”.

Shqiptarja.com/d.i.

 

Next Post
Vdekja e 7-vjeçares, spitali i Përmetit pezullon mjekun pas denoncimit të prindit

Vdekja e 7-vjeçares, spitali i Përmetit pezullon mjekun pas denoncimit të prindit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten krimet seksuale! 15 të mitur viktima vetëm në 4 muajt e parë të këtij viti

E rëndë në Vlorë/ Shtatë nxënëse të mitura denoncojnë mësuesin për ngacmim seksual në shkollë, ndalohet arsimtari 35-vjeçar!

November 6, 2026
E rëndë në Patos, elektricisti humb jetën teksa punonte në shtyllë

Pas Vlorës ndodh edhe në Dibër, humb jetën një tjetër elektricist! 60-vjeçari ndërron jetë në spital, nën hetim përgjegjësi i nënstacionit elektrik

November 6, 2026
Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

Hoxha takohet me ministrin e Projekteve Evropiane të Rumanisë: Forcim bashkëpunimit për të përmbushur përgjegjësitë që sjell anëtarësimi në BE!

November 6, 2026
Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

Buxheti 2027, ministri Gonxhja: Zgjeron mbështetjen për të rinjtë, më shumë fonde për programe dhe infrastrukturën rinore

November 6, 2026
Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

Debate në Komision për SHISH-in, fondet diskutohen si sekret! PD akuzon: Hyseni i hoqi dhe tavanin!

November 6, 2026
Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

Udhëheqësi i sektit në Kenia dënohet me 200 vite burg për vdekjen e 191 personave, shumica e viktimave fëmijë!

November 6, 2026
Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Izraelit!

November 6, 2026
Rrëzohet kërkesa për çështjen “McGonigal”! GJK zbardh vendimin: Kuvendi duhet të hetojë zgjedhjet e 11 Majit

Pas protestave të dhunshme dhe sulmit ndaj saj, Kushtetuesja “blindon” sigurinë! Tender 1.6 milionë lekë për alarmet kundër zjarrit

November 6, 2026
Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

Lufta hibride nuk njeh kufij! Kërcënim për bombë ndaj gazetave dhe televizioneve në Irlandë, evakuohet stafi

November 6, 2026
Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

Atalanta nderon Berat Gjimshitin në Bergamo, tifozët në kor: Duam 11-të si ty…!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In