• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Vdekja e 7-vjeçares, spitali i Përmetit pezullon mjekun pas denoncimit të prindit

by Java News
18/10/2016 08:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Spitali i Përmetit ka pezulluar nga detyra mjekun Faik Pashollari, i cili është akuzuar për vdekjen e një vajze 7 vjeçe. Lajmi u bë dje me dije nga burime zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë. Vendimi u mor pak ditë pasi “Gazeta Shqiptare” publikoi dëshminë e penalitetit të mjekut, ku vërtetohej se atij i ishte hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 3 vjetësh, pas vuajtjes së dënimit me burgim. Ndërkohë, burimet e mësipërme sqaruan se pas verifikimit të dokumentacionit, ka rezultuar se më herët Pashollari kishte siguruar dy dëshmi penaliteti ku shkruhej “Është i padënuar”. E para mbante datën 02.03.2016, ndërsa e dyta 06.06.2016. Hekuran Beollari, babai i vogëlushes denoncoi një muaj më parë në “GSH” se mjeku Pashollari, edhe pse ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Lartë me 1 vit heqje lirie dhe 3 vite mosushtrim të detyrës, vijonte të ishte në punë.

Pezullimi

“Ndaj mjekut pediatër Faik Pashollari, nga drejtoria e Spitalit Përmet është marrë masa e pezullimit nga detyra, deri në sjelljen e një vërtetimi të ri të përditësuar të gjendjes gjyqësore nga Ministria e Drejtësisë”, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu, në dokumentin e pezullimit shkruhet se: “Shefi i Shërbimit të marrë masat për mbulimin e sektorit dhe sektori i burimeve njerëzore dhe financues të kryejë veprimet përkatëse sipas Udhëzimeve në fuqi”.

Hekuran Beollari

Babai i vajzës 7-vjeçare, në një reagim për “Gazeta Shqiptare” theksoi se duhet gjetur personi që ka deklaruar më parë se mjeku Pashollari ka pasur dëshmi penaliteti të pastër. “Nëse mjeku do të kishte një dëshmi penaliteti të pastër, për mua do të ishte një ofendim. Kjo, sepse nëse u fut në burg dhe përfitoi nga amnistia, ai quhet i dënuar. Duhet të gjendet personi që më parë i ka dhënë atij dëshmitë e penalitetit ku rezultonte i pastër. Edhe ai person duhet dënuar, sepse ka bërë një shkelje, ka bërë një krim. Për mua është një mashtrim i madh, pasi mjeku kishte 6 muaj që kishte hyrë në punë”, – pohoi dje Hekuran Beollari. Gjithashtu, ai deklaroi se “nuk është vënë akoma drejtësia vetëm se mjeku u hoq nga puna. Unë do të vazhdoj ta ndjek deri në fund çështjen! Mjeku duhet të hetohet edhe për mashtrim, sepse ka mashtruar kur ka filluar sërish punën. Këtu është një korrupsion i pastër! Një person tjetër ka futur dorën në xhepin e mjekut dhe më pas e ka futur sërish në punë. Ai ka mashtruar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, Ministrinë e Shëndetësisë, Urdhrin e Mjekut, ka mashtruar drejtorin e Spitalit të Përmetit”. “Problemi i vajzës sime duhet të zgjidhet, sepse vajza ime Era po shikon nga lart dhe do që të dalë e drejta për të. Për mua çështja është ende e hapur. Unë kërkoj që ai që shkaktoi vdekjen e vajzës sime të vuajë dënimin në burg”, përfundoi babai i vogëlushes.

Ngjarja

Ishte data 13.08.1012, kur rreth orës 04:00 të mëngjesit, bashkëshortët Hekuran dhe Zana Beollari, banues në qytetin e Përmetit, kanë konstatuar se vajza e tyre, Era Beollari kishte paraqitur shqetësime të shëndetit, madje kishte vjellë edhe 2 a 3 herë. Pasi i kanë matur temperaturën, e cila kishte rezultuar normale (36,5 gradë), ata kanë shkuar në këmbë, së bashku me vajzën, në spitalin e qytetit, pasi e kishin afër banesës. Gjatë rrugës, vajza komunikonte lirisht me prindërit. Në spital, mjeku roje Jonuz Hoxha ka kryer procedurën e shtrimit dhe i ka vendosur një serum intravenoz vajzës 7-vjeçare. Që nga momenti i paraqitjes së spital e deri në orën 07:00 të mëngjesit, vajzës i janë aplikuar dy serume. Ka vjellë vetëm një herë, duke mos paraqitur shqetësime të tjera. Në kartelën mjekësore nga ana e mjekut roje është shënuar diagnoza e shtrimit “Infeksion viral” dhe mjekimi përkatës, aplikimi i serumit intravenoz. Rreth orës 08:00, në spital ka ardhur mjeku pediatër Faik Pashollari, i cili pasi ka vizituar vajzën, ka vendosur që të vazhdojë mjekimin me të njëjtat medikamente (serumet). Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 të paradites, fëmija ka vjellë sërish dhe për parandalimin e të vjellave, Pashollari i ka aplikuar me shiringë fillimisht medikamentin primperan dhe më pas medikamentin atropinë. Pas medikamentit të fundit, rreth orës 11:00-11:30 gjendja e vajzës ka filluar të rëndohet. Për këtë arsye, mjeku Pashollari dhe personeli i ndihmës e kanë kaluar fëmijën në dhomën e oksigjenit. Rreth orës 20:00 gjendja e vajzës ka vazhduar të jetë e rëndë, me konvulsione të gjeneralizuara, derisa rreth orës 21:00 ka gjetur vdekjen gjatë kohës që transportohej me ambulancë drejt Tiranës, për ndihmë të specializuar. Autopsia e fëmijës nuk është kryer, pasi familjarët nuk kanë qenë dakord.

bw/di

Next Post
Ilaçet ilegale në Kosovë hyjnë kryesisht nga Serbia

Ilaçet ilegale në Kosovë hyjnë kryesisht nga Serbia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In