• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ligji i Mbetjeve, Meta nuk jep garanci votimi nga LSI pas kthimit nga presidenti

by Java News
19/10/2016 19:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kinë, në një intervistë për radion “CRI Shqip”, ka folur për marrëdhënien brenda koalicionit si dhe për ligjin e importit të mbetjeve.
Në lidhje me zhvillimet e brendshme politike në Shqipëri dhe vazhdimin e koalicionit me Partinë Socialiste, Meta tha se për të është e rëndësishme që koalicioni të përmbushë pritshmërinë e qytetarëve deri në fund të mandatit.

“Për sa u përket koalicioneve ato do të vendosen nga forumet respektive të forcave politike. Për ne është e rëndësishme të shtojmë kontributin për stabilitetin e vendit, për reformimin e tij dhe dihet të kontributi i LSI-së do të jetë vazhdimisht në rritje,” u shpreh ai.

Ndërsa në lidhje me ligjin e shumë debatuar të importimit të mbetjeve, Meta nuk dha garanci për rivotimin e tij në Parlament, ndërsa nënvizoi se LSI-a do të lexojë me vëmendje argumentet e Presidentit të Republikës.

Meta ka deklaruar se Kina ka një vend të veçantë në historinë e Shqipërisë dhe natyrisht do të ketë një vend të veçantë në të ardhmen.

Kreu i LSI-së ndodhet në Pekin për një vizitë zyrtare në krye të një delegacioni të gjerë parlamentar. Gjatë qëndrimit në Pekin, Meta takoi të martën kryetarin e Konferencës Konsultative Politike, Yu Zhengsheng.

A do të vazhdohet koalicioni me LSI?

Për mua është e rëndësishme që ky koalicion të përmbushë me përgjegjshmëri pritmëritë e qytetarëve shqiptarë deri në fund të këtij mandati dhe jemi aktualisht në momente të rëndësishme të ecurisë së reformës në drejtësi, të realizimit të reformës zgjedhore, të vendimeve që BE duhet të marri për Shqipërinë.

Përsa i takon çështjes së koalicioneve në të ardhmen ato do të vendosen nga forumet e forcave politike. Për ne është e rëndësishme të shtojmë kontributin për stabilitetin e vendit, për reformimin e tij dhe në këtë drejtim dihet që kontributi i LSI është në rritje.

Ka disa zëra nga baza për ta shtuar rolin e LSI në qeverisje, si i shikoni këto zëra?

Mendoj që në LSI ka potencial për të kontribuar akoma më mirë për mirëqeverisjen e vendit.

Ligji i mbetjeve, si e shikon LSI tani pas kthimit nga Presidenti?

Do të na duhet të lexojmë argumentet e Presidentit dhe njëkohësisht duhet të kemi në konsideratë që ky ligj ka shkaktuar një ndjeshmëri të gjerë për shkak të çështjes e cila ka sensibbilizuar opinionin p ublik dhe shoqërinë civile duhet të na ndihmojë për të forcuar dialogun me shoqërinë civile në interes të publikut të gjerë.

Next Post
Prapaskenat/ “Tradhtari” Bonuci iu vetëofrua Cityt, Juventusi nuk pranoi paratë e sheikëve

Prapaskenat/ "Tradhtari" Bonuci iu vetëofrua Cityt, Juventusi nuk pranoi paratë e sheikëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

Rusia ndërton mega-radar në Kaliningrad, zgjeron mbikëqyrjen ushtarake mbi Evropën

October 20, 2026
“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

“Më qëlluan prindërit”! Zbardhet dëshmia e autorit të vrasjes të 2 vëllezërve në Kamëz

October 20, 2026
Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

Tensionet në rritje me Rusinë, Zelensky akuzon SHBA-në për vonesat në dërgesat e raketave

October 20, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Të respektohet paqja dhe besnikëria ndaj atyre që dhanë votën për qeverisje!

October 20, 2026
Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

Trump bllokon raketat Patriot për Ukrainën, Zelensky: Vendimet e SHBA-së janë të vështira për t’u shpjeguar

October 20, 2026
Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

Nga ANTIFA te ndërhyrjet e huaja, deputetja paralajmëron për rrezikun e protestave

October 20, 2026
Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

Çmimet e naftës kalojnë 110 dollarë për fuçi, teksa tregtarët vlerësojnë rreziqet për furnizimin nga Lindja e Mesme

October 20, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com